21 Gusht 2025, 13:36
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Italisë. I riu mësohet se është dënuar në Zvicër me 27 muaj për dy vepra penale.
Sipas njoftimit të policisë ai është i dënuar në janar të këtij viti për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. I riu është identifikuar si Mërgim Bruti. Interpol Tirana po punon me homologët në Zvicër për ta ekstraduar të riun.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.
Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.
mergim bruti
Aktualitet
21 Gusht 2025, 12:49
N.F
Krrashi
TIRANË- Gjykata e Tiranës gjatë seancës së sotme ka vendosur të lërë në burg 61-vjeçarin Shk&eu...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 12:23
Shima
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëvizjet e kryera pak para se ish-zv.drejtori i AKSHI-t Daniel Shima t&eum...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 11:27
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij ka ar...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 11:11
N.F
Daniel Shima
TIRANË- Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima mësohet se do të merret sëris...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 11:03
N.F
Farmacia
TIRANË- Albi Hadroviq është 35-vjeçari i vënë në pranga nga policia në Tiranë. I riu është...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:48
N.F
Foto
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka bërë me dije se zyrat e saj janë kontrolluar nga Drejtoria e Harmon...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:39
N.F
Foto
PRIZREN- Një mjet shpërthyes është konstatuar në rrugën “Idriz Ngucati” në Prizren. Ka qenë n...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:28
N.F
Droga
KOSOVË- Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe droge teksa trafikanti i saj për ti shpëtuar arrestimit e k...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 10:08
N.F
Medikamentet
TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga poliica në Tiranë. I arrestuari ësht...
Aktualitet
21 Gusht 2025, 09:35
N.F
Thika e sekuestruar
DURRËS- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e 28-vjeçarit, Liridon Rada në...