15 Qershor 2023, 11:02
Nga DOSJA
Mjetet e sekuestruara
KAVAJË- Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen se gjatë tre muajve të fundit kanë kryer një sërë vjedhjesh në banesa të ndryshme. Pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh në banesa, Policia Kavajë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.
Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 7 raste vjedhjesh, të kryera në Kavajë, gjatë periudhës prill-qershor 2023, si dhe u arrestuan 2 autorët, shtetasit Shkëlqim Çopa, 20-vjeç dhe Alfred Përshtaku, 29-vjeç, të dy banues në Golem. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 7 banesa të ndryshme në qytetin e Kavajës, pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune.
Njoftimi nga policia
Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për zbardhjen e 7 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë 3 muajve të fundit. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre vjedhjeve. Sekuestrohen disa pajisje dhe sende që i shërbenin kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, si rezultat i punës së mirëfilltë hetimore dhe operacionale, të kryer menjëherë pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh në banesa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”. Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 7 raste vjedhjesh, të kryera në Kavajë, gjatë periudhës prill-qershor 2023, si dhe u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar të tyre, konkretisht shtetasit Sh. Ç., 20 vjeç dhe A. P., 29 vjeç, të dy banues në Golem. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në 7 banesa të ndryshme në qytetin e Kavajës, pajisje elektrike, mobilje dhe vegla pune. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kuti me çelësa mekanikë, gërshërë, kaçavida, 2 celularë dhe 2 motoçikleta me të cilat lëviznin këta shtetas. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasit Sh. Ç. dhe A. P. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Aktualitet
15 Qershor 2023, 10:37
Emigrantët vazhdojnë të grumbullohen në vend përtej Kanalit me varka të vogla
BRITANI- Një deputet i konservator...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 10:39
A.B
Sokol Idrizaj
TIRANË- Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetim pasuror për të gjithë t&e...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 10:16
Policia e Shtetit
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i tyre është shpallur në k&e...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 10:11
policia greke
GREQI- Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi u kap me lëndë narkotike. Shqiptari ka qenë duke l...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 09:41
Sami Macukulli
ITALI- Sami Macukulli, 22-vjeç, humbi jetën dje pasi ra nga një lartësi prej 50 metrash në Franciacorta në ...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 09:58
m.s
parate e sekuestruara
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest me burg” për shoferin e autobusit të linj&e...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 09:32
Kamioni i djegur
TIRANË- Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:55, një kamion është përfshirë nga flakët n&eu...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 09:21
Momenti kur i arrestuari drejtohet ne rajonin e policise
HIMARË- Komisariati i Policisë Himarë ka vënë në pranga një 33...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 08:34
Faqja e pare e "Dosja.al"
TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të mediave online në vend. Kryefjala e dit...
Aktualitet
15 Qershor 2023, 07:46
A.B
Vendi i ngjarjes
ITALI- Një bisedë mes dy personave, u përshkallëzua deri në nxjerrjen e mjeteve prerëse e më pas plagos...