LIVE UPDATES
Aktualitet

Rishikimi i praktikës për arrestin me burg/ Zbardhen diskutimet nga mbledhja e Kolegjeve të Bashkuar

Gjatë nisjes së seancës, prokurori Arqile Koça kërkoi zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve, ndërsa avokati Luan Hasnëziri pranoi kufizimin e mediave vetëm për pjesën specifike të diskutimit.

9 Prill 2026, 10:47 Nga D.S
Rishikimi i praktikës për arrestin me burg/ Zbardhen diskutimet nga
Kolegji

TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë janë mbledhur sot për të rishikuar praktikën gjyqësore mbi caktimin e masës së "arrestit në burg". Gjatë nisjes së seancës, prokurori Arqile Koça kërkoi zhvillimin e mbledhjes me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve, ndërsa avokati Luan Hasnëziri pranoi kufizimin e mediave vetëm për pjesën specifike të diskutimit.

Pas këshillimit, trupa gjykuese vendosi që shqyrtimi të kryhet në dy faza, ku faza e parë do të jetë e hapur për publikun dhe median. Ky proces synon të ndryshojë vendimin orientues të vitit 2011 për rastin Kumbaro përmes tri pikave kyçe të rishikimit.

Nevoja për këtë ndryshim lindi nga standardet e reja të Strasburgut për çështjen "Gëllçi" dhe ndryshimet e fundit ligjore, të cilat saktësojnë se dyshimi i thjeshtë nuk mjafton për të justifikuar izolimin pa afat. Në seancën e drejtuar nga Sokol Sadushi, palët do të paraqesin qëndrimet e tyre lidhur me rastin konkret të të dyshuarit Bektash Zeneli. Ky i fundit u arrestua në flagrancë me një sasi prej 7.5 kilogramë kanabis, duke u bërë shkak për këtë lëvizje të rëndësishme juridike.

Prokurori Arqile Koça: Çështja e sotme mbart me vete që lidhen me dy  pikat kryesore, të pari me njësimin e praktikës dhe po ashtu edhe çështjen konkrete, ne kërkojmë që seanca të jete me dyer të mbyllura, për shkak të problematikave që ka çështja. Për sa i përket njësimit të praktikës të jetë e hapur aq sa mund te lejohet, por për çështjen të mos jene të pranishëm mediat.

Avokati Luan Hasneziri: Jam dakord me prokurorin, që për çështjen konkrete të zhvillohet diskutimi me dyer të mbyllura.

Relatori i parë, Ilir Panda: Relacioni që u është vënë në dispozicion lidhet me të drejtën themelore që trajton Kushtetuta. Në këtë relacion rezulton se në tetor të 2025 policia në zonën e Lezhës ka kryer kontroll në banesën e këtij shtetasi, pasi u gjet një sasi lënde narkotike, dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit arrest në burg dhe arrestimin e ligjshëm të arrestit. Shkalla e parë, Gjykata e Lezhës, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë. Ndër të tjera, gjykata ka vendosur të zbatojë edhe vendimin unifikues të vitit 2011 të Gjykatës së Lartë, që shërbente për nevojat për caktimin e masave të sigurimit. Nëpërmjet mbrojtësit është bërë ankim nga i arrestuari në apel dhe më pas Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurimit arrest në shtëpi.

Lidhur me ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të unifikuar, me arsyetimin se disa vendime kërkojnë shqyrtim të veçantë dhe me këtë argument çështja kaloi në shqyrtim te Gjykata e Lartë. 1. Arsyetimi i caktimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues. 2. Masa duhet të jetë në përputhje edhe me marzhin e dënimit që ka vepra. 3. Masa nuk aplikohet kur i pandehuri paraqet prova pozitive. Vendimi unifikues i vitit 2011 është aplikuar deri më tani nga të gjitha gjykatat, por në këtë praktikë kolegjet e bashkuara kanë arritur në përfundimin se duhet që të rishikohet vendimi për sa i përket masave të sigurimi dhe llojin e masës së sigurimit të zgjedhur veçanërisht asaj arrest në burg.

Prokurori Arqile Koça: Konventat thonë se pavarësisht se një shtetas është i paraburgosur ai duhet të gjykohet brenda nië afati të arsyeshëm. Kufizimi i lirisë sipas ligjit nuk mund të jetë represiv, por nga ana tjetër jepen garancitë qe personi nën hetim të mos i shmanget gjykimit në një shtet të së drejtës.

Kodi i procedurës penale kërkon që vendimi të merret në mënyrë të arsyetuar. Ndryshimet procedurale të ligjit të 2011 që janë pësuar përcakton se vendimi kur ka masa të karakterit shtrëngues të jetë i arsyetuar. Vendimi unifikues i 2011 ( që po shqyrtohet sot) përmendët se gjykata nuk ka detyrim pse masat e tjera nuk janë të përshtatshme. Nga ana jonë konstatohet se ne gjykojmë se është në praktikë të mirë gjyqësore ndryshimi i këtij vendimi unifikues. Qëndrimi i Gjykatës së Lartë i 2011 nuk është në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe dispozitat e tjera qe analizuam.

Kujt i takon barra e provës në lidhje me caktimin e masës arrest në burg kur vendimi unifikues i mëparshëm thotë se papërshtatshmëria e kësaj mase (arrestit në burg) vendoset vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive (ndaj tij). Vendimi i gjykatës dhe ndryshimet që KPP ka pësuar në kohë, konstatojmë se në praktikë i përket prokurorit barra e provës. Por gjykata nuk është e kufizuar. Ne mbajmë qëndrimin e mëposhtëm: Barra e provave i takon prokurorit. Papërshtatshmëria e një mase sigurimi nuk mund të varet nga provat pozitive që sjell i pandehuri (shpjegimi: Duhet të sjellë prova prokurori që ngre akuzën dhe jo t’i thuhet të pandehurit ‘gjej ti prova që s’ke bërë gjë’).

Gjykata e Lartë pyet prokurorin: Pse duhet ndryshuar praktika?

ProkuroriMë e qarta është rekursi i prokurorit të apelit. Ka një kuptim të ndryshëm në lidhje me atë që quhet praktikë e Gjykatës së Lartë. Se si qëndron raporti për praktikën gjyqësore, unë nuk kam qëndrimin qe duhet të sqarohet. Marrim parasysh qëllimet e asaj që duam të arrijmë dhe qëllimet janë pozitive, për përmasimin e legjislacionit.

Gjykata e LartëAtëherë nëse pranojmë parimin qe barra e provës i takon pakurorit në raport me caktimin e masës së kërkuar, pse ka detyrim gjykata të shqyrtojë përshtatshmërinë e masave të tjera.

ProkuroriProblemi është tek harmonizimi, kemi problem mos kalohet tek ekstremi tjetër se ne mbrojmë interesin publik, jam i interesuar për të drejtave njeriut por në fund të fundit mbrojmë interesin publik. Masat alternative në realitetin shqiptar shpesh bëhen të pazbatueshme. Mjaftohet me faktin jo më burg të dalë jashtë: Ok të dalë po si do ta zbatojmë masën alternative?/Dosja.al

kolegjet e bashkuara të gjykatës së lartë

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale