Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit ndaj 35-vjeçarit, i cili është transportuar fillimisht në spitalin e Laçit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.
KURBIN- Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Gurëz, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar, duke identifikuar autorin e dyshuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas.
Në kërkim janë shpallur Fation Cobelita (alias Fation Staka) dhe Renato Marku, ndërsa ndaj një shtetasi tjetër është nisur procedim për moskallëzim krimi, si dhe ndaj një mjeku roje për shpërdorim detyre dhe mosnjoftim të policisë.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit ndaj 35-vjeçarit, i cili është transportuar fillimisht në spitalin e Laçit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës.
Njoftimi i Policisë:
Kurbin Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar. Identifikohet autori dhe shpallet në kërkim. Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi. Procedohet penalisht edhe mjeku roje i spitalit, për mosnjoftim të shërbimeve të Policisë. Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2026, pas veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se:
Shtetasi A. T. është konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me shtetasin F. C., alias F. S., i cili dyshohet se ka plagosur 35-vjeçarin. Ndërsa shtetasi R. M., 26 vjeç, ka shoqëruar në spital 35-vjeçarin dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte. Po nga veprimet rezulton se, rreth orës 10:20, në spitalin e Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë me armë zjarri (pistoletë) 35-vjeçari dhe mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: F. C., alias F. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; R. M., 26 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka kryer detyrën e tij funksionale. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Drejtoria e Burgjeve TIRANË- Drejtoria e Përshme e Burgjeve ka nisur një valë riorganizimi në nivelet e drejtuesve të si...
Foto nga ngjarja TIRANË- Një tjetër goditje ndaj 'Call Center-ave' është bërë ditën e sotme në Tira...
Paraburgimi i Vlores VLORË- Forcat Operacionale kanë ndërmarrë një aksion ditën e sotme në paraburgimin e Vlor&eum...
Britaniket ANGLI- Katër britanikë, përfshirë një nënë beqare, të cilët dyshohet se kanë qenë pjes&eu...
David Kanin SHBA- David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se, kur bëhet fjal&eu...
KORÇË- Mëngjesin e sotëm një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshir...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesë...
Foto ilustruse Biznesi fason është një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, ku gjeneron miliona euro të ardhur...
Foto ilustruse Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të g...
Foto ilustruse Ky person që po intervistojmë në kushtet e anonimatit, është një 15 vjeçar nga Prishtina, i cili prej d...