LIVE UPDATES
Aktualitet

E RËNDË në Durrës/ I zhdukur prej 10 ditësh, 50-vjeçari ishte vrarë dhe varrosur nga vajza e tij (EMRAT)

E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë. 

23 Shkurt 2024, 08:54 Nga r.ll
E RËNDË në Durrës/ I zhdukur prej 10 ditësh,
policia e durresit

DURRËS- Një ngjarje horror raportohet se ka ndodhur në Durrës. Hygerta Meta, 19-vjeç është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka vrarë babain e saj dhe e ka varrosur në oborrin e banesës së tyre.

Sipas informacioneve policore, 50-vjeçari Pëllumb Meta, ishte kallëzuar 10 ditë më parë si i humbur nga djali i tij.  Pas kallëzimit të djalit policia ka nisur hetimet, dhe kanë zbuluar se Meta ishte vrarë në banesë.

E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i shtetasit P. M. është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

pellumb meta hygerta meta vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për regjistrimin e diasporës që të votojnë për të shkulur këtë të keqe

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Berisha: Rama është bir shpirtëror i Sorosit, bashkë me Lindën zbatuan doktrinën e tij çnjerëzore

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes

Rama: Shqipëria është zgjedhur të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027

Rama batuta me bankierët: Ky është një rast i artë që të pretendoni një biletë për në parajsë

Rama: Patëm zhvillim artistik në 95-96, që prodhoi katastrofën e 1997

Rama: Paketa e Maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin!

Rama: Kemi vendosur një objektiv! Në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë 1 miliard euro

Rama: Është krijuar një industri këtu në këtë Somalinë tonë që sjell 4.5 mld të ardhura

Rama u përgjigjet komentuesve për çmimet e larta: Ajo që ne bëjmë është të rrisim fuqinë blerëse

Do të largohet nga pushteti? Rama: S’kam ndërmend ta lë këtë punë

Protestat kundër Veliajt/ Rama vijon ironitë me opozitën: Janë bërë si hudhër te Bashkia e Tiranës!

Rruga e Arbrit/ Rama-komentuesve: Mos më kërkoni datë, ai tunel më ka bërë supersticioz

"Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni!" Rama-komentuesve: Biznesi i vogël ka 0 taksë

Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Rama: Sajesë që mori rrugën nga kua, kua-të e kënetës!

Ideja për krijimin e shtetit Bektashi, Rama: Do të themelohet aty tek ai territori i vetëm që ka

"Unë e mas pulsin e shqiptarëve çdo muaj"/ Ramës nuk i del e keqja me opozitën

Zgjedhjet parlamentare/Rama thirrje Diasporës: Regjistrohuni për të votuar, procesi është i thjeshtë

"Është ëmbëlsira e të gjithëve"/ Rama thumbon Lulzim Bashën: Ku je o Lul se sa herë të kujtoj ty

"Turizmi, industri që prodhon 4.5 mld të ardhura"/ Rama flet me shifra: Shqiptarët që 'nuk kanë bukë

Samiti "Pact of free cities" në Tiranë, Rama: Kjo aleancë është e dosmosdoshme

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës?Berisha:Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë

Berisha i përgjigjet Ramës: Do t’i rrisim pensionet nonstop kur të jemi në pushtet!

"Negociata me PL vazhdojnë"/ Berisha: Fitorja e PD vjen nga vota e shqiptarëve!

Berisha: I thashë Donald Lu se paratë e amerikanëve po përdoreshin kundër PD-së

Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

"Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat!" Berisha: Media vizive marrin lista me emra

Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU është nxitje për fitoren e PD

Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë

Udhëtimi në Berlin/ Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

Çfarë humbëm nga të rinjtë e PS? Gjimazistja nga Bilishti që nervozoi Ramën: Nuk na mbani dot në

Krim brenda familjes në Tiranë, babai godet me thikë djalin, 37-vjeçari humb jetën në spital

Akuzat e Arben Ahmetajt/ Rama: Ata do tu thonë se unë dhe ne jemi çetë hajdutësh

Rama: Do përfitojnë nga linja e re e financimit prej 250 milionë eurosh nga Banka e Shqipërisë

"Bretkosa mediatike"/ Rama sulmon mediat: Transmetojnë kanalet e kënetave

Rama: Vota juaj për PS-në përkthehet në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE

Ramës nuk i del e keqja me Opozitën: Ka në krye një buf kënete

Rama sulmon Opozitën: Parti e vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj

"Do e ngjisim Shqipërinë në majën më të lartë"/ Rama: 100 ditë nga fitorja jonë e radhës

Meta: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

"Diaspora të regjistrohet sa më parë!" Meta: Mundësi historike për të ndëshkuar atë që i largoi

"Po largon çdo gjyqtar me integritet në GJK!" Meta: Rama ka kapur për fyti SPAK-un dhe drejtësinë

"Jam marrë peng nga Rama-Dumani!"/ Meta flet nga burgu: Kemi 5 prioritete kyçe

Bylykbashi-Peleshit: 150 mijë shqiptarëve po u mohohet e drejta e votës