Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.

TIRANË- Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset.
Edhe gjatë ditës së sotme, bizneset kanë raportuar se ai është jashtë funksionit, pasi punoi për disa ditë. Shumë ekonomistë u detyruan që të punojnë gjatë fundjavës kur mund ta aksesonin programin, ndonëse më vështirësi, por e hëna duket se ka rritur ngarkesën dhe ekonomistët tashmë shohin në ekran shënimin: “Ju duhet të aksesoni: https:/-/e-albania.al/”
Të paktën që nga 20 janari, ekonomistët po përballen me një situatë absurde, që nuk i mundëson të bëjnë shumë veprime, në platformën e SelfCare, që është një mjet thelbësor për funksionimin e sistemit fiskal dhe administrativ.
“U bë e lodhshme vërtet dhe as nuk merret në konsideratë elementi stres. Ky është një artikull që duhet ta shkruajnë dhe publikojnë mediat. Ja psh. vetëm duke lexuar sms e grupit sot edhe pse nuk kam provuar platformën më është krijuar një mungesë dëshire të punoj llogarit ju qe e keni përjetuar. E vetmja e mire është që flasim në grup dhe është si një terapi e përbashkët për të mbajtur lart moralin dhe humorin. Ne madje kryem edhe një sondazh për këtë gjë.
Ajo që pala përballë e konsideron si kapriço dhe prishje rehati këtë ankesë tonën për ne është vetë “jeta”. Nuk është si mungesa e telefonit kur s’ke vale, por është vetë puna jone edhe koha jonë. Kemi dyfishim të kohës në procesim dhe përgjysmim të kohës së lirë. Me vjen shumë keq që po e përjetojmë gjithë këtë a thua se jemi pjese e ndonjë eksperimenti”, thotë Arbërore, ekonomiste.
Mosfunksionimi i sistemit SelfCare bllokon punën për shumë biznese, përfshirë personat fizikë që mund të lëshojnë fatura të fiskalizuara, mosfiskalizim të deklaratave doganore në afat për importuesit, në certifikatën elektronike nuk mund të bëhen ndryshime të adresës, nëse është dhënë gabim.
“Jemi bërë si roje, që rrimë e gjurmojmë se kur sistemi punon, që të hyjmë e të bëjmë ndonjë veprim, ose hyjmë natën kur sistemi është më pak i ngarkuar”, thotë një ekonomist.
Mosfunksionimi i SelfCare pengoi dhe punën e bizneseve që duhet të dorëzonin deklaratat në 31 janar, duke detyruar Tatimet që të shtyjnë afatin në 20 shkurt.
Kjo është periudhë e zënë për kontabilistët, të cilët duhet të mbyllin dhe bilancet vjetore dhe SelfCare është baza kryesore për rakordimet.
“Mosfunksioni i SelfCare po na pengon dhe për të deklaruar TVSH-më e muajit janar”, shton një ekonomist.
Sipas Aleancës së profesionistëve të Lirë, (APL), bllokimet sjellin pasoja të drejtpërdrejta në Ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Rritje të riskut të gabimeve dhe mospërputhje në dokumentacion; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë; Dëmtim të besimit te procesi dhe te formalizimi i tregut me fiskalizimin./MONITOR
Foto ilustruse TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni kundër trafikut të pistoletave Kosovë-Shqip&eum...
Foto ilustruse GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kalithea të Greqisë. Një 2-vjeç...
pamje nga protesta TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar se përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë ...
Foto ilustruse Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Murataj, që mbeti i vrarë në përplasjen me policinë gjatë grabitj...
Foto ilustruse ELBASAN- Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçari në Elbasan. Kjo pasi, ai u kap duke lëvizur ...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka nisur ditwn e sotme hetimin ndaj njw 58-vjeçari nga Maliqi. Kjo pasi, gjatë verifikimeve n&eu...
Policia Kufitare e Rinasit TIRANË- Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar sot dy persona në Aeroportin Ndërkombëtar të R...
Foto ilustruese Në vitin 2026, drejtësia shqiptare nuk do të gjykohet vetëm nga sallat e gjyqit, por edhe nga një kriter shumë...
ELBASAN- Një 41-vjeçar nga Elbasani është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë paras...
foto ilustruese Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40 për qind ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkoh...