LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do bëj art”, si merret garancia false dhe Eurot “nën dorë” për të shkuar nga Vlora në Brindizi (VIDEO)

Gazi thotë se 100 Euro i do punonjësi i policisë, për të mos nxjerrë probleme.

22 Mars 2023, 23:23 Nga DOSJA
“Do bëj art”, si merret garancia false dhe Eurot
Kronika e emisionit Stop

VLORË- Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qytetarët në Portin e Vlorës për të udhëtuar drejt Italisë, ku duhet të paguajnë ryshfet për të marrë një garanci false që dikush në Itali po i pret. Stop e faktoi këtë nëpërmjet kamerave të fshehta.

Në ditën e dytë të përpjekjeve për të kaluar nga Porti i Durrësit për në Brindizi, Gazi, sekseri i agjencisë së udhëtimit, na tregon sesi do të bëhet kalimi, duke folur me një punonjës policie në sportelin ku vulosen pasaportat.

Gazi thotë se 100 Euro i do punonjësi i policisë, për të mos nxjerrë probleme.

Qytetari – Një herë kam dalë unë si i bëra unë, kam dalë 5 ditë më duket. Ja mo nji sekondë, ta gjejmë ktu.

Gazi – Të iki ta takoj njëherë atë çikë me lezet unë.

Gazi – E mbylla dhe ktë punën tënde.

Gazi –Merr dy garanci të nji italiani, që është në Leçe. Hajd të ikim!

Qytetari – E bën dot? Pashaportën e ke. Të iki unë?

Qytetari – Me të njëjtën tarifë? Nuk ndryshon tarifa?

Gazi –Jo ore, do t’i bëj me më pak. 20 euro bën ai (garancia fallso) Do vej te 150-tshja në total. Je I kënaqur më vllain?

Qytetari – Po mirë, mo burrë! Dakord!

Gazi –100 do i marrin ata (Doganierët), 20 do i marri ky i garancisë, po 30 euro do i çojë bukë fëmijëve vllai në shpi.

Qytetari – Po po, darkord, mo!

Gazi –Do të bëj art, do bëj art me ty tani.

Gazi – Art, art! Do ta shikosh ktu art.

Qytetari – Domethënë, unë thjesht do paraqitem, do jap kto edhe…

Gazi –Jo jo! Do mbarosh punë me mua ktu!

Gazi – Do të shoqërojë vllai. Do vemë në filan sportel, do të them una. Po qe nji shoku im atje, që mos të ketë rradhë, se po pati rradhë, do vesh pa rradhë atje, do japësh edhe nji 10-të mijë lekësh atij djalit, do të thotë te filan sportel, do t’i mbaj vetë kta të sigurisë. I them ktij djalit, që foli me mua. Ata, që ishin me xhupa të zinj, se është siguria e portit ajo. Ç’ke mo? I kemi të kopsitura.

Qytetari – Jo, jo ideja është të orientohem unë, mos të iki kshu kot.

Më pas është Miri, ai që përpunon garancitë italiane false në kompjuter. Për 30 Euro, Miri të bën me garancinë e shtetasit italian Vittorio Inatrio nga Kozenca me banim në Lecce.

Gazi – O Miri! Po hape telefonin, o burrë i dheut! Na bëre merak. Ishe, s’ishe…

Gazi – Do vihet emri i këtij në vend të atij tjetrit!

Gazi – Hiqe ktë, po s’ka problem! (Ndërrojnë emrat te garancia) Bëje 04!

Miri – Se ka mo 07, ja lëmë kshu kot.

Gazi – Jo, e ka sjellë italiani atë.

Gazi – Ku di gjë unë?! Kto mos i fshi kto! Ndrysho dhe datën, sikur kanë ardhur dje në datën 4.

Qytetari – Ky është ai robi?

Gazi – Vittorio, Vittorio Inatrio.

Gazi – Ka shumë punë kjo vlla, është art, që ky…

Miri – Janë punë, që do ndërruar emrat e do bërë ato…

Gazi – Do vesh atje, ku do të thotë vllai! Te ai zotria, që erdhi qëparë, që piu kafen. E pe? Që i vajta te tavolina. Është kontrollori ai.

Gazi – Eh… E mban mënd hë? Është pak qeros ktu ai. Do vesh atje, do i thuash kshu ti me lezet, se mos të shikojë dhe njeri. Po qe ai shefi, ata, do kesh kujdes! Dëgjon ti! Lëre, sa të iki ai e jepja atje, po të tha andej ktej, ku do vesh, do vete te filani në Lece. Jam miku i Gazit, thuaj ,se e di vetë kodin ai. Ktë do ta bëjmë dhe ktë do ta ndërrojmë. Ja, ku e ke!

Miri – Do ia bëjmë të gjitha tani.

Gazi – Më jep nji 30-tshe euro!

Gazi – Nja 30 euro ktij shokut!

Qytetari – Ok! I do tani? Ktu?

Gazi – Eh.., t’ia jap tani direkte!

Qytetari – Merre! Kam nji 40-tshe (Euro) unë ktu.

Gazi – Mbaje njëherë kte 10-tshen euro!

Gazi – Rregullohemi pastaj, kur të mbarojmë punë!

Pas sigurimit të dokumenteve dhe dhënies së 130 Eurove i drejtohemi terminalit të udhëtarëve në portin e Vlorës, ku paguajmë edhe 10 Euro të tjera për punonjësin e sigurisë që të kalojmë pa radhë.

Qytetari – 2,4,6,8,10,12.  (120 euro) Gazi, na merri që tani, e rregullohemi atje tek…! Shikoji! Ke 120 aty. Jemi në rregull?

Gazi – Do japësh nji 10-tshe vetëm!

Gazi – Po! Të çoj dhe unë 20 euro në shpi, bukë fëmijëve!

Qytetari – Ore dakord, si të duash ti!

Gazi – Kam gjithë ditën, që po merrem…

Gazi – Do japësh edhe nji 10-tshe. të kalosh pa rradhë fare?

Gazi – Do të japësh nji 10-tshe atij të sigurisë, të kalosh pa rradhë?

Gazi – Ulu ktu, sa t’i them Tanit! (Sigurisë) Garancinë atë, i ke ti aty?

Gazi – E mësove?  Vittori Iantri. O Tan…!

Kalimi bëhet me makinë dhe punonjësi i policisë na udhëzon të shkojmë te sporteli, ku është Pëllumbi, që të kalojmë pa problem.

Polici – Të shikoj, ka ardh, apo jo. Rri njëherë ktu. Ik shiko dhe hajde, se më nxive jetën, o Gazi! Ik shiko dhe hajde!

Polici – Mere dhe ktë, merri letrat!  Hip atje në vënd të parë ti! Merre ktë dhe kalo!

Polici – Kabina e parë është Pëllumbi. Kuptove?

Shoferi – T’i futem atje me makinë unë direkt?

Polici – Po atje, do i zgjatësh atij ato.

Gazi – Sa të vijë deri aty te Pëllumbi.

Gazi – Do i thuash “jam miku i Gazit”. Jam ai miku i Gazit thuaj dhe nxirri garancinë tënde, ku do vesh!

Polici – Hajde! Do vish, apo jo? O Gazi qënke hall i madh at… Merre! Ke dhe nji tjetër. Jo, te kabina tjetër!

Në këtë mënyrë, me plot 170 Euro të shpërndara nën dorë, përveç biletës, udhëtimi drejt Italisë bëhet i mundur.

Marrë nga tvklan.al

porti i vlores

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri