Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Golemi kishte planifikuar tre aktivitete dhe kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali që kishte planifikuar një takim me ekselentët e Kavajës në praninë e deputetit Etjen Xhafaj.
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar pesë aktivitete të socialistëve që janë kategorizuar si aktivitete shtetërore për qëllime elektorale. Bëhet fjalë për aktivitete që ishin planifikuar të zhvilloheshin nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila në datën 24 mars në orën 14:00 kishte organizuar një bisedë të hapur “për klasterin dixhital për audiovizivën”, Kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi që kishte planifikuar tre aktivitete dhe kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali që kishte planifikuar një takim me ekselentët e Kavajës në praninë e deputetit Etjen Xhafaj. Aktiviteti ishte planifikuar për sot në orën 16:30, por KQZ ka ndaluar zhvillimin e tij.
Njoftimi i bërë më herët për raportimin:
Nga data 13 janar 2023 deri në datën 14 maj 2023, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. KQZ duhet të njoftohet për zhvillimin e veprimtarisë publike të paktën 5 (pesë) ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e saj. Në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet dhe nuk mundet të bëhet publike.
Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.
Gjatë zhvillimit të veprimtarive, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati.
Promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore. Pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor. Këto lloj veprimtarish me qëllime zgjedhore ndalohet të publikohen në faqen elektronike zyrtare të institucionit apo në rrjetet sociale zyrtare të institucionit.
KQZ deklaron se “ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale”.
Elisabeta Imeraj TIRANË- Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj thotë se fenomeni i shtëpive të barit është p&eu...
Fatjon Gjinaj TIRANË- Gazetari Fatjon Gjinaj ka deklaruar se grupi prej 20 personave që u vu sot në pranga dhe që shiste kokainë n...
Lefter Alla TIRANË- Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili u vu në pranga për abuzim me tenderin 3 milionë eurosh, ka qen&eu...
Alba Exotic Fruit TIRANË- Alba Exotic Fruit vazhdon të jetë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, për shkak të ngarkes...
Foto Ilustruese TIRANË- Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Ka...
Ilir Kapetani TIRANË- Ilir Kapetani, inspektor pranë Agjencisë së Pronave është lënë sot në burg nga Gjykata e...
Arjan Tase VLORË- Prokuroria e Vlorës është në udhëkryq për kualifikimin e veprës penale ndaj ish-shefit të k...
Zjarr KORÇË- Një biznes ka marrë flakë në afërsi të fshatit Neviçisht në Korçë. Parapraki...
Saimir Zefi dhe Niko Kordhishi GREQI- Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti nga Fieri ka deklaruar se është arrestuar pa pasu...
Saimir Zefi TIRANË- Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët grekë që torturuan n&eum...