Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rruga për të shkuar në vendin ku ata punuan për muaj me radhë ishte e vështirë dhe në një terren të egër malor

SARANDË- Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar prej gjashtë muajsh si druvarë, për llogari të pronarit Zudi Zotaj, ende nuk kanë marrë pagesën.
Rruga për të shkuar në vendin ku ata punuan për muaj me radhë ishte e vështirë dhe në një terren të egër malor. Klodiani na tregon procesin e tij të punës, vuajtjen dhe stërmundimin në majë të malit për të siguruar të ardhura për familjen e tij, të cilët ishin në Mokër.
Milazim Hyko, një burrë rreth të 60-tat, tregon se për gjashtë muaj ka jetuar e punuar në malin e Navaricës, në një kasolle pa asnjë kusht higjene, e rrënuar, me çati të prishur dhe mizat që ishin në çdo sekond bashkë me ta aty.
Ngriheshin herët për të shkuar në punë, me shpresën se në përfundim të saj, Zudi Zotaj do u jepte pagesën dhe ata do të iknin në shtëpi. Por ja që nuk ndodhi kështu.
Puna e gjashtë muajve nuk u shpërblye, ata kërkonin çdo ditë djersën e tyre nga pronari, ndërsa ky i fundit nuk denjonte më as tu përgjigjej, duke i lënë në mal të vetëm, mes drurëve të prerë, kafshëve të egra, por mbi të gjitha pa asnjë lekë për të shtyrë një ditë të vetme dhe të demoralizuar për situatën ku ndodheshin.
Ne u ngjitem aty ku ata kishin stivuar qindra metër kubë dru, të cilët kishin mbetur aty pasi pronari nuk i kishte marrë. Pasi dëgjuam rrëfimet e tyre, u nisëm të takojmë pronar Zudiun, me shpresën për të gjetur një zgjidhje, për Klodianin, Milazimin dhe Viktorin. Babë e bir kishin 13.5 milionë lekë për të marrë, ndërsa Viktori, 5 milionë lekë.
Zoti Zotaj, shprehet se nuk ka pasur mundësi ti paguajë për shkak se nuk ka pasur shitje dhe druri ka mbetur stok, por ky është një problem që duhet ta zgjiodhë ai, pasi punëtorët kanë punuar, e kanë kryer detyrën që kishin dhe tashmë duhen paguar.
Në diskutimin që nuk ishte fort i paqtë përfshihet dhe një person tjetër, që prezantohet si bashkë ortak me Zudiun, Zani Qulli.
Ky i fundit nuk i kursen as kërcënimet ndaj tre burrave që nuk kërkonin lëmosh, por djersën e tyre. Gjatë përballjes, Milazimi tregon dhe një shenjë në bark, që sipas tij është vrarë në vendin e punës dhe Zudiu e kishte fshehur si ngjarje.
Pasi ua njohu borxhin edhe përpara nesh, Zudi Zotaj bën premtin se do ua shlyejë të gjitha detyrimet, brenda një afati që do të ishte shtatori, por gjatë kësaj kohe do ti paguante çdo herë shuma të ndryshme./Piranjat.al
aeroplan i Frontier Airlines SHBA- Një aeroplan i Frontier Airlines goditi për vdekje një person në pistën e ...
TIRANË- Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në nj...
TIRANË- Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës ...
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në flagrancë, për posedim të lëndëve narkotike me...
MAKINA ME SIMBOLIN NAZIST TIRANË- Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste mbi kofano, është postuar në...
foto ilustruese ITALI- Pas tre vitesh në arrati, një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Moncalieri....
FIER- Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me një aksion të regjistruar këtë të shtunë në IEVP Fi...
ANGLI- Burime nga prokuroria e Lezhës treguan për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se disa ditë më parë prokurori i &ccedi...
AKU TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sërish lidhur me situatën e rëndë të ndodhur në&n...
VLORË- Tregu i fruta-perimeve në qendër të Vlorës është mbyllur, si pjesë e projektit për rijetëzi...