LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy biznesmenë dëshmojnë për 860 mijë eurot që sekuestroi SPAK. Kemi takuar priftin polak, hapëm shoqatën....

Emri i priftit të njohur polak, ka dalë gjatë një hetimi të hapur në Nëntor 2024 nga prokuroria e Shkodrës për “Pastrim Parash” dhe “Mosdeklarim të të hollave në kufi”, ku i arrestuar është një shofer kamioni, Lefter Nelaj, nga fshati Fushë-Miloti.

28 Maj 2026, 16:15 Nga Elton Qyno
Dy biznesmenë dëshmojnë për 860 mijë eurot që
Foto ilustruse

Zbardhet dëshmia e dy biznesmenëve nga Lezhë, Paulin Nikolli dhe Luigj Frangaj, të cilët kanë takuar në Shqipëri priftin Polak, At Diakon Jacek Roman Bogacz, me të cilin kanë rënë dakord të hapin një shoqatë bamirësie të quajtur “Calatrava”. 

Emri i priftit të njohur polak, ka dalë gjatë një hetimi të hapur në Nëntor 2024 nga prokuroria e Shkodrës për “Pastrim Parash” dhe “Mosdeklarim të të hollave në kufi”, ku i arrestuar është një shofer kamioni, Lefter Nelaj, nga fshati Fushë-Miloti.

Mirëpo pas dëshmisë së Nelaj, dolën dhe emrat e biznesmenëve nga Lezha, të cilët dyshohet se së bashku me priftin Polak, Bugacz, mund të jenë përfshirë në një skemë shumë “fine” të pastrimit të parave në Shqipëri.

Korrieri i parave Lefter Nelaj, dy ditë më parë, u riarrestua për të dytën herë nga prokuroria e Posaçme SPAK dhe se shuma prej 680,595 euro që ai tentoi ta fusë në Shqipëri, është risekuestruar për herë të dytë nga SPAK.

Por ditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ka vendosur të lerë të lirë 54-vjeçarin, Lefter Nelaj, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga SPAK, si i dyshuar në përfshirjen e pastrimit të parave përmes klanit kriminal që drejtohej nga Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi.

Por pavarësisht kësaj mase të butë sigurimi (detyrim paraqitje) të vendosur nga GJKKO-ja, Lefter Nelaj, do vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”, pasi kjo masë kufizuese kundër tij është vendosur më parë, në 16 shkurt 2026 nga Gjykata e Shkodrës.

Para gjyqtarit të Posaçëm, Lefter Nelaj, ka treguar se nuk ka bashkëpunuar me asnjë organizatë kriminale, duke pretenduar se nuk njeh personat e tjerë në këtë proces.

Sipas tij, sasinë prej 680 mijë euro ja ka marrë në Itali një prifti Polak të quajtur Diakon Jacek Roman Bogacz, i cili i kishte thënë se shuma financiare ishte mbledhur nga bamirësitë dhe do e sillte në Lezhë për qëllime bamirësie, restaurime Kishash.

Ndërkohë, Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Saimir Pirra janë lënë në masën e sigurimit Arrest në burg. Kurse për Nevila Kamberin, bashkëjetuesen e Ergys Kastratin, është vendosur masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Fillimisht shuma financiare është sekuestruar në 14 nëntor 2024 nga prokuroria dhe Policia e Shkodrës, e cila kapi sasinë e eurove në pikën kufitare të Muriqanit, teksa një furgon tip “Benz-Mercedez” që drejtohej nga 54-vjeçari nga Lezha, Lefter Nelaj, do hynte në territorin Shqiptar së bashku me shumën e parave.

Vlera prej 680,595 euro pretendohet se i përket një prifti nga Polonia, i quajtur Diakon Jacek Roman Bogacz, i cili është Famullitar i Shpirtit të Shenjtë të Kishës së Ritit të Vjetër Katolik, të ndodhur në rrugën “Sloëackiego” 12 A,78-300,Swidwin, prefektura Zachodniopomorskie, Poloni.

Kjo kishë dhe prifti i mësipërm, duket se ka bashkëpunim me një shoqatë bamirësie në Lezhë e quajtur “Calatrava”.

Ndërkohë nga ana tjetër SPAK, thotë se kjo shumë financiare prej 680 mijë euro, i përket klanit të trafikantëve të drogës në Itali, Igli Kamberi dhe Ergys Kastratit alias Bishja, organizata e të cilëve u godit mëngjesin e sotëm, duke çuar në disa arrestime, shpallje në kërkim dhe dhjetëra sekuestro.

Lidhur me këtë çështje në prokurorinë e Shkodrës, përveç të arrestuarit, Lefter Nelaj, në pyetje janë marrë dy biznesmenët e një kompanie guroreje në Torovicë të Lezhës “Besa 2011”, Paulin Nikolli, Luigj Frangaj dhe një person tjetër i quajtur Saimir Beqiri.

Në 28 Mars 2025, njëri nga biznesmenët Paulin Nikolli, ka deklaruar se, ka një aktivitet tregtar në rrugën e Torovicës, me aktivitet gurore, nxjerrje gurësh nga mali.

“...subjekti quhet “Besa 2011”, ku administrator është Luigj Frangaj, ndërsa unë jam ortak i këtij subjekti me 50 për qind të kuotave. Këtë punë e bëjmë që në vitin 2011. Por bashkë me disa persona që quhen Luigj Frangaj (që është ortak në biznes dhe shoqëri), Dalip Xhelilaj, Saimir Beqiri dhe At Jacek Roman Bogaz nga Polonia, kemi rënë dakord që të krijojnë një shoqatë bamirësie në vitin 2020 që do quhej “Calatrava”...”- ka dëshmuar në prokurori Paulin Nikolli.

Në bashkëpronësi të tij ka disa magazina të ish-parkut automobilistik Lezhë, që i ka privatizuar që në vitin 1993 nga shteti dhe i ka të regjistruara në ASHK me numër pasurie 624, me sipërfaqe 10 000 m2 truall dhe 2401.8 m2 ndërtesë.

Po kështu, ka në pronësi të tij në këtë zone edhe një sipërfaqe tokë tjetër prej rreth 1670 m2 ku rreth 350 m2 është ndërtesë.

Këtë pasuri e ka blerë në vitin 1993 dhe ndërtesa është ndërtuar që në vitin 1993 si fillim dhe ka vazhduar edhe më tej. Edhe këtë pasuri e ka të regjistruar në ASHK-në Lezhë.

“...në vitin 2019, jam takuar për herë të parë me Dalip Xhelilaj, të cilin e ka njohur rastësisht. Pasi kam biseduar me këtë person i kam treguar se kam në pronësi pronat e mësipërme dhe i ka shprehur interesin që ti lëshonte me qira. Ky person, ishte nga Fieri, por jetonte në Poloni. Në vitin 2020 kam njohur edhe një shtetas tjetër, të quajtur Saimir Beqiri, të cilin e kam njohur prej Dalipit dhe ishte nga Dibra, por jetonte në Tiranë. Pas disa muajsh, Dalipi, ka ardhur bashkë me Saimirin dhe një shtetas tjetër polak, që është prezantuar si Prift dhe që quhej Jacek Bogacz. Dalipi fliste polonisht dhe ai kishte shoqëri me shtetasin që quhej Jacek dhe ishte Prift dhe i propozoj që të bashkëpunonin për një aktivitet bamirësie që do të zhvillohej në ambientet që ai kishte në pronësi...”-ka treguar biznesmeni Paulin Nikolla.

Më tej ky i fundit ka vijuar duke shtuar se:

“...unë me idenë që të kisha mundësi që t’jua jepte me qira këto objekte, kam pranuar dhe kemi rënë dakord që të krijonin një shoqatë që do quhej “CALATRAVA”, emër që e ka propozuar shtetasi Polak, Jacek. Objekti i aktivitetit të shoqatës do të ishte për të sjellë ndihma nga qendra e kësaj shoqate që ndodhej në Poloni, sipas tyre dhe do të sistemoheshin në objektet në pronësi të tij dhe më pas do të shpërndaheshin në Shqipëri për njerez në nevoja...”.

Nga bisedat kanë rënë dakord që si pjesë e shoqatës të ishte Paulin Nikolli, Luigj Frangaj, Dalip Xhelilaj, Sajmir Biqiri dhe Jacek si drejtues ekzekutiv.

Nikolli ka treguar në prokurori, se ju ka dhënë prokurë nga noteri që të pestëve dhe ai ka bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës, për të regjistruar këtë shoqatë.

“...që në atë kohën unë nuk e kam parë më shtetasin Polak. Kam komunikuar me Dalipin në mënyrë të vazhdueshme duke e pyetur se përse nuk po fillonte që të funksiononte puna që kanë planifikuar dhe ai i ka thënë se ishte në pritje të veprimeve të shtetasit polak, priftit, Jacek...”-ka treguar Paulin Nikolli.

Ndërkohë me Dalip Xhelilaj, Nikolla tregon se është takuar 2-3 herë, por nuk ka biseduar më për këtë punë. Ai nuk e ka regjistruar shoqatën në tatime, nuk ka kryer asnjë veprim tjetër për këtë subjekt pas vendimit të gjykatës. Nuk ka pasur tagër që të kryente veprime të tilla, pasi drejtues ekzekutiv është shtetasi polak, Jacek Bogacz.

Vetë Paulin Nikolla, thotë se nuk ka bërë asnjë lloj veprimi për bamirësi apo diçka tjetër për këtë shoqatë. Është i bindur se nuk ka bërë as ortaku i tij Luigj Frangaj. Në dijeninë e tij as Dalipi, Sajmiri dhe as prifti Jacek, nuk ka bërë asnjë lloj veprimi.

Ndërkohë që ka sqaruar se nuk e njeh dhe nuk është takuar ndonjëherë me shtetasin e arrestuar dhe proceduar për pastrim parash, Lefter Nelaj.

Gjithashtu për këtë çështje në prokurorinë e Shkodrës është marrë në pyetje në 18 Prill 2025, Luigj Frangaj, i cili ndër të tjera, ka deklaruar se është ortak në një gurore në Torovicë, Lezhë me shtetasin Paulin Nikolla.

Subjekti quhet “Besa 2011”, ku administrator është Luigj Frangaj dhe se këtë punë e bëjnë prej rreth 15 vitesh.

Sipas Luigj Frangaj, në vitin 2020 në Lezhë, ka shkuar një person që quhej, Dalip Xhelilaj, që ishte nga Saranda dhe e ka kontaktuar atë edhe Paulinin.

Ai ishte i interesuar për guroren. Janë takuar disa herë. Me sa i ka thënë ai jetonte në Poloni. Gjatë takimeve ka shfaqur interesin për të krijuar një shoqatë bamirësie që kishte lidhje me kishën në Poloni.

Mban mend se një herë ka takuar një shtetas Polak, që me sa di ishte prift, nuk e mban mend emrin e tij. Interesi i tyre ishte që të merrnin në përdorim objekte që ka Paulini në pronësi në Lezhë, magazina.

Aty është folur për shoqatën dhe me dokumentacionin është marrë Paulini. Si anëtar është edhe një shtetas Saimir Beqiri, të cilin e ka takuar disa herë.

Shoqata është regjistruar në Gjykatë, por nuk ka funksionuar asnjëherë dhe nuk është vënë në zbatim ideja që ishte në fillim.

“...me Dalipin dhe Sajmirin është takuar 2-3 herë, por nuk kam biseduar për punën e shoqatës. Nuk kam kryer asnjë veprim bamirësie me këtë shoqatë dhe nuk ka dijeni nëse kanë kryer anëtarët e tjerë...”-ka treguar Luigj Frangaj.

Ndërkohë vetë personin e proceduar Lefter Nelaj, Luigj Frangaj, ka treguar se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar ndonjëherë./Syri.net

spak prifti 860 mijë euro

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë