LIVE UPDATES
Aktualitet

Digjitalizimi i shërbimeve publike dhe raporti me legjislacionin administrativ

Nëse nuk krijohet ky tipar në sistemet online, kjo lë vend për abuzime të administratës ndaj përfituesve të shërbimeve publike (shtetas e persona juridikë).

2 Mars 2024, 07:43 Nga I.A
Digjitalizimi i shërbimeve publike dhe raporti me legjislacionin
Foto Ilustruese

TIRANË- Shërbimet digjitale publike (të quajtura edhe “e-government”) përkufizohen si dhënie shërbimesh brenda administratës shtetërore dhe midis kësaj të fundit dhe publikut, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Shembuj të shërbimeve digjitale publike përfshijnë, pa u kufizuar: dorëzimin e deklaratave tatimore, aplikimin për përditësime, deklarime veprimesh juridike përkatëse (qira, etj.), rifreskim kartelash, etj., në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme, etj., marrja e lejeve të punës e qëndrimit, etj., nëpërmjet mediumit virtual.

Shumica e përftimeve të publikut dhe të qeverisë qendrore e vendore / administratave publike nga shërbimet publike digjitale tashmë janë të njohura: akses më të mirë të publikut në shërbimet publike, në të dhëna publike dhe informacion zyrtar, etj., si dhe ulje të kostove administrative, promovimi i shërbimeve të personalizuara, rritja e transparencës ndaj publikut, përmirësimi i eficiencës së mirëfunksionimit të administratës publike, etj.

Ne po përjetojmë një kohë kur shumë vende e kanë prioritet digjitalizimin e shërbimeve publike. Vendet nordike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendet më të digjitalizuara në botë, ndërkohë që Koreja e Jugut dhe Danimarka janë vendet më të digjitalizuara në shërbimet publike (2023 OECD Digital Government Index).

Edhe në Shqipëri duket se është prioritet i Qeverisë Shqiptare rritja dhe përmirësimi i digjitalizimit të shërbimeve publike.

Por, krahas rritjes dhe përmirësimit të digjitalizimit të shërbimeve publike, aktorët, përdoruesit / përfituesit, etj., të përfshirë duhet të kenë kuptim të qartë mbi raportin e shërbimeve publike të digjitalizuara me legjislacionin e zbatueshëm në tërësi e, në veçanti, me legjislacionin administrativ procedural.

Të gjithë duhet të kuptojmë se ligjet e posaçme që parashikojnë shprehimisht mbi opsionin e përdorimit të sistemeve, regjistrave, etj., online të të dhënave, platformave online, etj., janë ligje me shumë elemente procedurale dhe, si të tilla, duhet të mundësojnë që zbatimi i përdorimit të këtyre sistemeve digjitale të mundësojë shërbimin publik e procedurat përkatëse, brenda standardeve, afateve, etj., siç do të mundësohej e siç kërkohet ligjërisht nëpërmjet procedurës klasike të komunikimit formal zyrtar me “letër” të përdoruesit të administratës publike dhe kësaj të fundit, duke shmangur kështu që vendimet administrative, etj., përkatëse të komunikuara online te përfituesi të jenë të cenueshme e subjekt i pavlefshmërisë, për shkak të mungesës së zbatimit të procedurës ligjore, etj.

Në lidhje me këtë, çdo përdorues i sistemeve online, duhet të mbajë në vëmendje që procedurat e ndjekura online, ose aktet administrative të marra online, etj., duhet t’i krahasojë me dispozitat ligjore përkatëse, për të siguruar që një miratim, akt, etj., administrativ është i ligjshëm dhe nuk ka defekte që e bëjnë të cenueshëm.

Përgjigje të tilla, si për shembull “është print nga sistemi”, etj., ndërkohë që ka mospërputhje midis asaj që siguron një sistem online me atë që shkruhet në legjislacion, nuk duhen pranuar si të ligjshme dhe të pacenueshme nëse nuk është bërë testi me dispozitat ligjore e procedurat përkatëse siç shkruaj në këtë paragraf.

Për të siguruar që të mos këtë mospërputhje midis sistemeve digjitale që mundësojnë procedura e shërbime publike dhe legjislacionit përkatës e, në fund të fundit, të përfitojmë efektivisht nga të mirat e e-government, duhet të sigurohen të paktën si më poshtë:

Së pari, të gjitha platformat, sistemet, etj., digjitale duhet të ndërtohen në përputhje të plotë me legjislacionin, në mënyrë që të realizohet zbatimi efektiv i ligjit dhe përfitimi nga digjitalizimi i shërbimeve publike përkatëse.

