Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Digjen 3 autobusë në parkingun e një firme private në Tiranë, dyshime për një defekt elektrik
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 00:35 në parkingun e një firme private, për shkak të një defekti elektrik.
24 Dhjetor 2024, 08:11Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Tre autobusë të parkuar pranë Uzinës së Autotraktorëve janë përfshirë nga zjarri gjatë natës. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 00:35 në parkingun e një firme private, për shkak të një defekti elektrik. Fillimisht zjarri ka rënë në një autobus linje, e më pas është shpërndarë duke djegur edhe dy autobusët pranë.
Njoftimi:
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private, dyshohet se për shkak të një defekti elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.