Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Migena Xibinaku dhe Gëzim Demiraj akuzohen për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjygj tre persona, të cilët përdorën dokumente false si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit. Migena Xibinaku dhe Gëzim Demiraj akuzohen për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve". Ndërsa, Arlind Papa akuzohet për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".
Nga hetimet rezultoi se Arlind Papa ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën "9-Vjeçare Vorë" me dokument të KQZ-së, i cili ishte i falsifikuar. Në lidhje me këtë ngjarje ai tha se kishte qenë Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë.
Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga Gëzim Demiraj, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Demiraj pretendoi se dokumentin si vëzhgues e mori nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që nga hetimet rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës
Përdorën dokumente të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit 2025, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq funksionarët partiakë dhe punonjësen e KQZ-së. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.P., për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’ parashikuar nga nenet 186/2 dhe 246/1 i Kodit Penal si dhe G.D. dhe M.X për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.3643, të datës 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.P. ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga hetimet rezultoi i falsifikuar.
Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi G.D. me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Shtetasi G.D., pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim. Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, zbuluan se shtetasi A.P. nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion.
Nga hetimet rezultoi se dokumenti i falsifikuar u përdor nga shtetasi A. P., ditën e zgjedhjeve të datës 11.05.2025 pranë qëndrës së votimit në ambientet e shkollës “9 – Vjeçare” Vorë me vetëdije dhe veprimi u krye në bashkëpunim me shtetasit G.D. dhe M.X., sekretare në zyrën e protokollit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals. Në analizë të fakteve të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar sot katër persona në Tiranë dhe ka shpallur një tjetër në kërkim. ...
Foto ilustruse LUSHNJË - Policia ka arrestuar sot një person, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine. I ar...
Foto ilustruse DIBRA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Si pasojë e k&e...
Foto ilustruse SHKODËR- Rreshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arrit...
Foto ilustruse SHKODËR- Qarku i Shkodrës paraqitet nën rreshje mesatre shiu dhe situata mbetet nën kontroll. Në Shkodër ...
Foto ilustruse LEZHË- Situata me motin e keq ka prekur edhe qarkun e Lezhës. Hidrovori i Tales në Lezhë është vën&e...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka nisur procedimin penal për disa persona në Tiranë. Policia ka shpallur në kërkim një p...
Foto ilustruse KORÇË- Dardha është zbardhur mëngjesin e sotëm nga rreshjet e para të dëborës. Rreshje t...
Foto ilustruse TIRANË- Reshje shiu të shpeshta që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit n...
Albana Shehaj dhe Ditmir Bushati TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi këtë javë në Public Square me Dr. Albana Shehaj, shkencëtare...