LIVE UPDATES
Bota

"Sulme të vazhdueshme ruse dhe..."/ Analiza: Si familjet ukrainase bëjnë plane mbijetese për një dimër pa energji e ngrohje

Fushata e Moskës që synon infrastrukturën energjetike veçanërisht prodhimin e energjisë elektrike dhe një rrjet elektrik që po përballet me vështirësi të mëdha për t’i furnizuar me energji miliona ukrainas ka nxjerrë jashtë funksionit shumicën e furnizuesve të energjisë së vendit.

18 Nëntor 2025, 07:48 Nga E. D
"Sulme të vazhdueshme ruse dhe..."/ Analiza: Si familjet
foto ilustruese

UKRAINË- Në secilin prej tre dimrave të fundit, Maria Morozova, bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre, janë përgatitur për kushte të vështira në Ukrainën lindore, të krijuara nga lufta e Rusisë ndaj fqinjit të saj. Por, këtë vit, ata po përgatiten për më të keqen.

Fushata e Moskës që synon infrastrukturën energjetike veçanërisht prodhimin e energjisë elektrike dhe një rrjet elektrik që po përballet me vështirësi të mëdha për t’i furnizuar me energji miliona ukrainas ka nxjerrë jashtë funksionit shumicën e furnizuesve të energjisë së vendit.

Ministria e Energjisë e Ukrainës tha në tetor se kapaciteti prodhues ishte rreth 17.6 gigavat, që është më pak se gjysma e 38 gigavatëve që kishte para shpërthimit të luftës në shkurt të vitit 2022. Dhe, një dimër i ftohtë, i cili pritet këtë vit, mund të bëjë që kërkesat për konsum të rriten në rreth 18 gigavat.

“Fatmirësisht, ende kemi ngrohje qendrore”, tha për Radion Evropa e Lirë Morozova, një 28-vjeçare nga qyteti i saj i lindjes, Kamianske, në rajonin lindor të Dnipropetrovskit, teksa përshkruante përgatitjet për dimrin, ku temperaturat mund të zbresin deri në minus 20 gradë.

“Sa i përket energjisë elektrike, kemi blerë një bateri invertor. Gjithashtu, kemi një gjenerator në ballkon, por shpresojmë të mos na duhet ta përdorim, sepse është shumë i zhurmshëm”, tha ajo.

Sulme të vazhdueshme ruse dhe ndërprerje të rrymës

Sulmet ruse këtë javë kanë shkaktuar reduktime të energjisë për banorët në disa zona të vendit, duke shtuar frikën për atë që mund të ndodhë gjatë dimrit. Rrymë nuk kishte në shumicën e rajoneve për tetë deri në 16 orë më 9 nëntor, tha furnizuesi shtetëror i energjisë, Ukrenergo. Reduktimet e rrymës vazhduan për disa ditë të tjera njësoj.

“Arsyeja e reduktimeve janë pasojat e sulmeve masive me raketa dhe dronë ruse ndaj objekteve energjetike”, tha kompania.

“Është e vështirë të kujtohet një numër kaq i madh goditjesh të drejtpërdrejta në objektet energjetike që nga fillimi i pushtimit”, tha Svitlana Hrynchuk, ministrja e Energjisë që së fundmi dha dorëheqjen.

Në qytetin verior të Nizhinit, vetëm disa orë larg kufirit rus, disa familje kanë filluar të hartojnë plane mbijetese, si për shembull, çfarë të bëjnë nëse dështojnë sistemet e ngrohjes, ku të mbledhin dru dhe qymyr, dhe si të krijojnë kushte minimale jetese në temperatura nën zero.

Nataliya, një banore e Nizhinit, i tha Shërbimit ukrainas të REL-it se derisa vajza e saj ka ikur nga vendi, ajo ka vendosur të qëndrojë. E vetmja gjë që do ta detyronte të largohej nga banesa, thotë ajo, është mungesa e plotë e ngrohjes.

Ajo thotë se njerëzit në lagjen e saj po mbledhin tashmë furnizime: grumbullojnë dru, mbushin shishe me ujë, kontrollojnë dritat. Disa familje kanë hartuar plane për t’u grumbulluar në pak shtëpi private që mund të ngrohen ende me soba me dru.

“Nëse do të kisha një shtëpi private, me siguri do të ndihmoja dikë. Jeta nuk ndalet edhe pse sulmet dhe granatimet janë shtuar”, thotë ajo.

Përgatitja e shtëpive dhe fëmijëve për errësirën

Morozova thotë se pothuajse të gjithë që njeh janë furnizuar me qirinj dhe llamba me bateri. Por, shton ajo, “do të jetë shumë e vështirë nëse nuk ka ngrohje. Familja ime do të duhet të zhvendoset në shtëpinë e babait tim, ku mund të ngrohemi me dru”.

Kur ndërpritet rryma, ajo dhe bashkëshorti i saj i thonë vajzës së tyre 4-vjeçare: “Rusia dëshiron të rrimë në errësirë, dhe inxhinierët tanë po përpiqen të rregullojnë gjithçka. Duhet të presim”.

Morozova thotë se edhe nëse ky dimër del të jetë më i keqi deri tani, njerëzit në Ukrainë janë bërë më të mësuar në përballimin e të ftohtit në kohë lufte.

Rusia ka qenë në gjendje t’i rrisë sulmet mbi infrastrukturën energjetike, sipas Volodymyr Omelchenkos, drejtor i programeve të energjisë në Qendrën Razumkov në Kiev, falë rritjes së prodhimit dhe aftësive të dronëve Shahed, ndërkohë që Ukraina ka më pak sisteme të mbrojtjes ajrore se më parë.

Andriy Herus, kryetar i Komitetit të Energjisë në Parlament, thotë se megjithëse prodhuesi kombëtar i energjisë Ukrenergo ka fortifikuar 70 nënstacione, “është e pamundur të mbrohen plotësisht objektet energjetike nga të gjitha sulmet – veçanërisht nga raketat balistike”.

Gjeneratorë dhe dronë

Në Kiev, zhurma e fortë e gjeneratorëve është bërë shoqëruese e përhershme nëpër rrugë. Ata shfaqen para kafeneve, dyqaneve dhe pallateve, shpesh duke u ndezur brenda pak minutash pasi sulmet ndërpresin energjinë elektrike.

“Ndonjëherë ndihesh sikur je në një lojë kompjuterike – kaq shumë zhurmë në të njëjtën kohë”, thotë Margarita Sytnyk, ish-gazetare dhe aktiviste civile që jeton në kryeqytet.

“Zhurma e gjeneratorëve nganjëherë është e ngjashme me atë të Shahedëve. I ngatërroj. Nuk është mirë; mund të mos dëgjojmë dronët e vërtetë dhe të mos marrim masa paraprake”, shpjegon ajo.

Në pallatin e saj, banorët kanë mbledhur para për të blerë një gjenerator, por ajo njeh shumë familje që nuk mund ta përballojnë një të tillë. Me çmimet që rriten dhe të ardhurat që pakësohen, ajo thotë, “njerëzit me paga më të ulëta thjesht nuk kanë si të përgatiten”.

Ashtu si Nataliya në Nizhyn dhe Morozova në Kamyanske, edhe Sytnyk në Kiev thotë se plani i vetëm i vërtetë është të mbështeten tek njëri-tjetri.

“Nëse nuk ka ngrohje, do të shkojmë të punojmë nga zyrat që ende kanë ngrohtësi”, thotë ajo./REL

familjet ukrainase

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje