LIVE UPDATES
Aktualitet

“Djali im ishte mik i “Sanços”/ “Në Shënjestër” zbardh dëshminë e nënës së 30-vjeçarit të zhdukur: Na tha do të kthehej shpejt

Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

8 Korrik 2025, 21:24 Nga I.A

“Djali im ishte mik i “Sanços”/ “Në

TIRANË- Emisioni  “Në Shënjestër” në News24, përgatitur dhe drejtuar nga gazetarja Klodjana Lala, solli këtë të premte detaje të reja nga zhdukja më 15 qershor e Eraldo Muçit, nga fshati Bylysh i Bashkisë së Memaliajt, i njohur si miku i “Sanços”.

Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

“Unë me djalin tim, Eraldon, për herë të fundit kam folur më 15 Qershor. Ai doli në mëngjes dhe atë ditë shkoi në Memaliaj. Aty ai kishte disa shokë me të cilën rrinte.

 E telefonova rreth orës 09:00. Më tha po pinte kafe. Folëm më vonë dhe më tha se do të vinte në shtëpi. Por ai nuk u kthye më”, është shprehur nëna e 30-vjeçarit”, ka rrëfyer Trëndafile Muçi.

Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimet, besohet se zhdukja e beftë e Eraldo Muçit ka lidhje me miqësinë që ai kishte krijuar me Aleksandër Sadikajn, i njohur ndryshe edhe si “Sanço”. Sadikaj 27 vjeçar u ekzekutua më 11 Qershor 2022, me anë të shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur poshtë makinës me të cilën lëvizte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Një atentat që për kohën tronditi me ashpërsinë e vetë opinionin publik. Por që u pasua më tej me shumë ngjarje kriminale, që erdhën si një shpagim për ekzekutimin e Sadikaj.

Siç ishte ekzekutimi disa muaj më pas, më 16 Dhjetor 2022, në zonën e Selitës në Tiranë i biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa. Vrasje e cila u krye nga miqtë e Sadikaj si formë hakmarrje ndaj eleminimit të tij.

Më tej ato ndaj Andrea Kalemit, njërit prej dajallarëve të Sadikaj, i cili ra dy herë pre e atentateve, ku në njërin prej tyre mbeti i plagosur rëndë. Fillimisht në Greqi në një zonë turistike dhe më pas në burg, ku ndodhej i arrestuar në shtetin fqinj. Andrea Kalemi që mendohet se është porositësi i vrasjes së Edmond Papës.

Apo atentati ndaj Zaimir Kalemit më 13 Janar 2024,    Edhe ky i afërm i Aleksandër Sadikaj, që mbeti i plagosur ndërsa makina me të cilën lëvizte u qëllua në një nga segmentet e Unazës së Madhe. Por po kështu edhe atentati me tre të vrarë në Memaliaj, më 20 Korrik 2024.

Ku si pasojë e batareve të plumbave humbën jetën Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit. Kamarieri i lokalit, 36 vjeçari, Gledio Muka dhe një klient i pranishëm në momentin e atentatit, 47 vjeçari, Marsel Çela. Ngjarje të cilave në prillin e vitit 2023, u kishin paraprirë zhdukjet e dy personave

Ato të 46 vjeçarit, Leonard Thodhori, banues në fshatin Çukë të Sarandës dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, nga Fieri. Po çfarë lidhje kanë këto vrasje, zhdukje personash, atentate të suksesshme apo të dështuara me zhdukjen më të fundit, atë të Eraldo Muçit?

Por kush ishte i fundit që foli me Eraldo Muçin dhe çfarë i tregoi ai për itinerarin dhe personazhet që do të takonte?

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 30 vjeçari  Eraldo Muçi, një nga njerëzit e besuar të Aleksandër Sadikaj, edhe pas vdekjes së tij, vijonte të frekuentonte në vazhdimësi agroturizmin e tyre në Memaliaj.

Agroturizëm nga ku u nis edhe për në destinacionin e tij të fundit, ku humbi edhe gjurmët.

“Eraldo nuk u kthye dhe në mëngjes më datë 16 qershor i rashë telefonit. Më doli i fikur. Unë dhe bashkëshorti u shqetësuam. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ai të mos vinte në shtëpi”, thotë nëna e tij.

 Por teksa Trëndelina dhe bashkëshorti i saj Seferi përpiqeshin të lidheshin me djalin e tyre të vetëm, në derën e tyre troket policia, e cila kishte marrë një kallëzim penal nga miqtë e 30-vjeçarit për humbjen e kontakteve me të.

