20 Maj 2022, 13:43
Nga DOSJA

TIRANË- Nuredin Dumani jo çdo gjë e bënte për para. Ai ka treguar një rast kur i vendosi tritol në restorantin e një personi që kishte pasur një përplasje me vëllanë e Festim Qolit, Petritin. Në dëshminë që ka dhënë në SPAK, Dumani tregon se në vitin 2020, i maskuar si plak ka shkuar dhe ka vendosur lëndën plasëse në kolonat e restorantit, e pas ngjarjes, mori vetëm një falenderim nga Festimi. Ky i fundit e kishte kontraktuar më parë për vrasjen e Elvis Dedajt.
“Djali i tezes së Elio Bitrit (Djali i tezes së Elio Bitrit ishte diku te 35 - 40 vjeç, i shëndoshë, i shkurtër sa unë, nga Elbasani, konsumator droge) punonte në një firmë që hapnin tunele. E kam blerë nga Elio 300 Euro materialin. Djali i tezes së Elios na siguroi materialin, ishte gati vetëm për të vënë shkrepësen. Isha veshur si plak, u rrezova me biçikletë. Në momentin që u rrëzova erdhën 2 djem për të më ndihmuar por s’pranova dhe ika. Ke ura Dajlanit mora biçkletën në krahë pasi është malore. Këta 2 djem më ndoqën nga pas për të më kapur por nuk mundën. U futa për në Shkozet më pas dhe ika për në shtëpi. Më falenderoi Festimi të nesërmen për këtë ngjarje,”-tregon ai.
PJESË NGA DOSJA:
Në kuadër të procedimit penal nr.75 të vitit 2022 është administruar edhe deklarimi i shtetasit Nuredin Dumani dhënë për organin e akuzës, i cili në lidhje me këtë ngjarje sqaron se: “......Për Festimin kam bërë një shpërthim me eksploziv në vitin 2020, në plazh në Durrës, e kam bërë pa lekë. Petriti, vëllai i Festimi, ishte gërric me një person që kishte një restorant dhe hotel afër disko Colombos afër urës së Dajlanit. Pasi jam takuar me Festimin ai më shprehu shqetësimin që kishte vëllai i vet Petriti dhe më tha do ma bësh këtë punë (vendosjen e eksplozivit). Më dërgoi vetë te lokali 10-12 ditë para ngjarjes për të më treguar vendin se ku ndodhet. Më pas planin e bëra vetë. Lëndën plasëse ma siguroi Elio Bitri një shok që do flas dhe më poshtë. Djali i tezes së Elio Bitrit (Djali i tezes së Elio Bitrit ishte diku te 35 - 40 vjeç, i shëndoshë, i shkurtër sa unë, nga Elbasani, konsumator droge) punonte në një firmë që hapnin tunele. E kam blerë nga Elio 300 Euro materialin. Djali i tezes së Elios na siguroi materialin, ishte gati vetëm për të vënë shkrepësen. Pasi mora lëndën kam shkuar me një biçikletë çiklisti tek vendi ku do kryeja shpërthimin. E kam vendos me 2 pjesë të ndryshme që të bëja dëme tek restoranti. E vura shkrepësen dhe ika pastaj. Isha veshur si plak, u rrezova me biçikletë. Në momentin që u rrëzova erdhën 2 djem për të më ndihmuar por s’pranova dhe ika. Ke ura Dajlanit mora biçkletën në krahë pasi është malore. Këta 2 djem më ndoqën nga pas për të më kapur por nuk mundën. U futa për në Shkozet më pas dhe ika për në shtëpi. Më falenderoi Festimi të nesërmen për këtë ngjarje”.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:41
TIRANË- Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen për vrasjen e Gazmend Kurmakut në te...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:34
Nuredin Dumani
TIRANË- Në dosjen e plotë të SPAK të siguruar nga Dosja.al, efektivët e Policisë raportojnë gjith&e...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:31
Pamje nga vendi ku Çeta u vra në 2014
TIRANË- Kamber Mehja jepte 60 mijë euro për të vrarë Arben Çetën, i ...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:22
Emiljano Ramazani
TIRANË- Skerdi Tasi dyshohet të jetë autori i vrasjes së Emiljano Ramazanit, në korrik të vitit 2020 në...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:18
Besmir dhe Viktor Haxhia
TIRANË- Nga dosja hetimore e siguruar nga Dosja.al janë zbardhur detaje nga vrasja e vëllezërve Bes...
Aktualitet
20 Maj 2022, 13:10
Klejdi Kazani
BRITANI- Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Birmingam të Bri...
Aktualitet
20 Maj 2022, 11:55
Blerta Bengasi
TIRANË- Kjo është Blerta Bengasi, ish-gruaja e Alban Bengasit, avokati i cili ofroi 120 mijë euro për eleminimin e ...
Aktualitet
20 Maj 2022, 12:23
Panajot Kaleshi
GREQI- Është gjendur pas 51 ditësh 41-vjeçari shqiptar Panajot Kaleshi, i cili rezultonte i zhdukur në...
Aktualitet
20 Maj 2022, 12:32
Filip Gjeloshi
TIRANË- Henrik Hoxhaj ka treguar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK...
Aktualitet
20 Maj 2022, 12:29
Nuredin Dumani
TIRANË- Nuredin Dumani ka treguar në vetën e parë arsyen e sherrit me Talo Çelën, personin me të c...