LIVE UPDATES
Aktualitet

Statistika e INSTAT: Pakësohen të rinjtë dhe rritet papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç.

Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë arriti në 15,717 persona në tremujorin e tretë të vitit 2025, nga 15,021 në të njëjtin tremujor të vitit 2019, ose 4,6% më shumë. Papunësia

9 Shkurt 2026, 12:13 Nga D.S
Statistika e INSTAT: Pakësohen të rinjtë dhe rritet
foto ilustruese

Popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç ka rënë me mbi 40 për qind ndërmjet 2019 dhe 2025, po ndërkohë të rinjtë e regjistruar si të papunë në të njëjtën periudhe kanë ardhur në rritje sipas krahasimit të të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë arriti në 15,717 persona në tremujorin e tretë të vitit 2025, nga 15,021 në të njëjtin tremujor të vitit 2019, ose 4,6% më shumë. Papunësia e qëndrueshme tek të rinjtë vjen në një kohë që popullsia në grup-moshën 15-29 vjeç e të rinjve ka pësuar një rënie të fortë, nga 681,548 persona në vitin 2019 në vetëm 405,832 në vitin 2025, me rënie 40.4%.

Të dhënat tregojnë se presioni i papunësisë mbi të rinjtë nuk është lehtësuar, pavarësisht se numri i tyre është zvogëluar ndjeshëm. Tkurrja e popullsisë së re, e nxitur kryesisht nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, nuk është shoqëruar me një përmirësim proporcional të vendeve të punës për të rinjtë.

Fakti që numri absolut i të papunëve të rinj mbetet i ngjashëm sugjeron se ekonomia nuk ka qenë në gjendje të integrojë të rinjtë në tregun e punës edhe në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Edhe pse ka më pak të rinj në moshë pune, mundësitë për punësim cilësor dhe të qëndrueshëm nuk janë zgjeruar në të njëjtën masë, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e kësaj grup-moshe të mbetet jashtë tregut të punës.

Ekziston një mospërputhje e theksuar mes aftësive që ofron sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës. Shumë të rinj po dalin nga arsimi me profile që nuk përputhen me nevojat e ekonomisë, veçanërisht në sektorë ku kërkohen aftësi praktike, teknike ose digjitale, duke e bërë më të vështirë përthithjen e tyre edhe kur numri i përgjithshëm i të rinjve po bie.

Gjithashtu cilësia dhe struktura e vendeve të reja të punës nuk tërheqin të rinjtë. Rritja ekonomike e viteve të fundit është përqendruar kryesisht në sektorë me produktivitet të ulët ose me punësim sezonal, informal dhe me paga të ulëta, të cilat nuk janë tërheqëse ose të qëndrueshme për të rinjtë. Edhe kur krijohen vende pune, ato nuk përkthehen domosdoshmërisht në ulje të papunësisë së të rinjve, pasi një pjesë e tyre zgjedh të qëndrojë jashtë tregut formal ose të kërkojë mundësi jashtë vendit.

Emigrimi gjithashtu po ndikon negativisht. Po largohen kryesisht të rinjtë më të arsimuar ose më të aftë për t’u integruar shpejt në tregjet e huaja të punës, ndërsa në vend po mbetet një profil më i ekspozuar ndaj papunësisë afatgjatë. Për rrjedhojë papunësia tek të rinjtë nuk po reduktohet, edhe kur popullsia e përgjithshme e kësaj grup-moshe po tkurret me shpejtësi.

Praktikat, stazhi dhe programet aktive të punësimit janë të kufizuara, duke bërë që shumë të rinj të kalojnë periudha të gjata pa punë pas përfundimit të arsimit. Kjo vonesë në hyrjen në tregun e punës rrit rrezikun e papunësisë së qëndrueshme dhe dobëson lidhjen e tyre me punësimin formal. Sakaq, ndërmarrjet preferojnë punonjës me përvojë, për të minimizuar kostot dhe rreziqet./Monitor.al

instat të rinjtë tkurren me 40% papunësia e tyre në rritje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë