6 Mars 2026, 15:15
Nga E. D

DELVINË- Nxënësit e gjimnazit “Sulejman Delvina” kanë protestuar këtë të premte para komisariatit të policisë, duke bërë thirrje për drejtësi. Protesta vjen pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi në shkollë tri ditë më parë. Sipas rrëfimit të nxënësve, ngjarja ka ndodhur më datë 3 mars në mëngjes, kur një nxënës 15-vjeçar, në vitin e parë, ka sharë dhe ofenduar shokun e klasës, pasi ai i kishte mbyllur pa dashje derën e klasës. Të dy janë thirrur në drejtori, por konflikti nuk u shua.
Nxënësit kanë deklaruar, se agresori ka shkuar në shtëpi, ka marrë thikën dhe i ka zënë pritë shokut të tij sapo doli nga oborri. Nxënësit thanë gjatë protestës, se ndihen të pasigurt dhe akuzojnë drejtorin e shkollës, Tigri Berberi, se nuk e përjashton agresorin për shkak të pasurisë së babait të tij.
Gjimnazistët theksojnë se do të protestojnë çdo ditë përpara komisariatit për të kërkuar hetimin e plotë të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë së 15-vjeçarit që plagosi shokun e klasës. Ata thanë se nuk do të tërhiqen pa u garantuar siguria në shkollë dhe ndëshkimi i autorit.
“Dëgjo, unë djalin që kishte thikën e kam në klasë edhe ishte gjithmonë problematik. Nuk është hera e parë që ne përballemi me këtë gjë. Ndoshta nuk është hera e parë për këtë vit që ai bën këto gjëra, por më përpara nëntëvjeçare ai është përballur me këto gjëra. Edhe thjesht drejtori i shkollës nuk mori asnjë masë për këtë. Ne e kemi në klasë dhe e shohim çdo ditë. Nuk mendoj se ai ka vend që të vijë këtu në shkollë. Përkundrazi ai duhet vetëm që të dënohet.
Sa për babain e tij, ai vjen këtu në shkollë, na jep moral dhe na thotë që jemi gënjeshtarë. Vjen këtu te porta e hyrjes së shkollës tonë dhe i bie xhepit me krenari, ndërkohë që ne i themi që leku nuk blen gjë. Ne kërkojmë sigurinë tonë dhe drejtësi për atë djalin, sepse nuk është e drejtë që ai të vijë këtu në shkollë më pas gjithë asaj që ndodhi, sepse ne nuk do jemi të sigurt më në këtë shkollë nëse ai kthehet përsëri këtu dhe ne do ta vazhdojmë protestën nëse ai do kthehet," thonë gjimnazistët./Dosja.al
delvinë
Aktualitet
6 Mars 2026, 21:14
E.d
Foto ilustruse
SPANJA- Policia spanjolle ka kryer një operacion policor, i cili përfundoi me sekuestrimin e 35 kilogramëve marjuanë...
Aktualitet
6 Mars 2026, 20:53
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një tragjedi është shmangur në Nova Siri Scalo, Itali, ku një burrë me origjinë shqiptare su...
Aktualitet
6 Mars 2026, 20:00
E.d
Foto ilustruse
EKUADOR- Rrjeti ndërkombëtar i trafikut të lëndëve narkotike, i cili operonte nga Ekuadori në Europë &eum...
Aktualitet
6 Mars 2026, 18:44
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Autoritetet belge kanë arrestuar tre shqiptarë. Ata u arrestuan nga policia, pasi iu gjetën tre dhoma kul...
Aktualitet
6 Mars 2026, 18:07
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Policia gjermane ka zbuluar një tjetër pantacion kanabisi që ilidhet me shqiptarët. Gjatë një operac...
Aktualitet
6 Mars 2026, 18:04
E. D
TIRANË- SPAK njoftoi sot se ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët dyshohet se jan...
Aktualitet
6 Mars 2026, 17:46
E. D
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka dërguar në gjyq ish-drejtorin e Burgjeve Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorët e tij Arnold Rrokaj dhe ...
Aktualitet
6 Mars 2026, 17:37
E. D
SPAK
TIRANË- SPAK ka hetuar një tjetër episode të trafikut të drogës nga Kolumbia drejt Shqipërisë, lidhur me ...
Aktualitet
6 Mars 2026, 17:02
E.d
Sibora dhe nëna e saj
SPANJË- Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet vite burg për italianin Marco Romeo. Ai akuzohet për v...
Aktualitet
6 Mars 2026, 15:46
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një vit pas vdekjes së Ilaria Sulës, në sallën e gjyqit ka dëshmuar nëna e ish-të dashur...