 Zhdukje e cila duket se ka një drejtim dhe një burim, atë të sagës së hakmarrjes që ka nisur dhe po vazhdon e tillë deri në ushtarin e fundit të kundërshtarëve që tashmë janë vendosur egërsisht të përballen dhe të asgjësojnë njëri-tjetrin.

Prindërit e Eraldos,  të pyetur nga hetuesit, nuk kishin asnjë të dhënë që mund të hidhte dritë mbi zhdukjen e të birit.  Veç faktit, se ai ishte mik me Aleksandër Sadikaj. Më shumë nuk dinin rreth miqësive apo aktivitetit të tij.

‘Djali im ishte mik me Aleksandër Sadikaj. Ai punonte herë pas here në fermën e tij.  Edhe pas vrasjes së Aleksandrit, shkonte shpesh te ferma e kuajve të familjes Sadikaj dhe i ndihmonte ata në punët e tyre të përditshme”, ka pohuar gruaja në polici.

Praninë e Eraldos në fermën e kuajve në pronësi të familjes së mikut të tij në Memaliaj, atë ditë të zhdukjes së tij, e konfirmoi edhe menaxheri i këtij agroturizmi i cili për grupin hetues tregoi se 30 vjeçari, erdhi aty në mëngjes herët.

Por ndryshe nga herët e tjera, ai ishte nisur për diku tjetër, jo për të punuar në fermën e kuajve. Dhe për këtë arsye i kishte kërkuar para borxh, me qëllim që të udhëtonte drejt Durrësit.

Më datë 15 Qershor, Eraldo erdhi herët në fermë, që në orët e para të mëngjesit. Ai vinte shpesh që të na ndihmonte, edhe pas vrasjes së Aleksandrit. Ishte si një njeri i besuar për ne.

Ndryshe nga herët e tjera më kërkoi para që të shkonte drejt Durrësit. I dhashë vetëm 10 mijë lekë të vjetra dhe ai u largua. Telefoni i tij u mbyll më pas dhe ne humbëm çdo kontakt”, mësohet të jetë shprehur menaxheri i fermës së kuajve të Aleksandër Sadikajt, në Memaliaj.

I pyetur nëse Eraldo i kishte dhënë më shumë detaje rreth njerëzve që do takonte në qytetin e Durrësit, menaxheri i fermës së kuajve, tha se ai kishte thënë vetëm që do takonte disa njerëz.

Por asgjë konkrete më shumë.  Apo të linte të kuptonte se kishte diçka shqetësuese te ai. Fakti që ai mori me vete vetëm 10 mijë lekë të vjetra, lë të kuptohet se ai do atë kthehej shpejt në Memaliaj.

Por edhe që Eraldo nuk ishte një djalë që kishte para, përsa kohë që edhe këtë udhëtim të fundit të tij, e bëri me para të marra borxh.

“Nga ai moment nuk kam më kontakte me Eraldon. Dhe jemi të shqetësuar për fatin e tij.  Këtë dëshmi e kam dhënë dhe në polici”, është shprehur për emisionin “Në Shënjestër” menaxheri i fermës në Memaliaj.

Të njëjtin shqetësim shprehu te menaxheri i fermës së kuajve edhe e fejuara e 30 vjeçarit, tashmë të zhdukur, prej 20 ditësh Eraldo Muçi.

E cila e kishte kontaktuar menaxherin e sipërmarrjes në pronësi të familjes Sadikaj, nëpërmjet instagramit, ku e kishte pyetur nëse kishte kontakte me Eraldon. Vajza, e cila rezulton të jetë me banim në Durrës, dhe që me 30-vjeçarin kishte krijuar një lidhje.

E cila më pas u lidh edhe me prindërit e tij.

“Vajza na shkroi. Ajo kërkonte të dinte nëse kishim informacion se ku ishte djali. Por ne nuk dinim asgjë rreth fatit të tij. Ne djalin e kemi rritur më shumë vështirësi. Prej ditës kur djali është zhdukur nuk kemi vënë gjumë në sy, as unë, as burri”, ka treguar nëna e Eraldo Muçit.

Ndërkohë që menaxheri rrëfeu më tej se në Memaliaj, Eraldo qëndronte në shoqërinë e 3 djemve. Të cilët edhe këta janë marrë në pyetje nga policia. Por nga ana e tyre ata kanë deklaruar se ai nuk u kishte shfaqur asnjë shqetësim. Dhe po kështu nuk kishin asnjë kontakt me të që prej mbrëmjes së datës 15 qershor./ BalkanWeb

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion