Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drejtoresha e QSUT-së: Nuk kam dijeni se mjekët u marrin lekë pacientëve
Duke folur në një konferencë për mediat, me Ministren Evis Sala, Paparazio u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët shumë herë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas.
5 Mars 2026, 10:28Nga DOSJA
Anxhela Paparizo
TIRANË- Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, ka mohuar mundësinë se në këtë qendër spitalore ka korrupsion mes mjekëve. Duke folur në një konferencë për mediat, me Ministren Evis Sala, Paparazio u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen e korrupsionit brenda spitaleve, ku pacientët shumë herë detyrohen të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas.
Në përgjigje, Paparizo tha se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe, teksa shtoi se nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve.
“Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, është shprehur ajo./Dosja.al