Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të arrestuarit janë Anxhelo Dollaku dhe Paulo Muho, të dy banues në Durrës
DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona, të cilët kishin kryer një sërë vjedhjesh në biznese të ndryshme në Durrës. Ata vidhnin shuma parash, mallra dhe sende të ndryshme.
Të arrestuarit janë Anxhelo Dollaku dhe Paulo Muho, të dy banues në Durrës. Konkretisht ata kishin kryer vjedhje në një piceri, market, dyqan dhe në një pastiçeri.
Njoftimi i policisë
“Vijon zbatimi i planit operacional të koduar “Siguria”.
Në kuadër të këtij plani, gjatë 12 orëve të fundit u finalizuan 2 operacione, “Arka” dhe “Broken”. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 5 raste vjedhjesh në dyqane, markete dhe pastiçeri. Vidhnin shuma parash, mallra dhe sende të ndryshme, vihen në pranga 2 shtetas. Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera.
Dy të rinj u arrestuan sot nga Policia e Durrësit, pasi akuzohen për një seri grabitjesh dhe vjedhjesh në qytetin bregdetar, deri edhe me dhunë në një rast.
Objektiv i tyre ishin kryesisht bizneset, dyqane dhe markete, ku kanë marrë shuma parash, mallra dhe sende të tjera materiale. Burime zyrtare të policisë thanë se të arrestuarit janë Anxhelo Dollaku dhe Paulo Muho.
Nga hetimet e deritanishme rezulton nga krahasimi i pamjeve filmike, provave dhe gjurmëve se ata janë autorë të vjedhjeve të dy marketeve, një pastiçerie dhe një dyqani.
Në një nga vjedhjet në market, autori dallohet teksa merr me forcë nga arka paratë, kurse punonjësja e pafuqishme dhe e trembur nuk e ndalon dot.
Njoftimi i Policisë Durrës:
“Vijon zbatimi i planit operacional të koduar “Siguria”.
Në kuadër të këtij plani, gjatë 12 orëve të fundit u finalizuan 2 operacione, “Arka” dhe “Broken”. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 5 raste vjedhjesh në dyqane, markete dhe pastiçeri. Vidhnin shuma parash, mallra dhe sende të ndryshme, vihen në pranga 2 shtetas.
Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin operacional të koduar “Siguria”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë 12 orëve të fundit, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar 2 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.
Në kuadër të këtyre operacioneve u vunë në pranga shtetasit A. D., 27 vjeç, banues në Durrës, dhe P. M., 27 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. D. është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Durrësit, konkretisht:
-në një piceri, të ndodhur në lagjen nr. 6;
-në një dyqan, të ndodhur në lagjen nr. 5;
-në një market, të ndodhur në lagjen nr. 8.
Ndërsa shtetasi P. M., 27 vjeç, rezulton se është autor i vjedhjeve:
-në një pastiçeri, të ndodhur në lagjen nr. 12;
-në një market, të ndodhur në lagjen nr. 18.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”./Dosja.al
Foto ilustruse POGRADEC- Policia ka zbardhur djegiet e automjeteve në seri në qytetin e Pogradecit. Në lidhje me këtë ës...
Foto ilustruse TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me protestën e opozitës e cila u zhvillua ditë...
Foto ilustruse KORÇË- Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë. Kjo pasi ai nuk kishte dokumentacionin p&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar katër protestues, të cilat kanë marrë pjesë në tubimin e djeshëm në...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikoh...
foto ilustuese SHKOZË- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Bëhet me dije se një 23...
lezhe LEZHË- Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarj...
TIRANË- Opozita mban sot protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë her&e...
Policia e Lezhës LEZË- Një plagosje është shënuar në qytetin e Lezhës ku një i ri ka goditur me thik...
pamje nga aksidenti KUKËS- Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Kukës- Gostil. Mësohe...