LIVE UPDATES
Aktualitet

Pashkët, Kryepeshkopi Anastas: E vërteta fiton ndaj gënjeshtrës, dashuria ndaj urrejtjes

Janullatos thekson se dita e Pashkëve duhet ti çlirojë njerëzit nga hidhërimi dhe mjegulla që i rrethon.

14 Prill 2023, 14:31 Nga A.B
Pashkët, Kryepeshkopi Anastas: E vërteta fiton ndaj
Anastas Janullatos

TIRANË- Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka ndarë mesazhin e tij për Pashkët Ortodokse. Ai vë theksin te viktimat e tërmetit, lufta në Ukrainë dhe sprovave të ndryshme që secili ka kaluar. Janullatos thekson se dita e Pashkëve duhet ti çlirojë njerëzit nga hidhërimi dhe mjegulla që i rrethon.

"Siguria e ngjalljes, fryma ngjallësore, le të jenë mbështetje dhe burim gëzimi çdo ditë në jetën tonë"- thotë në mesazhin e tij kryepeshkopi.

Mesazhi i plotë i Kryepeshkopit

Pashka e këtij viti na fton në një betejë të vështirë. Këto vite, veçanërisht muajt e fundit, kanë grumbulluar rreth nesh, por edhe në zemrën tonë, një hidhërim të shumëtrajtshëm: Dhimbje të parrëfyeshme për shkak të fatkeqësisë hekurudhore dhe numrit të madh të të prekurve nga tërmeti tek fqinjët tanë, pikëllim të papërshkrueshëm për shkak të luftës së ashpër në Ukrainë. Këtyre hidhërimeve u shtohen edhe sprovat e ndryshme personale e shoqërore. Megjithatë, Kisha, përmes himnologjisë së mrekullueshme të Pashkës, na fton në një kalim vendimtar: «Pashka, me gaz le të përqafojmë njëri-tjetrin, Oh, Pashka, na çliron prej hidhërimit».

Hidhërimi dhe gëzimi gjenden përkrah njëri-tjetrit në jetën njerëzore. Kjo e vërtetë theksohet fort në ngjarjet e Javës së Madhe. Përpara Pësimit, gjatë Darkës Mistike, Krishti ua bëri të qartë nxënësve: «Kështu dhe ju pra tani keni hidhërim, por kur përsëri do t’ju shoh dhe zemra juaj do të gëzohet dhe askush nuk do t’jua marrë gëzimin» (Jn. 16:22).

Dhimbja shkakton tronditje gjatë ditëve të Pësimeve, por, në fund, ajo mposhtet në dritën e ngadhënjimit të Ngjalljes. Fjala dhe këshilla e parë vendimtare e Krishtit të Ngjallur drejtuar Miroprurëseve të përkushtuara, që rendën me vrap drejt varrit, ishte: «Gëzohuni!» (Mt. 28:9). Kur Krishti i Ngjalluar iu shfaq për herë të parë nxënësve të tij, Ungjillor Joani thotë se ata «u gëzuan kur panë Zotin» (Jn. 20:21). Gëzimi i Pashkës buron brenda dhimbjejes së shumtrajshtme që  i kishte paraprirë: tradhëtia, mohimi, shpërfillja, vdekja në kryq.

Pashka kryqngjallësore të çliron nga çdo lloj hidhërimi: Ngjallja e Krishtit vërteton fitoren e së vërtetës ndaj gënjeshtrës, të dashurisë ndaj urrejtjes, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen. Krishti i Ngjallur zhduk çdo gjurmë të Hadhit. Trondit pushtetin e vdekjes që sjell dhuna, krenaria, padrejtësia.

