26 Nëntor 2025, 07:26
Nga M.L
Viktimat e atentatit
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e 11 nëntorit në zonën e Rinasit, ku automjeti i Gilmando Danit, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Emiliano Shullazit dhe Muçi (Sheqeri) Shaljani u qëllua me breshëri. Gilmando Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Shaljani u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Edhe pse kanë kaluar rreth dy javë nga ngjarja tronditëse, autorët vijojnë të jenë në arrati dhe dinamika e plotë e krimit nuk është sqaruar ende.
Burime për mediat nga grupi hetimor, bëjnë me dije se për eliminimin e Gilmando Danit është paguar një shumë marramendëse prej 5 milionë eurosh. Hetuesit dyshojnë se atentati është kryer nga një grup vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se janë angazhuar përmes një ndërmjetësi që ka bërë lidhjen me porositësit e krimit.
Si ndodhi ngjarja?
Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur rëndë mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës. Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./ Dosja.al
muçi (sheqeri) shaljani ekzekutimi i gilmando danit atentati mafioz ne rinas
Aktualitet
26 Nëntor 2025, 07:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kjo e mërkurë, 26 nëntor, në Shqipëri parashikohet me reshje të forta në disa zona të S...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 22:55
Pas një vere të zbehtë duket se turizmi po “lulëzon” në vjeshtë, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga ...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 21:54
E. D
Historia që vjen në emisionin “Stop” në TV Klan nis pesë vjet më parë në një fshat të Beratit, kur nj...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 21:51
E. D
Një nënë denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan një histori të ndodhur në shkurt të këtij viti ...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 21:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dysh...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 21:34
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore t...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 21:01
E. D
Flamur Beqiri, Debora Krasniqi
ANGLI- Gazeta britanike, The Sun i ka kushtuar një artikull jetës së 're' të bashkëshortes së...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 20:36
E. D
foto ilustruese
SPAÇ- Minatorët e Spaçit kanë njoftuar se më datë 27 Nëntor në orën 12:00, do të zhv...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 20:14
E. D
pamje nga takimi
BRUKSEL- Kreu i SPAK Altin Dumani përfaqësoi Shqipërinë javën e kaluar në një takim...
Aktualitet
25 Nëntor 2025, 19:27
E. D
Safet Bajri
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet për dosjen e vrasjes së Fatbardh Licit dhe e ka dërguar në GJKKO. T&eum...