Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik rajonal, që u publikua këto ditë, vuri në dukje se edhe në dy vitet e fundit 2024-2025, rajoni vazhdon të vuajë nga hemorragjia e vazhdueshme e forcës punëtore, duke krijuar vështirësi të mëdha në tregut të punës.
TIRANË- Flukset e emigracionit po shndërrohen në pengesë kryesore për rritjen ekonomike afatgjatë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6).
Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik rajonal, që u publikua këto ditë, vuri në dukje se edhe në dy vitet e fundit 2024-2025, rajoni vazhdon të vuajë nga hemorragjia e vazhdueshme e forcës punëtore, duke krijuar vështirësi të mëdha në tregut të punës.
Të dhënat tregojnë së Shqipëria mbetet në qendër të kësaj problematike, duke regjistruar shifrat më të larta të emigracionit neto (largimet minus kthimet), Ndërsa Serbia njeh shifrat më të ulëta në krahasim me popullsinë e saj.
Shqipëria më e prekura e Rajonit për emigrimin
Shqipëria kryeson listën me nivelin më të lartë të emigracionit neto, duke mbajtur një shifër konstante prej -24.2 mijë në të dy vitet 2024-2025. Vendi po përballet një hemorragji demografike të vazhdueshme që nuk po reflekton përmirësim, përkundrazi është përshpejtuar pas pandemisë.
Arsyet kryesore lidhen me kërkesën për paga më të larta dhe kushte më të mira jetese në vendet e Bashkimit Europian, veçanërisht nga shtresa e të rinjve dhe profesionistëve.
Të dhënat e Bankës Botërore sugjerojnë se politikat e brendshme për frenimin e këtij fenomeni nuk po japin rezultatet e pritura. Ky trend i lartë mbetet një sfidë kritike për tregun e punës dhe qëndrueshmërinë e skemave shoqërore në vend.
Kosova, rënie pas fluksit të lartë të heqjes së vinave
Banka Botërore shikon për Kosovën përmirësim të dukshëm vitin e kaluar. Shifra e emigracionit neto ulet nga -22,000 persona në 2024 në -18, 500 në 2025, duke treguar një tendencë drejt stabilizimit.
Ky ndryshim me tendence ulje reflekton stabilizim pas valës së parë të liberalizimit të vizave që shpesh sjell një kulm e pastaj rënie. Megjithatë, shifrat mbeten sërish ndër më të lartat në rajon, çka tregon se presioni për emigrim mbetet i lartë për shkak të papunësisë te të rinjtë.
Arsyet e largimit mbeten kryesisht ekonomike, por rënia e ritmit tregon se ka ngadalësim të dëshirës për t’u larguar përgjithmonë. Rënia e largimeve me 2025 është shenjë inkurajuese për stabilitetin demografik të shtetit më të ri të rajonit.
Serbia largimet rriten, por më të ulëtat në Rajon
Serbia shfaq një përkeqësim të ndjeshëm të situatës, ku emigracioni neto rritet nga -8,200 në vitin 2024 në -13,100 në vitin 2025, referoi Banka Botërore. Por në raport me popullsinë prej rreth 6.8 milionë banorësh, Serbia ka shifra më të ulëta të emigracionit neto.
Kjo rritje i atribuohet kryesisht pasigurisë dhe një pakënaqësi në rritje brenda vendit ndaj qeverisjes, pavarësisht investimeve të huaja me vlerë të lartë që hyjnë në territorin serb. Emigracioni në Serbi lidhet kryesisht me kërkesën për liri më të mëdha politike. Rritja e kësaj shifre e vendos Serbinë në një pozicion më delikat sesa parashikimet fillestare për stabilitet demografik në rajon.
Bosnja, emigracion të qëndrueshëm
Bosnja dhe Hercegovina gjithashtu regjistron një rritje të emigracionit neto, duke kaluar nga -4,600 në vitin 2024 në -7,100 në vitin 2025. Ky trend negativ ushqehet kryesisht nga ngërçi i gjatë politik dhe mungesa e perspektivës së qartë për integrim të shpejtë në strukturat euro-atlantike.
Qytetarët po largohen drejt vendeve si Gjermania apo Austria për të gjetur jo vetëm punë, por edhe një ambient më të qëndrueshëm social dhe ligjor. Rritja e trendit tregon se faktorët shtytës po forcohen, ndërkohë që reformat e brendshme nuk po ecin me ritmin e duhur.
Maqedonia e Veriut stabilizon ikjet
Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në listë, krahas Kosovës, që tregon një përmirësim të lehtë, duke u zhvendosur nga -5,900 largime në 2024 në -5,700 në 2025. Edhe pse ndryshimi është i vogël, ai reflekton një lloj qëndrueshmërie në krahasim me fqinjët që po përjetojnë rritje të shpejtë të emigrimit.
Arsyet e këtij stabiliteti mund të lidhen me përpjekjet për reforma strukturore dhe një treg pune që po tenton të thithë forcën e lirë punëtore. Megjithatë, trendi negative tregon se problemet bazë si korrupsioni dhe pagat e ulëta vazhdojnë të nxisin largimin e qytetarëve, por vendi ka arritur të kontrollojë disi flukset e mëdha të papritura të largimeve.
Edhe Mali i Zi i drejtohet emigracionit
Mali i Zi ka pësuar rritjen më të madhe brenda rajonit në vitin e kaluar, nga -1,800 persona të larguar në 2024 në -9,300 në 2025. Arsyet janë komplekse dhe përfshijnë ndryshimet në koston e jetesës dhe paqëndrueshmërinë në sektorin e turizmit që është sektori kryesor I ekonomisë.
Mali i Zi ka popullsinë më të vogël në Rajon me rreth 600 mijë banorë, por njëkohësisht standardin më të lartë të jetesës. Mirëpo trendi në rritje I largimeve tregon zhgënjim të popullatës me qeverisjen brendshme./Monitor.al
TIRANË- Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga potencialet e diasporës po duket se po humbet tërësisht lidhjet pasi...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alt...
Foto ilustruese TIRANË- Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në zonën e Shkoz&...
Foto ilustruse Një jurist nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për t&eum...
Foto ilustruse KOSOVA- Nga vendi i prodhimit e deri në tryezën e konsumatorit, ushqimet duhet të kalojnë një zinxhir të kontr...
Pmje nga aksi Gramsh–Kukur GRAMSH- Aksi rrugor Gramsh–Kukur vijon ende të jetë i bllokuar, si pasojë e reshjeve intensive d...
Foto ilustruse Teksa paqja fiskale ka nisur më në fund zbatimin, pas miratimit të udhëzimeve, tatimet kanë publikuar një njof...
Foto ilustruse KAPADOKI- Më 16 maj 2026, filloi pelegrinazhi tre ditor në Kapadoki, ku të dy Primatët, Patriarku Bartholome dhe Kryepis...
Policia TIRANË- Pas disa incidenteve të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, Policia e Shtetit ka kërkuar shtimin e masave t&eu...
DURRËS- Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur në timon. Rezart Abazaj u p&eum...