LIVE UPDATES
Aktualitet

“E kena mbyll atë muhabet”, u përgjua prej 3 vitesh, Lefter Alla e biznesmenët kuptuan që po hetoheshin dhe nisën ‘rregullimet’ e letrave (Porositë)

Kompania që do kryente punimet administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës, edhe ky i arrestuar. Alla dhe Konesha janë parë së bashku në disa ambiente, kanë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë pasur komunikim mes tyre në rrjetin whatsapp.

22 Mars 2023, 21:54 Nga F.M
“E kena mbyll atë muhabet”, u përgjua prej 3 vitesh,
Lefter Alla

TIRANË- Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili u vu në pranga për abuzim me tenderin 3 milionë eurosh, ka qenë nën vëzhgimin e policisë dhe më pas edhe të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gazetarja Klodiana Lala raporton se Alla është përgjuar për tre vite dhe gjatë sigurimit të bisedave, SPAK ka arritur të sigurojë provat për shkëljen e barazisë në tendera dhe skemën e përdorur nga Alla.

Kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive BOE EGLAND& BE-IS (në emër të Rasim Dacit dhe Dali Gazidedes). Më pas punimet do t’i kryente kompania 2AF ALBANIA GROUP, e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë.

Kompania që do kryente punimet administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës, edhe ky i arrestuar. Alla dhe Konesha janë parë së bashku në disa ambiente, kanë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë pasur komunikim mes tyre në rrjetin whatsapp.

Sipas dosjes, ka pasur një moment që të akuzuarit kanë rënë në gjurmë të ndjekjes së autoriteteve dhe kanë nxituar të rregullojnë letrat. Dhe sipas dosjes së ‘rregulluar’, Konesha pretendon se ka pasur marrëveshje nënkontraktore me dy kompanitë fituese, e cila është firmosur më 17 maj 2021.

Por deklarimet e dhëna nga Rasim Daci kanë elementë kontradiktorë, pasi nuk saktëson datën kur ka lidhur marrëveshjen nënkontraktore me Aqif Koneshën, kompania e mikut të Lefter Allës që ka kryer punimet. Daci ka deklaruar se marrëveshja është lidhur për shumë e 4 milionë leke të reja, por më pas në dokumente është shkruar shuma 36 milionë lekë. Në përgjime rezulton se Rasim Daci ka orientuar Dali Gazideden se si të flasë para hetuesve gjatë marrjes në pyetje.

“Shkëputja e punimeve tre muaj ka qenë eee, në Shkurt kemi rifillu prapë. Në Tetor e kemi mbyllur. A e kupto atë muhabet? Edhe për punë tubash jo sa janë vu, ku e mbaj mend se sa janë vu, e di që ne e kemi përfunduar atë komplet thuaj. Se mbaj mënd unë se sa janë vu, si janë vu thuaji. Mos u ngatërro me data, në shifra”, i thotë ai Gazidedes.

Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për këtë tender administratorët kanë nisur që të printojnë edhe fatura për punimet që po kryenin. Kryebashkiaku Lefter Alla, Rasim Daci dhe supervizorja Ana Nishku kanë firmosur një procesverbal në bashkinë e Bulqizës për rifillim të punimeve me datën 11 shkurt 2022. Por në këtë pikë hetuesit kanë kërkuar ndihmën e kompanive celulare. Sipas qelizave të celularëve, ata kanë qenë në vende të ndryshme gjatë asaj dite dhe pavarësisht se mes tyre ka pasur komunikime telefonike, në asnjë moment te ditës të tre telefonat nuk janë ndodhur bashkë në antenën që mbulonte zonën e Bulqizës. Kjo është prova e SPAK me te cilën akuzon pronarin e kompanisë dhe supervizore për falsifikim dokumentesh.

Bashkë me Allën në pranga janë edhe të tjerët, nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerët: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku. 

lefter alla arrestohet lefter alla

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen