Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të arrestuarit janë Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç.
ITALI- Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezër shqiptarë, të cilët ishin të dënuar për një vrasje të kryer në vitin 1999, në Lushnje. Të arrestuarit janë Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç.
Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2001, i ka dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 1999, në Lushnjë, ata kanë vranë me armë zjarri një person i cili u kishte vrarë vëllanë e tyre.
Të arrestuarit, pas kryerjes së krimit, janë larguar në Itali duke përdorur pasaporta me gjeneralitete false. Pritet që dy vëllëzërit Mehilli të ekstradohen drejt Shqipërisë.
Njoftimi
Kapen në Itali, falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane, dy vëllezër të dënuar për vrasje.
Në vitin 1999, në Lushnjë, vranë me armë zjarri shtetasin që kishte vrarë vëllanë e tyre.
Vëllezërit, të dënuar me 32 vjet burgim, kishin siguruar leje qëndrimi në Itali duke përdorur identitete false.
Identifikimi i tyre është rezultat i përdorimit të teknologjisë “Facial Recognition”, tashmë në dispozicion të Interpol Tiranës.
Në kuadër të operacioneve ndërkombëtare të njëpasnjëshme, të finalizuara si rezultat i bashkëpunimit dhe besueshmërisë së strukturave të Policisë së Shtetit ndaj homologëve dhe partnerëve evropianë, Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSh, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, siguruan informacion për vendndodhjen në Itali, të dy vëllezërve të dënuar për vrasje.
Informacioni u shkëmbye mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me koordinimin e Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit.
Si rezultat, u arrestuan në Itali shtetasit Artur Mehilli, 60 vjeç, dhe Arben Mehilli, 54 vjeç.
Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2001, i ka dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, konkretisht:
-shtetasin Artur Mehilli, me 15 vjet e 6 muaj burgim;
-shtetasin Arben Mehilli, me 16 vjet e 6 muaj burgim.
Më datë 12.09.1999, në Lushnjë, dy shtetasit vranë, për motive gjakmarrjeje, shtetasin R. M., i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllanë e tyre, shtetasin S. M.
Të arrestuarit, pas kryerjes së krimit, janë larguar në Itali duke përdorur pasaporta me gjeneralitete false (shtetasi Artur Mehilli përdorte gjeneralitetet Artur Davidhi, ndërsa shtetasi Arben Mehilli përdorte gjeneralitetet Arben Gjermeni), nëpërmjet të cilave kishin siguruar dokumentet e nevojshme për qëndrim në Itali.
Identifikimi i tyre u mundësua si rezultat i një pune intensive, duke përdorur teknologjinë më të fundit të identifikimit biometrik “Facial Recognition”, nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit.
Vijon bashkëpunimi me homologët italianë për të finalizuar procedurën e ekstradimit të dy shtetasve, në Shqipëri./Dosja.al
Pamje nga arrestimi DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme katër shtetase kineze në Durrës, pasi ushtronin prostitucion n...
TIRANË- Rritja me 2.2% e çmimeve të shërbimeve nga kompania “ONE Albania” ka hapur debat të gjerë në publik, ...
Qentë e gjetur nga organizata TIRANË- Organizata e kafshëve, Animal Rescue Albania ka denoncuar një rast të rënd&eu...
Arben Ahmetaj TIRANË- Seanca paraprake për dosjen e Arben Ahmetaj dhe 10 të pandehurve të tjerë është shtyrë ...
Aleks Ndreka TIRANË- Aleks Ndreka, i shpallur në kërkim prej vitit 2023 nga dosja Metamorfoza është deportuar ditën e so...
TIRANË- Kolegjet e Bashkuara janë mbledhur për ndryshimin e praktikës së njësuar të deritanishme për masat e siguris&e...
Kolegji TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur sot për të rishikuar praktikën gj...
VLORË- Një aksident ka ndodhur në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur në rru...
BERAT- Një 52-vjeçar nga fshati Poliçan i Beratit është arrestuar sërish nga policia. Gjatë kontrollit, uniformat ...
Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave duke i mbetur të “mburret&rdq...