LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja ekspozon fuqinë e mafies shqiptare në Europë! Vrasja e parukierit e ngjashme me ekzekutimet mafioze italiane të viteve 90

Vrasja e italianit Francesco Diviestit e dosja e Antimafias italiane përshkruan rrezikshmërinë e krimit të organizuar shqiptar që veprojnë si mafia të mirëfillta, me kontroll territori, ekzekutime demonstrative, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim miliona eurosh.

26 Maj 2026, 13:49 Nga alba kepi
Dosja ekspozon fuqinë e mafies shqiptare në Europë! Vrasja e
Francesco Diviesti

Kush kishte dyshim deri sot, Antimafia Italiane e shprehu fort e qartë sot: Krimi shqiptare është Mafia mjaft e fuqishme. Shqipëria është unaza e fundit e riciklimit të parave të trafiqeve ilegale. Dosja italiane ekspozon fuqinë e mafies shqiptare në Europë. 

Vrasja e italianit Francesco Diviestit e dosja e Antimafias italiane përshkruan rrezikshmërinë e krimit të organizuar shqiptar që veprojnë si mafia të mirëfillta, me kontroll territori, ekzekutime demonstrative, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim miliona eurosh.

Italia nuk përdor lehtë termin “metodë mafioze”. Është një cilësim juridik që rezervohet për organizata që imponojnë pushtet përmes terrorit, heshtjes dhe kontrollit kriminal të territorit. Pikërisht këtë kanë konstatuar prokurorët italianë në këtë dosje ku në qendër qëndron një shtetas shqiptar, i akuzuar si ekzekutor i vrasjes së Diviestit dhe pjesë e një strukture të organizuar kriminale me bazë në Tiranë.

Mesazhi i hetuesve italianë është i qartë: nuk kemi më të bëjmë me banda spontane emigrantësh kriminalë, por me mafia shqiptare e nënvlerësuar

Skena e krimit është e denjë për dosjet më të errëta të Cosa Nostra-s. Viktima rrëmbehet pas një sherri në një lokal në Barletta, dërgohet në një zonë të izoluar në Canosa di Puglia dhe aty ekzekutohet me pesë plumba nga dy armë të ndryshme. Më pas trupi digjet me goma makinash për të zhdukur kufomën dhe provat e krimit.

Nuk është “aksident kriminal”  është ekzekutim mafioz i pastër.

Hetuesit italianë thonë se metoda rikthen teknikat e mafies së viteve ’90 në territorin BAT. Dhe sipas tyre, motivi ishte kontrolli i tregut të drogës dhe imponimi i supremacisë kriminale në Barletta.

Sipas dosjes së Antimafias: shqiptari i arrestuar konsiderohet ekzekutori i vrasjes, dy italianë dyshohet se ndihmuan në zhdukjen e provave, ndërsa viktima rezulton të ketë qenë edhe objekt i një tentative zhvatjeje.

Pra, kemi një organizatë shqiptare që sipas autoriteteve italiane që vepron në skenarin global e fuqishme  që kontrollon trafikun e drogës, përdor dhunë ekstreme për të sunduar territorin, riciklon para në nivel ndërkombëtar, përdor armë dhe rrjete logjistike, dhe vepron me logjikë tipike mafioze.

Një element kyç i hetimit janë komunikimet dhe lëvizjet e dokumentuara nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Hetimet zbuluan koordinimin mes anëtarëve të grupit pas vrasjes, tentativat për të zhdukur gjurmët, arratisjen e autorit kryesor drejt Hungarisë dhe funksionimin e një strukture kriminale me role të ndara.

Katër ditë pas krimit u gjet kufoma, ndërsa më 25 qershor autori shqiptar u lokalizua në Hungari. Ai u arrestua fillimisht për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër.

Autoritetet sekuestruan mbi 412 mijë euro cash tek familjarët e tij në Itali, dhe 680 mijë euro të tjera në pikën kufitare të Muriqanit mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Sipas hetuesve, organizata siguronte një “fluks të pandërprerë” transferimi parash nga Italia drejt Shqipërisë para të ardhura nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Në dosje përmenden: familjarë të ngushtë, pronarë kompanish transporti, punonjës logjistike, dhe një trafikant ndërkombëtar droge ende në arrati, i konsideruar në krye të organizatës.

Ky është funksionim tipik mafioz rrjet familjar, logjistikë, financë kriminale dhe kod heshtjeje.

Shqipëria si bazë operative e parave të drogës

Dosja godet rëndë edhe imazhin e Shqipërisë. Hetimet flasin hapur për një grup të strukturuar me bazë në Tiranë që merrej me transferimin e miliona eurove nga Italia drejt Shqipërisë.

Paratë e kokainës kalonin kufijtë me valixhe cash, kompani transporti dhe rrjete familjare. Këto janë mekanizma financiarë mafiozë.

Për vite me radhë, politika shqiptare është përpjekur të minimizojë rolin e grupeve kriminale shqiptare në Europë. Por sot janë vetë autoritetet italiane që po përdorin terminologji mafioze për organizatat shqiptare.

Operacionet “Shpirti”, “Kulmi”, “Shefi”, “Ura” dhe tani kjo dosje tregojnë një vijimësi alarmante: trafik masiv kokaine dhe heroine, rrjete ndërkombëtare shqiptare, pastrim parash, infiltrime ekonomike, armë dhe ekzekutime dhe përdorim sistematik ta dhunës mafioze.

Nga viti 2018 deri në 2025, vetëm këto operacione kanë çuar në:

170 masa sigurie, sekuestrime milionëshe, dhe kapjen e mbi 7 tonëve drogë.

Këto janë prova të ekzistencës së një infrastrukture kriminale shqiptare me shtrirje europiane.

Krimi shqiptar është strukturë pushteti

Pika më alarmante e kësaj dosjeje nuk është vetëm vrasja. Është fakti që organizatat kriminale shqiptare po funksionojnë gjithnjë e më shumë si struktura paralele pushteti: kontrollojnë tregje droge, administrojnë flukse financiare, ndërtojnë lidhje ndërkombëtare, përdorin kompani dhe rrjete familjare dhe përdorin terror për të imponuar autoritet.

Kur një grup kriminal arrin të diktojë territor përmes ekzekutimeve mafioze, kemi hyrë në një fazë tjetër: mafien si sistem.

Dhe ky është rreziku më i madh për Shqipërinë dhe për Europën.

Sepse mafia shqiptare nuk po eksporton më vetëm drogë. Po eksporton model kriminal, dhunë, korrupsion dhe pushtet mafioz transnacional./SYRI.net

francesco diviesti itali vrasje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë