Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nuhu theksoi se është i bindur që edhe rrahjen e pjesëtarëve të fisit Maja, shefi i komisariatit të Fushë-Krujës e ka referuar deri te ministri, por më pas është urdhëruar ta mbyllë dosjen.
TIRANË- Ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu ka deklaruar se fisi Rraja është një bandë kriminale e cila ka mbështetje të madhe politike. I ftuar në emisionin 'Review' në Euronews Albania, Nuhu theksoi se është i bindur që edhe rrahjen e pjesëtarëve të fisit Maja, shefi i komisariatit të Fushë-Krujës e ka referuar deri te ministri, por më pas është urdhëruar ta mbyllë dosjen.
“Në këtë rast nuk mund ta quaj që policia është e inkriminuar. Unë mendoj se mbrapa fshihet një forcë më madhore. Policia është e shantazhuar nga politika për të mos bërë veprime. Jam i sigurt që shefi i komisariatit e ka përcjellë informacionin tek eprorët e tij, deri te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, deri te Ministri i Brendshëm dhe detyra që ka marrë është që këta të mos preken. Ka referuar dhe kanë dhënë informacion paraprak si një ngjarje shumë të lehtë. Pavarësisht se mbarapa fshihen persona që nuk janë hera e parë që bëjnë ngjarje të tilla. Kjo provon dhe forcën që ky grup ka pasur dhe në vitin 2018, kur ai person që ju shihni mbrapa, Xhelal Rama më ka nxjerrë pistoletën dhe më ka kërcënuar në zyrën time. Më ka drejtuar pistoletën, kam qenë officer policie, më ka kërcënuar që të mos kryeja veprime proceduriale për arrestimin e nipit të tij. Aq të fuqishëm janë me mbështetje politike. Janë një bandë kriminale, i ka dhën fuqi pushteti dhe bëjnë çdo gjë që i ka dalur para”, tha Nuhu.
Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, 6 korrik 2023, ndërsa sot Policia e Shtetit informoi se ka arrestuar 4 persona ndërsa 3 u shpallën në kërkim. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.
Lopa TIRANË- Pak qumësht vendi, me çmime shumë të shtrenjta, por një numër në rritje paketimesh me qumësht s...
Alfred Karaj KRUJË- Një telefonatë mes Jashar Majës me Fredi Rrajës është zbardhur ditën e sotme. Në dial...
Alfred Karaj KRUJË- Bashkëpronari Alfred Karaj në guroren në Borizanë të Krujës me Përparim Rrajën k...
Foto Ilustruese FIER- Një i ri është gjetur i mbytur ditën e sotme në Fier. Mësohet se 35-vjeçari me emrin B...
Gurorja KRUJË- Grurorja në Borizanë të Krujës që solli dhe sherrin e rëndë mes dy fiseve Rraja dhe Maja ë...
Foto ilustruese SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Mësohet ...
Shengjin LEZHË- Një pushues nga Kosova rrezikoi të mbytet ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se ngjarja ka n...
Foto Ilustruese ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pas një aksidenti me makinë. Mediat italiane shkruajnë se i riu...
Shkëlqim Marku ANGLI- Një shqiptar i arrestuar në Angli në një shtëpi bari ka pranuar që të deportohet drejt Shqip&...
Policia ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Mësohet se Guardia di Finanza ka zbuluar një sa...