Për ta ilustruar, nëse legjislacioni parashikon disa regjime ligjore mbi posedimin e tokës, të gjitha këto regjime ligjore duhet të jenë të pasqyruara të gjitha në mënyrë të shprehur dhe në vendin e duhur (në qelizat e duhura) në regjistrin përkatës publik online (në këtë rast të ASHK), në mënyrë që regjistrimi i kërkuar nga dispozitat përkatëse ligjore të jetë i plotë dhe regjistrimi i kryer të mos jetojë me defekte që do të përbënin potencial për pavlefshmërinë e regjistrimit përkatës në regjistrin publik.

Së dyti, platformat, sistemet, etj., digjitale duhet të përditësohen sipas kërkesave ligjore përkatëse, siç parashikohet në legjislacion për efekte të periodicitetit të përditësimit, apo për informacione të caktuara që duhen përditësuar, etj., në mënyrë që të mos kemi abuzime / detyrime të panevojshme mbi përdoruesit e sistemeve apo humbje për shtetin shqiptar (siç mund të këtë pasojë rasti).

Si shembull, në këtë rast, vlen të përmendet që, nëse legjislacioni parashikon shprehimisht detyrimin për publikimin dhe përditësimin e normës së interesit që aplikohet për llogaritjen e kamatëvonesës që zbatohet mbi detyrimet tatimore, atëherë kryerja e këtij përditësimi është shumë i rëndësishëm pasi moskryerja e këtij përditësimi mund të shoqërohet me detyrime të tepërta të jashtëligjshme për tatimpaguesin, ose me humbje për administratën tatimore.

Së treti, platformat, sistemet, etj., digjitale duhet të ndërtohen në mënyrë të tillë që të lënë gjurmë për çdo veprim të kryer në sistem (si ngarkime në apo heqje të dokumenteve nga sistemet online, etj.) me kohën e saktë të kryerjes së tyre (datë, orë dhe minutë) dhe çdo veprim i kryer në sistem duhet të ketë mundësinë të dokumentohet sa herë që mund të kërkohet (të sigurohen printime të besueshme.

Nëse nuk krijohet ky tipar në sistemet online, kjo lë vend për abuzime të administratës ndaj përfituesve të shërbimeve publike (shtetas e persona juridikë). Tashmë, defektet ekzistuese zgjidhen nëpërmjet përdorimit të shërbimeve noteriale, por ky shërbim është i kushtueshëm dhe do të ishte i panevojshëm, nëse vetë sistemet ndërtohen me besueshmëri ligjore siç shkruhet më sipër e siç kërkohet nga standardet ligjore.

Së katërti, përdorimi i platformave, etj., për të siguruar shërbime publike duhet të jetë alternativa kryesore dhe të bëhen përpjekje maksimale e investime teknike, që të mundësohet mirëfunksionimi i tyre pa ndërprerje.

Krahas kësaj, duhet të mundësohet nga pikëpamja ligjore që, në rast se kemi mosfunksionim të sistemeve, platformave, etj., online, procedura të vazhdojë nëpërmjet procedurave zyrtare “në letër” që publiku (hedhjet në sistemet digjitale përkatëse të bëhen pas rregullimeve teknike nga vetë administrata përkatëse) të mos këtë asnjë humbje nga defektet apo mosfunksionimet e sistemeve digjitale e që procedurat administrative të mos pezullohen, pasi çdo pezullim është me kosto për këdo që kërkon shërbim publik (pa kundërshtuar sa më sipër, edhe pezullimet administrative nga mosfunksionimet e sistemeve digjitale duhet të parashikohen shprehimisht në ligj).

Të gjitha në këtë shkrim, e të tjera përkatëse të pashkruara këtu, shpresoj të vlejnë si sugjerime për përmirësimin e shërbimeve publike digjitale, për të marrë efektivisht përfitimet nga e-government, për përmirësimin e parametrave të zbatimit të ligjit dhe rritjen e sigurisë juridike të përdoruesve të sistemeve digjitale në Shqipëri, përfshirë shtetas individë dhe persona juridikë / biznese.

Marrë nga Monitor.al

e-government

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet