Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Detar Hysi është kërcënuar me jetë nga i penduari i drejtësisë.
TIRANË- Vazhdon gjyqi për "Asgjë nuk harrohet"! Gjyqi për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ka vazhduar sërish sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku sërish dëshmoi Luftar Reçi. Gjatë seancës së sotme të GJKKO-së, i penduari i drejtësisë Luftar Reçi i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve që akuzohen si organizatorë dhe porositës, për dy vrasjet e bujshme të 17 viteve më parë.
Por edhe kësaj herë kishte debate mes tij dhe dhe avokatëve mbrojtës së të pandehurve. Debati ka lindur pas përfundimit të pyetje-përgjigjeve që dy të pandehurit Indrit Taullai dhe Emiljano Shullazi, i bënë bashkëpuntorit Luftar Reçi. Sipas "OraNews", Luftar Reçi pati përplasje me Shullazin, për sa i përket vërtetësisë së dëshmisë së tij, duke shtuar se Shullazin ai e njihte shumë pak. Ndaj dhe ai pranoi në sallën e gjyqit se nuk ka qënë me Shullazin ditën dhe mbrëmjen kur është vrarë Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Por shtoi se ngjarjen e ka dëgjuar në burgun e Peqinit nga i dënuari Viktor Imeri. Pasi mbaruan me pyetjet Taullai dhe Emiljano Shullazi, përfunduan pjesën më të madhe të pyetjeve, ka ndërhyrë avokati Detar Hysi, që mbron interesat juridike të të pandehurve Lulzim Berisha dhe Indrit Rusi. Por me pyetjet e tij Reçi nuk ka mbetur i kënaqur, duke u ankuar se avokati fliste me zë të ulët dhe bënte pyetje si të sigurimit të shtetit.
Debati ka vazhduar, pasi bashkëpunëtori i Prokurorisë, ka vijuar debatin me avokatin Hysi, duke e akuzuar këtë të fundit se i kishte marë shuma të mëdha parash Lulzim Berishës, për të mbrojtur me çdo kusht.
"Reçi ka hedhur akuza se intervistën e dhënë disa vite më parë, të pandehurit e kishin blerë 40 mijë euro tek një gazetare. Por nga ana tjetër avokati është kundërpërgjigjur se paratë ja kishte marë për mbrojtjen ligjore Lulzim Berishës dhe për këtë mbrojtje, ka paguar dhe taska në shtet. Ndërsa avokati Hysi, ka sulmuar Luftar Reçin në seancë, se duhet të ishte ai si dëshmitar që të tregonte, se sa para kishte marë nga prokuroria, për të dëshmuar shpifjet në gjyq.
Por sërisht Reçi, ka polemizuar duke shtuar se, avokati Hysi është në listë për tu vrarë, nga disa persona.
“…ju jeni në listë për tu vrarë…dhe nëse nuk ju vret kjo listë, kanë për të të vrarë ata që ju po mbroni në këtë gjyq…”-ka deklaruar në seancë Luftar Reçi,"-shkruhet ndër të tjera në artikull.
Pasi u kërcënua avokati Hysi ka vijuar polemikën me anëtarët e trupit gjykues, duke i kërkuar që t'i tërhiqnin vëmëndje bashkë të pandehurit Luftar Reçi, por prokurorët mbajtën një qëndrim të ftohtë. Ndërhyrja erdhi nga gjyqtarët vendosën të shtyjnë seancën për në datën 20 Prill. Ndërsa pas gjyqit, avokati ka bërë me dije për mediat se do të depozitojë një kallëzim penal për kërcënimin.
Më 8 dhjetor 2020, Prokuroria e Posaçme SPAK përmes operacionit policor “Asgjë nuk harrohet”, arrestoi Indrit Taullaun, Indrit Rusin, Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe Luftar Reçin. Ndërsa shpalli në kërkim Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berishën, si autorët e dyshuar të vrasjes së Klodian Saliut. Por të dy janë ende në kërkim. Dervishaj ndodhet në Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.
Gentian Çollaku TIRANË- Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gentian &Ccedi...
Pamje nga dogana TIRANË- Radhë të gjata janë shënuar mesditën e sotme në Pikën Kufitare të Kakavijës dhe...
Lenda narkotike ITALI- Arrestohet shqiptari në Itali. Autoritetet kanë vënë në pranga një 30-vjeçar, të cilit i j...
KORÇË- Një banesë në Bilisht është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, por për fat të mir&eum...
Lefter Alla TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ky vendim u mor ditën e sotme n...
Makina TIRANË- Moti i keq në vend ka mbërthyer zonat e thella. Në Theth, dëbora ka mbushur vendin, duke sjellë një pamje...
Policia SARANDË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Sarandë për kalim të paligjshëm të...
Elton Arbana TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana nuk i ka paguar tatimet që nga viti 2007 dhe si bi...
Vendi ku u gjet arma VLORË- Gjendet një armë zjarri brenda një kontejneri mbeturinash në Vlorë. Arma është gjetur n...
Anastas Janullatos TIRANË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka ndarë mesazhin e tij për Pashkët Ortodokse. Ai vë theksin te viktima...