Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris më 17 nëntor, ku udhëheqësit u pajtuan për marrëveshjen, teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ajrore në mbarë Ukrainën dhe po bëjnë përparime në lindje.
UKRAINA- Ukraina ka arritur një marrëveshje 10-vjeçare me Francën për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Rafale për të forcuar mbrojtjen e saj, ndërsa Kremlini tha se shpreson për një samit të ri me Shtetet e Bashkuara për të diskutuar një zgjidhje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris më 17 nëntor, ku udhëheqësit u pajtuan për marrëveshjen, teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ajrore në mbarë Ukrainën dhe po bëjnë përparime në lindje.
“Do të jetë mbrojtja më e madhe ajrore, një nga më të mëdhatë në botë”, tha Zelensky pas arritjes së marrëveshjes për aeroplanët me dy motorë.
Pallati Elize njoftoi se marrëveshja përfshin gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore, bomba dhe dronë, pajisje të reja që nuk vijnë nga rezervat aktuale të Forcave të Armatosura franceze.
Marrëveshja vjen pas një njoftimi më herët këtë muaj se Suedia dhe Ukraina janë afër finalizimit të financimit për një marrëveshjeje që mund t’i mundësojë Kievit të blejë deri në 150 aeroplanë luftarakë Gripen të gjeneratës së katërt.
Ukraina prej kohësh ka kërkuar që të forcojë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore për të ulur superioritetin e Rusisë në konfliktin më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa Zelensky ishte në Paris për të nënshkruar marrëveshjen – ai do të udhëtojë drejt Spanjës më 18 nëntor – Kremlini përsëri tha se shpreson të organizojë një samit të dytë mes presidentit Vladimir Putin dhe liderit amerikan, Donald Trump.
Të dy u takuan në Alaska në gusht në përpjekje për të ringjallur negociatat e paqes, që kanë ngecur, për t’i dhënë fund luftës. Por, bisedimet nuk arritën të sillnin ndonjë përparim.
Sanksionet e SHBA-së ndaj gjigantëve energjetikë të Rusisë erdhën pas disa rundeve të pasuksesshme negociatash mes SHBA-së dhe Rusisë, të cilat në një moment pritej të diskutoheshin në një samit të propozuar në Budapest.
Pak pas një bisede midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Trump tha se ai nuk do të “humbiste kohë” duke u takuar me Putinin nëse udhëheqësi i Kremlinit nuk ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së tij në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë më 17 nëntor se një samit mund të mbahej sapo të përfundonin përgatitjet e nevojshme, një qëndrim që ai e ka përsëritur disa herë së voni.
“Vështirë se mund të parashikojmë tani se kur do të krijohen këto kushte. Edhe pse, sigurisht, të gjithë jemi të interesuar që ato të krijohen sa më shpejt”, tha ai.
“Prandaj, sapo të përfundojë kjo përgatitje dhe të ekzistojnë kushtet për mbajtjen e samitit, shpresojmë që ai të zhvillohet”.
Mediat perëndimore kanë raportuar se ka pasur pak ndryshime në qëndrimin e Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit që nga takimi i Trumpit me Putinin në Alaska në gusht, i cili nuk rezultoi me një marrëveshje armëpushimi.
Më 8 nëntor, Trump tha se ende nuk e sheh Rusinë të gatshme të ndalë luftimet, megjithatë ai u shpreh se vazhdon ta preferojë Budapestin si vend ku do të mbahej një samit paqeje, sapo të plotësoheshin kushtet për një takim të tillë.
Trump tha më 16 nëntor se është i hapur ndaj sanksioneve të reja nga Kongresi, të cilat do të shënjestronin “çdo vend që bën biznes me Rusinë”.
Ai nuk dha detaje të tjera./ REL
Foto ilustruse EKUADOR- Një aksident tragjik ka ndodhur në Ekuador, ku të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 40 t&...
Foto ilustruese ANGLI- Qeveria laburiste nën drejtimin e Keir Starmer në Britani ka paraqitur propozimet e saj për refor...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i irrituar gjatë një përballjeje me një gazetar të Bloomberg, i cili e...
Foto ilustruese ARABI SAUDITE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku të paktën 45 persona kanë humb...
Viktor Orban HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban thotë se nuk ka frikë nga humbja e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat ...
Foto ilustruese ANGLI- Një burrë u dërgua me urgjencë në spital me djegie pas një shpërthimi në nj&e...
Foto ilustruese ITALI- Një grabitje ndodhi në orët e para të së hënës në magazinën Louis Vuitton&nbs...
Susana Mendoza SHBA- Një emigrante 26-vjeçare, e cila jetonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara është arrestuar, pasi ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një letër drejtuar shteteve anëtare, ngr...
Edi Rama BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka hapur kapitujt e fundit të mbetur të negociatave me Shqipërinë, duke e afruar ven...