Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë takimit, Shima i sugjeruar që të bëhet pjesë një projekti që lidhej me implementimin "Smartlab 2", në shkolla. Sipas saj interesi i Shimës lidhej me faktin se shoqëria e saj kishte ekskluzivitetin e "Ruckus", kompani amerikane, nga më të mëdhatë në botë e njohur për fibrën optike.

TIRANË- Dosja hetimore e AKSHI-t zbulon se pas kërcënimeve të Ermal Beqirit ndaj shoqërisë AESS shpk të shqiptaro-gjermanes Migena Schroeder, gati 1.1 milionë euro janë derdhur në llogaritë e kompanisë ‘EA Solution’ të Ergys Agasit. Sipas dosjes, Schroeder ka treguar se në muajt Shkurt-Mars të vitit 2022, e ka takuar Daniel Shima, i cili i ka thënë se që e ka dërguar "shefja”.
Gjatë takimit, Shima i sugjeruar që të bëhet pjesë një projekti që lidhej me implementimin "Smartlab 2", në shkolla. Sipas saj interesi i Shimës lidhej me faktin se shoqëria e saj kishte ekskluzivitetin e "Ruckus", kompani amerikane, nga më të mëdhatë në botë e njohur për fibrën optike.
“Schroeder ka treguar Në muajt Shkurt-Mars të vitit 2022, më kujtohet që ka ardhur të më takojë shtetasi Daniel Shima, (nëndrejtor i AKSHI-t) i cili më ka thënë që e kishte dërguar "shefja”. Më sugjeroi që të bëhesha pjesë e një projekti që lidhej me implementimin "Smartlab 2", në shkollat”, thuhet në dosje.
Schroeder ka shpjeguar përpara hetuesve se bëhej fjalë për një procedurë prokurimi, që do të bëhej nga AKSHI-i që nuk ishte bërë ende, por se ishte paracaktuar. Në dosje nuk jepen detaje të takimit, por lihet të kuptohet se AESS dhe Albascan e Jorgjit kishin rënë dakort për të bashkëpunuar për projektin.
"Schroeder ka rrëfyer se ndërsa realzimi nuk kishte përfunduar ende, në Janar të vitit 2024 “më erdhi në zyrë Elision Jorgjis, i cili më tha se Daniel Shima nuk do ishte më përgjegjës për çfarë ndodhte në AKSHI dhe se tashmë gjërat i kishte marrë në dorë një shtetas me emrin "Gysi”, thuhet në dosje.
Pas këtij episodi, Schroeder i ka thënë hetuesve se është ankuar te drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit i ka lënë të kuptohet se nuk kishte njohje me Jorgjisin, i cili, sipas saj ishte futur në lojë nga Daniel Shima, që në atë kohë kishte lënë detyrën si zëvendës drejtor i AKSHI-t. Më tej, Schroeder tregon se ndërsa ishte në një tjetër takim me Jorgjisin, i mbërrin një mesazh nga Karçanaj e cila i sugjeron një takim me Ermal Beqirin.
“Schroeder: Ai më tha në vijim të bisedës që unë kisha hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe se ai ishte këtu "për të zgjidhur historinë. Gjatë takimit më pyeti për vlerën e kontratës dhe aty më tha se sa lekë do të mbaja unë në llogari dhe se një pjesë të shumës së fituar, për të cilën do më kontaktonte një punonjësja e tij me emrin Gesta, me të cilën duhet të diskutoja për të bërë një kontratë shërbimi me shoqërinë EA Solution. Për këtë gjë, Emali më tha që duhet të kisha parasyesh që këto lekë nuk ishin të miat dhe se prandaj më kishte thënë që kisha hyrë "në një pishinë peshkaqenësh”, thuhet në dosje.
Konkretihst, AESS shpk, nënshkruan një kontratë me kompaninën e Agasit për shërbime të llojit projektim, konsulencë dhe trajnim në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit.
“Në faturën tatimore të shitjes të dorëzuar nga Migena Schroeder, dokumentohet se më datë 13.02.2024, ajo i ka prerë një faturë shoqërisë EA Solution, në vlerën 100.840.264 lekë”, thuhet në dosjen hetimore./Dosja.al
One Albania HUNGARI- Aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vet...
Ergys Agasi TIRANË- Në dosjen hetimore të AKSHI-t zbulohet se Ergys Agasi nuk ka paguar asnjë qindarkë për ve...
foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet, se një 27-vjeçare ka humb...
Ergys Agasi TIRANË- Detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e AKSHI-t. Në dosje thuhet, se një seri transaksionesh mes viteve 2023 ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur sot një aksion në disa 'Call Center-a' në Tiranë. Burime për Dosja.al, b&...
foto ilustruese DURRËS- Kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilir Ngresi, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyr...
foto ilustruese DURRËS- Serian Mazreku është emëruar drejtor i burgut të Durrësit, duke marrë kështu drejtimi...
Laert Haxhiu TIRANË- Seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiut u zhvillua këtë të mërkurë. Gjatë ...
TIRANË- Mes dhjetëra pasurive të sekuestruara 1 ditë më parë nga prokuroria e Posaçme SPAK, është dhe një ...
TIRANË- Policia e Shtetit ka zbarkuar sot në ambientet e Equos Resort, ku po zbatohet një vendim për sekuestrimin e pasurive te Ergys...