16 Dhjetor 2022, 13:34
Nga k.m.
Edvin Kondili
TIRANË- Edvin Kondili, kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë prezantimin e tij. Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kondili nuk ka pasur më parë poste drejtuese, por ka guxim dhe vizion.
"Kjo është hera e dytë që kam aplikuar për të qenë në krye të SPAK pasi mendoj se kam guxim, vizion dhe përgatitjen profesionale për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme. Nëse do jem drejtues i SPAK do te kem angazhim maksimal që SPAK të jetë shembull i kthimit të besimit tek publiku dhe patjetër që do japim kontributin tonë për të qenë pjese e BE-së. Përgjatë 18 viteve në detyrën e prokurorit kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të madh të çështjeve penale që lidhen me të gjitha veprat që kanë patur në kompetencë si Prokuroria për Krime të Rënda dhe më pas Prokuroria e Posaçme. Natyrisht në pjesën e Prokurorisë së Posaçme, më tepër i fokusuar tek pjesa e veprave që lidhen me korrupsionin. Për të bërë një përshkrim unë shkurtimisht përmend faktin që veprat panel që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim, në vlerësimin tim, cilësisht dhe me sukses kanë patur të bëjnë me veprat penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve, trafikimin e armëve dhe municionit luftarak, trafikimin e lëndëve shpërthyese, rrëmbimit të personave, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, vrasjes së punonjësve të policisë, vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, kryerja e veprave penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale, përgjithësisht me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Kryerjen e vrasjeve me paramendim. Kam hetuar edhe përfaqësuar në gjykatë çështje penale me një numër të madh të pandehurish ku disa prej tyre i kalonin edhe numrin prej 35 të pandehur. Masat e dënimit që kam kërkuara dhe që janë miratuar më pas natyrisht kjo edhe për shkak të natyrës së veprave penale që kam përfaqësuar në gjykim ka qenë me raste edhe me 20 vjet burgim apo deri në burgime të përjetshme,"-tha Kondili.
edvin kondili gara per kreun e spak
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 13:23
A.B
Spital
TIRANË- Sallat e operacioneve në spitalin e Traumës do të mbyllen për dy ditë. Të hënën dhe të mar...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 13:03
A.B
Edison Kaculi
BRITANI E MADHE- Sjellja e shqiptarëve brenda qelive të burgut është pikasur nga mediat britanike. DailyMail, duke i kons...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 13:10
a.l
policia
TIRANË- Zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj ka marrë sot zyrtarisht detyr&e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 13:05
Pyetje: Merakun tim kam si mendoni që ta përballoni si informacion, keni bërë një përllogaritje që nga volumi i punës ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 12:50
k.m.
Altin Dumani
TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani ka premtuar se në të gjitha çështjet që ka gj...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 12:41
a.l
Aktivistët
SHKODËR- Monumenti i kulturës 'Ura e zogut' e ndërtuar mbi lumin Mat, që në kohën e Mbretit Zog ka pësua...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 12:38
f.g
Pablo Millan
TIRANE- Një nga bosët kryesorë të mashtrimit financiar me investimet në kriptomonedha është arrestuar ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 12:44
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Altin Dumani, kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 12:38
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani është pyetur gjatë prezantimit të platform&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 12:26
k.m.
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Kandidati për kryetar i SPAK, Altin Dumani është pyetur për punën e këtij organi këto vi...