Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Censi gjeti një fenomen të cilin e kishin lajmëruar më parë. Në totalin e familjeve shqiptare, pati një përqindje të madhe të njësive të familjeve pa fëmijë, të cilat janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2011.
TIRANA- Popullsia e Shqipërisë rezultoi më e pakët dhe më e plakur në Censin e vitit 2023, por gjithashtu struktura e familjeve shqiptare është përkeqësuar ndjeshëm si rezultat i rënies së lindjeve dhe emigracionit. Censi gjeti një fenomen të cilin e kishin lajmëruar më parë. Në totalin e familjeve shqiptare, pati një përqindje të madhe të njësive të familjeve pa fëmijë, të cilat janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2011.
Sipas të dhënave të Cens 2023, familjet e martuara ose që bashkëjetojnë pa fëmijë ishin 264,882, me rritje 152% nga Censi 2011. Numri i familjeve ndërmjet dy censeve u rrit me rreth 33 mijë ose 4.5%, por numri i çifteve pa fëmijë ka shënuar rritje të ndjeshme për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve gjatë dekadës së fundit. Gjithashtu, çiftet e martuara ose në bashkëjetesë gjithnjë e më shumë po e shtyjnë lindjen e fëmijës së parë. Shumë nga çiftet e reja martohen dhe nisin përgatitjet për të emigruar duke vonuar ardhjen në jetë të bebeve.
Sipas censit, bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2%, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5%, ndërsa prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3% të tyre. Emigracioni i dekadës së fundit uli ndjeshëm edhe numrin e anëtarëve të familjes. Në censin 2023, madhësia mesatare e familjeve është 3,2 anëtarë, krahasuar me 3,9 anëtarë për familje në Censin e 2011 dhe 4,2 anëtarë në vitin 2001.
Në vitin 2023, rreth një në katër familje, 24,3% kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj. Në censin e vitit 2001, familja në përgjithësi në Shqipëri karakterizohej nga një numër i madh anëtarësh, mesatarisht 4.2 anëtarë, që përbënin 2/3 e 727 mijë familjeve me katër apo më shumë anëtarë dhe një e katërta e përqendruar në madhësinë prej 4 anëtarësh.
Ndërsa në vitin 2023, rreth 28,5% e familjeve, përfaqësohet nga tipologjia me përbërje prej dy anëtarësh, e cila është dhe kategoria më e madhe. Familjet më të mëdha, me pesë apo më shumë anëtarë, përfaqësojnë më pak se një të pestën (19,5%) të familjeve, e njehsuar me një të tretën e popullsisë (35,8%)./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Tifozët shqiptarë që pushtuan qytetet e Gjermanisë në mbështetje të Kombëtares shqiptare is...
Foto ilustruese TIRANA- Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat ...
Foto ilustruese DEVOLL- Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të dielë. Mësohet se aksidenti ...
Nikulaj ANGLI- Në gjykatën e Londrës përfundoi shqyrtimi kërkesës së shtetit shqiptarë për të ekstraduar ...
Ardian Nikulaj ANGLI- Prokuroria e Lezhës e akuzon shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia, nën dyshimin, si organizator të vra...
Foto ilustruese DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësohet se...
Ekspozita SHKODËR- Në galerinë “ODA” të qytetit të Shkodrës është hapur ekspozita fotografike “Ke...
Foto ilustruese BERAT- Pasditen e sotme janë përfshirë nga flakët plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë...
Foto ilustruese GJIRI I LALZIT- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Lalzit. Mësoeht...
Foto ilustruese BULQIZË- Pasditen e sotme janë paraqitur në ambientet e spitalit të Bulqizës disa persona me simptoma helmimi. N&e...