LIVE UPDATES
Aktualitet

'El Chapo' i Shqipërisë

Dhe ka një arsye përse i kanë vënë një nofkë kaq skandaloze. Korrupsioni i shfaqur në përgjimet e SKY ECC, është aq brutal sa pa asnjë dyshim mund të krahasohet me brutalitetin kriminal të kalibrit të 'El Chapo'.

2 Shtator 2024, 13:27 Nga I.A

'El Chapo' i Shqipërisë

TIRANË- Prej kohësh qarkullojnë informacione rreth një dosje “eksplozive” në duart e SPAK. Përgjimet e Sky ECC kanë zbardhur dhe rrjetin korruptiv të disa prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore. Mes tyre dhe "El Chapo". Kjo është nofka që prokurorët i kanë vënë një kolegu të tyre, ish-prokuror mjaft i rëndësishëm, drejtues i niveleve më të larta deri para pak kohësh. Nuk i kanë vënë nofkën 'Falcone', as nofkën 'Borselino', as 'Komisar Katani', apo ndonjë të ngjashme të ti shkonte për shtat detyrës, punës së përditshme apo përkushtimit që mund të karakterizojë një prokuror në luftën kundër krimit.

Nofka që i kanë gjetur është pikërisht emri i një prej trafikantëve më të mëdhej të drogës në botë, atë të 'Joakin El Chapo Guzman', shkurt 'El Chapo'. Dhe ka një arsye përse i kanë vënë një nofkë kaq skandaloze. Korrupsioni i shfaqur në përgjimet e SKY ECC, është aq brutal sa pa asnjë dyshim mund të krahasohet me brutalitetin kriminal të kalibrit të 'El Chapo'.

Sigurisht dhe roli drejtues në Prokurori, e ka përngjasuar me rolin drejtues që 'El Chapo' ka pasur (ndoshta dhe ka) El Chapo në botën e zezë të drogës. Zëri nuk ka mundur të shohë vetë apo të konsultojë pjesë të kësaj dosje, por ka arritur të konfirmojë disa prej episiodeve të përmendura nëpërmjet burimeve të cilave Zëri u beson pa mëdyshje.

Episodet e korrupsionit lidhur me çështje kriminale mjaft sensitive deri para pak kohësh, por që sot janë jashtë vëmendjes së opinionit publik, janë të evidentuara aq qartë sa kanë krijuar debat edhe mes vetë prokurorëve të SPAK lidhur me mënyrën sesi do të trajtohen para Gjykatës dhe për më tepër, si do të përballet opinioni publik pas publikimit të tyre.

Burimet e Zëri konfirmojnë se publikimi i detajeve nga kjo dosje, do të mjaftonte për ti dhënë një goditje të rëndë thuajse të gjithë sistemit të drejtësisë. Ndoshta është kjo edhe arsyeja e hezitimit të dukshëm që ka SPAK për të vënë para përgjegjësisë kolegët prokurorë të tillë si El Chapo apo edhe të tjerë akoma.

Përgjimet e SCY ECC zbardhin mënyrën sesi prokurorët kërkonin vetë kontakt me kriminelët sapo çështja e këtyre të fundit përfundonte ne duart e drejtësisë. Zbardh rrethana sesi merrnin shuma të mëdha lekësh për të mbyllur çështje, zbardhen shumat që merreshin për secilën çështje, dhe madje edhe sesi ndaheshin lekët ndërmjet prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore.

'El Chapo' jo vetëm mbyllte çështjet që kishte vetë, por ishte dhe ish-prokurori që koordinonte, drejtonte dhe vinte në lëvizje prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë për të mbyllur pazaret, kundrejt shumave të majme të parave. Dhe me jo pak sukses, me sa kuptohet nga përgjimet e SCY ECC, ndaj duket se dhe titullin El Chapo e ka merituar plotësisht.

Akoma dhe më skandaloze duken përgjimet e vetë 'El Chapos' me shumë e shumë komunikime të tjera, të cilat duket se janë një minë me sahat në duart e prokurorëve të SPAK. Sipas burimeve, ato komunikime janë “kutia e pandorës”, që do të përbënte dhe goditjen fatale për sistemin e drejtësisë.

Zëri është në kërkim të informacioneve më të detajuara rreth kësaj dosje, të dhënat e të cilës do i bëjmë publike sapo që ti sigurojmë./Zëri.ai

sky ecc spak joakin el chapo guzman el chapo

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci