LIVE UPDATES
Aktualitet

"Dua të bashkëpunoj me drejtësinë", biznesmeni Gentian Sula: Kontratën për 200 mijë euro e nënshkrova si nder për Ajola Xoxën, nuk i dija problemet e saj ligjore

Gentian Sula është pyetur nga SPAK më datë 5 qershor 2025 dhe ka rrëfyer se kjo ishte hera e dytë që jepte dëshmi lidhur me çështjen në fjalë.

29 Korrik 2025, 09:54 Nga r.ll
"Dua të bashkëpunoj me drejtësinë", biznesmeni
xoxa, veliaj

TIRANË- Një nga biznesmenët që është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka folur lidhur me përfshirjen e tij në një kontratë të firmosur me Ajola Xoxën. Gentian Sula është pyetur nga SPAK më datë 5 qershor 2025 dhe ka rrëfyer se kjo ishte hera e dytë që jepte dëshmi lidhur me çështjen në fjalë.

Ai është shprehur se herën e parë më 9 janar 2025, kishte dëshmuar në një gjendje tronditjeje dhe paqartësie dhe ka sqaruar se për shkak të mungesës së qartësisë dhe të kuptimit të plotë të rëndësisë ligjore të dëshmisë, kishte improvizuar në ato që kishte thënë. Biznesmeni ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë pasi ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtari të jashtëligjshme. 

“Kam reflektuar për gjithçka dhe dua të bashkëpunoj me drejtësinë. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe dua të jetë e qartë se zhvilloj një biznes të ndershëm, paguaj taksat dhe jam familjar i rregullt. Nuk kam asnjë lidhje me veprimtari të jashtëligjshme dhe nuk dua që emri apo aktiviteti im të njolloset,” është shprehur Sula.

Sipas gazetares Klodiana Lala, i pyetur lidhur me shumën monetare të gjetur më 06.12.2024 gjatë kontrollit në ambientet e shoqërisë “Partners Laë” sh.p.k., për të cilën ishte depozituar një kontratë kapari e datës 04.12.2024 në vlerën 220.000 euro lidhur ndërmjet tij dhe shtetases Ajola Xoxa për blerjen e një pasurie në rrugën Brigada VIII, biznesmeni ka sqaruar se nuk është e vërtetë që ka porositur apo paguar cash shumën e sekuestruar në kasafortë. 

Ai ka theksuar se hartimin dhe nënshkrimin e kontratës ia kishte kërkuar si favor Ajola Xoxa dhe kishte pranuar, pasi nuk kishte asnjë ide që kjo kontratë do të paraqitej në Gjykatë apo në Prokurorinë e Posaçme.

Për shkak të lëvizjeve të shpeshta jashtë shtetit, ai është shprehur se ka qenë në padijeni të plotë për problemet ligjore që kishte Xoxa dhe nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur kërkesës së saj. Gjithashtu ka shtuar se për shkak të njohjes që kishte me të, kishte nënshkruar kontratën që nuk ishte përpiluar prej tij dhe pa u informuar për arsyet pse i duhej Ajolës.

 

gentian sula

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet