31 Korrik 2022, 13:24
Nga A.B
Ramis Mici
ELBASAN- Pas 24 orësh ndjekje, Policia e Elbasanit ka arrestuar Ramis Micin, i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. 37-vjeçari vrau me thikë mëngjesin e djeshëm bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin. Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës dhe që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.
Elezi humbi jetën në vend vend pasi u godit disa herë me thikë, në banesën e marrë me qera në lagjen 'Skëndërbeu'.
Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh.
Viktima kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.
Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
Vëllai i Jetlirës, Sokol Elezi, përmes një statusi në rrjetet sociale, u betua se do të marrë hakun e motrës së tij.
burri vret gruan ne elbasan jetlira elezi ramis mici
Aktualitet
31 Korrik 2022, 13:14
I.A
Zjarr
VLORË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se flakët kanë p&eu...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 13:05
I.A
Policia
KORÇË- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në zonën e Maliqit. Mësohet se në...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 12:45
I.A
Hristo Koçi
DROPULL- Zjarri në Dropull është vënë nën kontroll, ndërsa në zonë janë forca t&e...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 12:38
I.A
Foto nga kakavija
KAKAVIJË- Fluksi i lartë i lëvizjeve ka bërë që në pikën kufitare të Kakavijës të ...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 12:25
d.a.
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Pescara, rreth orës 14:00, ku...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 12:30
A.B
Policia Sarande
SARANDË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i është zbuluar një sasi me kanabis n&eum...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 12:16
A.B
VIP-at
TIRANË- Kemi lënë pas një sezon të ngjeshur televiziv, që bëri për vete publikun. Tashmë personazhet ja...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 12:03
I.A
Artan Lame
PATOS- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ka dorëzuar sot certifikatat e para të pronësisë në...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 11:25
I.A
Zjarret
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend. Me anë të një post...
Aktualitet
31 Korrik 2022, 11:25
A.B
Gledis Nano
TIRANË- Policia e Shtetit ka paralajmëruar se duke nisur nga muaji gusht do të shtohen masat për mbarvajtjen se s...