LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekonomia kuantike shqiptare dhe krizat, sa po humbin konsumatorët shqiptarë nga lufta

Zgjatja e konfliktit në Iran, dëmtimi i infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit Persik dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit — nyje thelbësore e furnizimit global me energji dhe plehra kimike — po valëviten si premisa të një krize strukturore për një ekonomi të varur nga importet si Shqipëria.

18 Prill 2026, 07:35 Nga E. D

Ekonomia kuantike shqiptare dhe krizat, sa po humbin konsumatorët

Lufta e Iranit nuk do të reflektohet vetëm në çmimet e karburanteve dhe ushqimet. Ajo pritet të ndikojë në likuiditetin e ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar një reagim zinxhir me rënien e punësimit, rritjen e varfërisë dhe tkurrjen e aktivitetit ekonomik.

Manuali kuantik i ekonomisë shqiptare:

Dhe ashtu është aktualisht dhe në realitet, ende 6 javë mbas fillimit të konfliktit në Iran, tregu dhe ekonomia shqiptare tregojnë stabilitet për ta pasur zili. Sektori i shërbimeve mbetet aktiv, konsumi vendas vazhdon qarkullimin, monedha kombëtare, Lek-u ka krijuar perceptimin e një imuniteti të fortë strukturor.

Por, a është ky një ekuilibër i qëndrueshëm? Rreziqet kryesore makroekonomike nuk po krijohen brenda vendit, ato po burojnë së pari nga gjeopolitika në Lindjen e Mesme.

Zgjatja e konfliktit në Iran, dëmtimi i infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit Persik dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit — nyje thelbësore e furnizimit global me energji dhe plehra kimike — po valëviten si premisa të një krize strukturore për një ekonomi të varur nga importet si Shqipëria.

Ndërkohë që rritja e faturave të karburantit dhe produkteve bazë është një pasojë e analizuar gjerësisht e goditjeve globale, efekti zinxhir shpesh nënvlerësohet – ndikimi tkurrës në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë. Kur çmimet e naftës dhe ushqimeve përthithin kapitalin e disponueshëm, shpenzimet në sektorët e tjerë reduktohen në mënyrë drastike.

Për të analizuar forcën e kësaj goditjeje, nuk do të përdorim formula të fizikës kuantike, as modele ekonometrike, por disa llogari të thjeshta që mund të bëhen edhe me makinë llogaritëse. Duke i mbajtur faktorët e tjerë ekonomikë konstantë për lehtësi analize, do të izolojmë ndikimin e vetëm dy kategorive të mallrave me kërkesë inelastike kundrejt çmimit: karburantet dhe ushqimet.

Kjo bëhet edhe duke supozuar se çmimi i energjisë elektrike mbetet i qëndrueshëm falë prodhimit vendas (HEC-ve) dhe kushteve të favorshme hidrike. Fatmirësisht, duket një vit i mirë hidrik në horizont, edhe pse fenomeni i klimës El Niño pritet të jetë më i forti në shumë vite.

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare e ka tejkaluar nivelin e 100 dollarëve për fuçi prej më shumë se një muaji, ndërsa vështirësitë në zinxhirin e furnizimit kanë prekur vendet nga Azia në Europë, duke ndikuar si në ekonomitë e zhvilluara, ashtu edhe ato në zhvillim.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se varësia e Shqipërisë nga importet ushqimore është thelluar: importohen afro 1.6 miliardë euro ushqime dhe pije, ose mbi 162 miliardë lekë, rreth 600 milion euro karburante, dhe rreth 110 milionë euro inpute bujqësore, si plehra kimike, pesticide, fara në vit.

Në një skenar minimalist për një periudhe 12 mujore mars 2026 -prill 2027 me prani rritjeje të çmimeve për këta zëra strategjikë ku: diesel dhe benzina nga çmimet aktualisht në treg 224 dhe 181 lekë për litër rikthehen ne normalitet por në çmim dysheme më të lartë se përpara luftës, (nafta nga 110 per fuçi në 78), kur kostot e blerjes direkte për ushqimet e importuara rriten me rreth 10%, dhe inputet bujqësore shtrenjtohen me 20% në tregjet e origjinës (ndikimi i gazit të lëngshëm natyror dhe infrastrukturës së dëmtuar).

Efekti sasior i kësaj goditjeje të jashtme mbi volumin e importeve jetike është më shumë se margjinal. Për një periudhë njëmujore, kjo rritje e çmimeve e ngarkon bilancin tregtar me një kosto direkte shtesë prej rreth 24 milionë euro, afro 11 milionë euro për karburantet, 11 milionë euro për ushqimet dhe 2 milionë euro për inputet bujqësore — kapital në total prej 290 milion euro të cilat për këto 12 muaj transferohen drejtpërdrejt nga ekonomia vendase drejt tregjeve të huaja. Megjithatë, kjo përfaqëson vetëm koston fillestare të blerjes.

Gjatë transferimit të kësaj kostoje shtesë importi te konsumatori vendas final, vlera e saj zgjerohet. Si rezultat i zinxhirit të shpërndarjes, ku tregtarët aplikojnë marzhet e fitimit në përqindje mbi kostot e reja të blerjes, dhe aplikimit të TVSH-së prej 20% mbi çmimin përfundimtar, barra financiare për qytetarët rritet ndjeshëm.

Në terma realë, 24 milionë euro kosto e shtuar në import përkthehen në një faturë prej afro 44 milionë eurosh shtesë çdo muaj nga buxhetet familjare, ose 530 milion për periudhën 12 mujore, vetëm për të mbajtur të pandryshuar nivelin e konsumit të mëparshëm.

Tkurrja e kërkesës: efekti makroekonomik

Shuma prej 44 milionë eurosh shtesë që konsumatorët duhet të shpenzojnë çdo muaj për të njëjtën sasi karburanti dhe ushqimesh si më parë, korrespondon me rreth 44 milionë euro më pak likuiditet të disponueshëm për konsum në sektorët e tjerë të ekonomisë.

Për shtresën e mesme dhe atë me të ardhura të ulëta, të cilat shpenzojnë rreth 70% të buxhetit të tyre për shpenzime të domosdoshme, ushqim, energji, strehim, kjo rritje e çmimeve eliminon pothuaj tërësisht të ardhurat e disponueshme mujore.

Në aspektin tjetër statistikor, sipas Censit të INSTAT, Shqipëria numëron afro 755,000 njësi familjare. Shpërndarja e kostos prej 44 milionë eurosh rezulton në një ngarkesë shtesë mesatare prej afro 58 eurosh në muaj për familje.

Ndonëse një familje mund të mos i shpenzojë këto fonde vetëm te pika e karburantit ose ushqime importi, p.sh. nafta përdoret gjerësisht në biznese dhe transport, kjo kosto transferohet sërish te konsumatori final përmes çmimeve të larta të mallrave, prodhimit ushqimor vendas dhe shërbimeve të tjera.

Shifra prej 58 eurosh përfaqëson koston totale, direkte dhe indirekte, që rëndon mbi buxhetin e një njësie familjare. Të dhënat e INSTAT mbi shpërndarjen e të ardhurave theksojnë peshën reale të kësaj ngarkese: rreth 20-22% e familjeve klasifikohen në pragun e varfërisë me të ardhura minimale, ndërsa 50-60% bëjnë pjesë në kategoritë me të ardhura të ulëta ose të mesme, ku çdo shpenzim mujor është i llogaritur me qindarka.

Për segmentin me të ardhura të larta, një shtesë prej 58 eurosh është minus një drekë a darkë në muaj në restorant. Por, për 50% të “shtresës së mesme”, kjo goditje detyron anulimin e shpenzimeve për veshmbathje e shërbime, të ardhura që shkojnë më pak për aktivitetin e biznesit të vogël dhe të mesëm.

Për segmentin prej 20% në prag të varfërisë, kjo kosto përbën një goditje të ashpër sociale. Projeksionet sugjerojnë se rritja e kostos së jetesës mund të zhvendosë shpejt 30,000 deri në 40,000 familje, aktualisht në pragun e varfërisë, drejt varfërisë absolute. Në terma afatgjatë, tkurrja prej 44 milionë eurosh në muaj përkthehet në rreth 530 milionë euro në vit — e barabartë me rreth 2.15 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të parashikuar për vitin 2025.

Në nivel makroekonomik, kjo rënie e kërkesës ka potencialin të anulojë pjesë më të madhe të rritjes së parashikuar ekonomike të vendit.

Efektet e ngadalësimit të konsumit dhe daljes jashtë të më shumë pagesave tregtare do të reflektohen në ekonominë vendase përmes tre fazave:

Rënia e kërkesës agregate: Sektorët e mallrave dhe shërbimeve jo jetike preken të parët. HORECA, hotelet, restorantet, kafenetë, punëdhënës kyç në vend, do të përballen me ulje të kërkesës vendase. Njësitë tregtare të veshjeve, pajisjeve elektronike dhe shërbimeve do të pësojnë rënie të xhiros. Likuiditeti nuk zhduket, por përqendrohet në sektorin e produkteve ushqimore, tregtimin e karburanteve dhe te të ardhurat buxhetore, duke reduktuar ndjeshëm qarkullimin financiar te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Kriza e likuiditetit dhe tregu i punës: Rënia e të ardhurave do të ekspozojë bizneset e vogla dhe të mesme ndaj vështirësive të likuiditetit, duke vështirësuar pagesat e detyrimeve dhe kredive.

Masa e pritshme rregulluese është optimizimi i kostove operative. Kjo nënkupton ndërprerjen e punësimeve të reja, reduktimin e orëve të punës dhe, si përfundim, rritjen e papunësisë. Rënia e punësimit në sektorin e shërbimeve pritet të tkurrë kërkesën agregate edhe më tej.

Ngadalësimi i sektorit të ndërtimit dhe sektorit financiar: Në kushtet e pasigurisë ekonomike dhe inflacionit të pagave reale, institucionet financiare i ndryshojnë kushtet e kreditimit duke e bërë kredinë më të shtrenjtë dhe më pak të aksesueshme. Blerësit potencialë shtyjnë blerjet e pasurive të paluajtshme, duke shkaktuar ngadalësim në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në atë segment të varur nga kërkesa e brendshme dhe kredia bankare.

Gjithashtu, rënia e likuiditetit godet aftësinë paguese për kreditë ekzistuese; me më pak para në qarkullim, familjet dhe bizneset hasin vështirësi në shlyerjen e kësteve, duke rritur rrezikun e kredive të këqija në bilancet e bankave.

Lëvizjet fiskale dhe presioni valutor

Nga ana tjetër, dinamika inflacioniste gjeneron të ardhura të konsiderueshme për financat publike. Nga fatura totale prej 44 milionë eurosh që rëndon mbi familjet çdo muaj, rreth 7,3 milionë euro kalojnë si të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit në formën e TVSH-së, ndërsa pjesa tjetër tek importuesit dhe tregtarët.

Në bazë vjetore, kjo faturë përkthehet në 88 milionë euro të ardhura shtesë të paplanifikuara për qeverinë. Këto fonde përfaqësojnë një kapital të qenësishëm për të balancuar goditjen.

Në vend të mbajtjes së këtyre fondeve për reduktimin e deficitit, me politika fiskale mund të ndërhyhet për pezullimin e përkohshëm të TVSH-së për produktet bazë, subvencionimin me masa urgjente për të mbrojtur prodhimin bujqësor, subvencionimin e transportit publik, ose transfertat direkte tek 40,000 familjet më të ekspozuara ndaj varfërisë. Pa një rialokim efikas të këtyre fondeve për të nxitur kërkesën dhe mbrojtjen e prodhimit vendas, rënia e konsumit mund të përshpejtojë drejtimin drejt recesionit.

Rreziqet nga jashtë ndërlikohen më tej nga kursi i këmbimit. Tradicionalisht, një monedhë e fortë zbut kostot e faturës së importit të naftës dhe ushqimeve në kushte krizash globale. Megjithatë, vlera aktuale ka një efekt amortizues të pamjaftueshëm për t’u bërë ballë luhatjeve drastike të çmimeve të energjisë dhe ushqimit nga importi.

Për më tepër, “mbivlerësimi” i Lek-ut, i ushqyer nga turizmi, remitancat dhe flukset informale, ka goditur aftësinë konkurruese të sektorëve eksportues, duke përfshirë fasonet dhe bujqësinë, shërbimet e ndryshme si dhe energjinë – naftën, mineralet dhe energjinë elektrike vendase që eksportohet.

Kur rritja e çmimeve të ulë edhe më shumë konsumin brenda vendit, pasojat do t’i ndiejnë më së pari bizneset prodhuese, tashmë të lodhura financiarisht, dhe do ta bëjë pothuaj të pashmangshëm shkurtimin e vendeve të punës dhe rritjen e papunësisë.

Zgjatja e konfliktit në Lindjen e Mesme do ta sprovojë me forcë të rritur stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë, edhe sepse ju mbivendoset krizave të mëparshme, pasojat e të cilave janë të pranishme. Inflacioni i importuar operon si një taksë “de facto” mbi aktivitetin ekonomik vendas, duke rezultuar në transferim të kapitalit drejt tregjeve të jashtme.

Mungesa e masave të menjëhershme lehtësuese në politikën fiskale dhe në skemat e mbrojtjes sociale, duhet të shkojnë përtej thjesht grumbullimit të të ardhurave tatimore shtesë.

Rishpërndarja e fondeve publike dhe politika fiskale për uljen e çmimeve të kategorive jetike të mallrave dhe inelastike, si nafta dhe ushqimet, për të ruajtur konsumin e mallrave jo jetike sidomos atyre të prodhimit vendas, këtu edhe shërbimet, si dhe mbrojtjen e shtresave vulnerabël, janë imediate, përndryshe pasojat do ta pozicionojnë Shqipërinë në stanjacion ekonomik.

Kombinimi i çmimeve të larta të importit me ngadalësimin ekonomik pritet të thellojë pabarazinë strukturore, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e papunësisë në shkallë vendi. Pa një rrjet të fortë të mbrojtjes sociale për të amortizuar këtë goditje, kostot njerëzore dhe sociale do të shumëfishohen.

Në fund, asnjë “iluzion kuantik” nuk mund ta fshehë realitetin pafundësisht: treguesit aktualë të stabilitetit e sukseseve duket të jenë një superpozim i përkohshëm, një qetësi e brishtë përpara se pasojat reale të krizës globale të shembin çdo “efekt tunel” propagandistik, duke u përplasur si një dallgë cunami drejtpërdrejt mbi themelet e ekonomisë shqiptare./MONITOR

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Prill 2026, 07:28 E. D

Fasadat moderne si kurthe zjarri

TIRANË- Ngjarjet e fundit në Tiranë kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e teknologjisë së fasadave...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje