LIVE UPDATES
Aktualitet

Procesi ndaj Leonard Dukës/ Dëshmon në gjykatë Klevin Halili: S’di gjë për lidhje sentimentale mes tij dhe Trejsi Sejdinit

Halili ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet e tij me Trejsi Sejdinin dhe qëndrimin e tyre në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020. Para togave të zeza, Halili tregon se me modelen e lidh një miqësi e afërt dhe bashkëpunim profesional, duke theksuar se e njeh prej kohësh dhe se kanë udhëtuar disa herë bashkë.

5 Mars 2026, 13:27 Nga E. D
Procesi ndaj Leonard Dukës/ Dëshmon në gjykatë Klevin
Trejsi Sejdini dhe Leonard Duka

TIRANË- Në gjykatë sot është mbajtur seanca për dosjen “Revanshi”, ku para trupit gjykues ka dëshmuar vetë Klevin Halili. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi marrëdhëniet e tij me Trejsi Sejdinin dhe qëndrimin e tyre në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020. Para togave të zeza, Halili tregon se me modelen e lidh një miqësi e afërt dhe bashkëpunim profesional, duke theksuar se e njeh prej kohësh dhe se kanë udhëtuar disa herë bashkë.

Lidhur me vizitën në SHBA, Halili sqaron se  ata udhëtuan drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një qëndrim rreth njëmujor në New York, me qëllim pushimin dhe realizimin e disa seteve fotografike. Por qëndrimi i tyre u zgjat për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe gjatë asaj periudhe, modelja mori një banesë me qira, ndërsa vetë Halili qëndroi te motra e tij. Gjatë dëshmisë së tij, Halili tregoi se modelja merrte herë pas here para që ja dërgonin nga Shqipëria përmes pikave të transferta financiare.

Pjesë nga dëshmia e Klevin Halilit:

Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard Dukën. Trejsi Sejdinin e njoh, e kam shoqe dhe më lidh bashkëpunimi. Kemi shoqëri. Po kemi bërë pushime jashtë shteti. Në janar 2020 kam qenë në Amerikë me Trejsi Sejdinin. Kemi jetuar në New York. Qëllimi i udhëtimit ishte për qejf për 1 muaj për të vizituar New York. Ngecëm aty sepse na kapi Covidi, Trejsi u detyrua të merrte një shtëpi me qira atje, ndërsa unë kam jetuar te motra ime.

Jo nuk jam në dijeni se me çfarë të ardhurash ka jetuar Trejsi. Ajo ka qëndruar me mua kemi bërë sete fotografike. Kemi qëndruar në shtëpi kemi bërë jetesë asgjë me shumë. Na ka lidhur shoqëria e ngushtë dhe puna. Nuk kam pasur dijeni për lidhje sentimentale që ka pasur Trejsi në atë periudhë. Nuk kam dëgjuar të flasë për Leonard Dukën. Unë e kam marrë vesh nga mediat këtë gjë, ka qenë periudha kur isha në Amerikë. Trejsin nuk e kam pyetur, as ajo s’më ka pyetur për lidhjet që unë kam pasur.

Trejsi Sejdini ka pasur gjërat e veta, tërhiqte lekë në Amerikë nga pikat e transfertave. Lekët vinin nga Shqipëria. Në 4-5 raste kam tërhequr lekë për Trejsi Sejdinin. Ti paraqitesh me një kod, merr dërgesën dhe nuk me ka interesuar se kush i ka nisur. Trejsi nuk më ka treguar se kush ia niste lekët, kanë qenë familjarë dhe shoqëri.

Kanë dërguar lekë edhe ata. Në Amerikë kam të njohur. Nuk jam tip kurioz, që të interesohesha kush ia niste. Nuk e di nëse kanë qenë apo jo para krimi. Nga media mora vesh që kanë pasur një lidhje Trejsi dhe Leonard Dukën. Nuk jam takuar ndonjëherë Leonard Dukën, ai e ka suportuar disa herë ekonomikisht Trejsin kur ngeci në Amerikë. Nuk më kujtohet me sa para e ka ndihmuar. Programuam të rrinim 1 muaj e 1 javë. Unë do rrija te motra ime, ndërsa Trejsi mori një Airbnb. Shpenzimet e mia i ka paguar motra ime dhe njerëzit e saj , mami dhe babi im. 600-800$ kanë dërguar prindërit e mi herë pas here. 600-1000$ ishin shumat e parave qe unë kam tërhequr për llogari të Trejsit. Ja kryerja unë si shërbim sepse ajo kishte punë, kishte photoshooting, etj, ishin disa arsye.

Operacioni "Revanshi" 

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.

Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës./Dosja.al

trejsi sejdini klevin halili leonard duka

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!