Gërshetimi i dhimbjes me ngazëllimin na lë pa fjalë. Megjithatë, harmonizimi i të kundërtave mbetet karakteristikë e jetës në Krishtin. Apostull Pavli e thekson këtë përvojë të jashtëzakonshme: «… në shumë hidhërime, por me gëzimin e Shpirtit të Shenjtë» (1 Thes. 1:6). Kemi të bëjmë me një harmonizim të habitshëm, me një kundërshti të çuditshme. Ai e përshkruan këtë në mënyrë më shprehëse në një letër tjetër: «Jemi të munduar nga çdo anë, por jo të ligështuar; jemi të pështjelluar, por jo të dëshpëruar; përndiqemi, por nuk jemi të braktisur; na kanë hedhur tej, por nuk kemi marrë fund» (2 Kor. 4:8-10). Edhe diku tjetër: «… jemi të hidhëruar, por gjithmonë të gëzuar; jemi të varfër, por pasurojmë shumë veta; nuk kemi asgjë, por në të vërtetë kemi gjithçka» (2 Kor. 6:6-11). Në librin e fundit të Shkrimit të Shenjtë, në Zbulesën e Joanit, përmblidhet, me anë të paraqitjeve simbolike tronditëse, harmonizimi i të kundërtave, ndërthurja e hidhërimit dhe fitores përfundimtare të Krishtit të kryqëzuar dhe të ngjalluar.

Harmonizimi i hidhërimit me gëzimin e Shpirtit të Shenjtë, për të cilën flitet, në pamje të parë duket i pamundur. Por, sikurse na siguron edhe Apostulli i kombeve, «unë mund të bëj gjithçka përmes Krishtit që më forcon» (Filip. 4:13). Kjo ndërthurje duket e pamundur, por marrëdhënia e ngushtë me Krishtin që pësoi dhe u ngjall e bën të mundur. Këtë kungim me Fjalën e Perëndisë së mishëruar e përjetojmë duke qenë pjesë e Kishës, e cila është Trupi i Tij mistik. Shpirti i Shenjtë, përmes këtij kungimi, vepron në jetën tonë, forcon dhe gëzon tërë qenien tonë. Ngjallja është parashijimi i fitores përfundimtare të Perëndisë, parashijim i dashurisë në amshim.

Gëzimi ngjallësor mbështetet mbi themele të forta. Së pari, mbështetet te siguria që na dha Krishti: «M’u dha çdo pushtet në qiell dhe në tokë» (Mt. 28:18). Përgjatë shekujve, shumë janë shfaqur si sundues të botës. Mirëpo, Ai që ka pushtetin përfundimtar për gjithçka që ndodh në qiell e mbi dhé është Zoti ynë Jisu Krisht. Themeli i dytë i patundur është siguria që dha Krishti i Ngjallur: «Unë do të jem me ju të gjitha ditët, deri në fund të kohërave» (Mt. 28:20). Zoti ynë nuk është i largët, nuk është vëzhgues shpërfillës i gjërave që ndodhin. Ai vazhdon të jetë “me ne” në të gjitha fazat dhe çastet e vështira të jetës sonë. Dhe, së treti: Gëzimi paskal shumëfishohet kur dhuron gëzim aty ku urrejtja është me tepri, aty ku dëshpërimi të merr frymën.

«Pashka, me gaz le të përqafojmë njëri-tjetrin,

Oh, Pashka, na çliron prej hidhërimit».

Hidhërimi dhe gëzimi këmbehen me njëri-tjetrin në jetën tonë. Në rrugëtimin tonë nuk mungojnë ngjarjet e dhimbshme të paparashikueshme, fatkeqësitë që kapërcejnë forcat tona dhe na vënë poshtë. Ndihemi të pafuqishëm për t’i përballuar dhe shpesh na pushton frika. Megjithatë, vullneti ynë le të mos bjerë në plogështi. Për sa varet nga ne, le të lëmë që drita e Ngjalljes të ndriçojë jetën tonë dhe Shpirti i Shenjtë të na dhurojë qëndresë, durim, shpresë. Gëzimi kryqngjallësor është tipar dallues i jetës në Krishtin. Prandaj, Apostulli korife e thekson me këmbëngulje: «Gëzohuni gjithnjë në Zotin. Përsëri ju them: Gëzohuni!» (Filip. 4:4, 1 Thes. 5:16).

Gëzimi i Ngjalljes le ta ndriçojë, pra, jetën tonë, duke na çliruar nga hidhërimi dhe mjegulla. Siguria e ngjalljes, fryma ngjallësore, le të jenë mbështetje dhe burim gëzimi çdo ditë në jetën tonë.

Krishti u ngjall!

anastas janullatos

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë