LIVE UPDATES
Aktualitet

Profesori amerikan: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për Banjskën

Sipas tij, udhëheqja e Serbisë nuk do ta ekstradojë Millan Radoiçiqin dhe as nuk do ta marrë seriozisht përgjegjësinë, përveç nëse Brukseli i lidh qartë fondet e BE-së dhe progresin e anëtarësimit me hapa konkretë në këtë çështje.

25 Prill 2026, 09:10 Nga I.A
Profesori amerikan: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë
David Kanin

SHBA- David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se, kur bëhet fjalë për incidentin në Banjskë, paratë janë e vetmja gjuhë që Beogradi e kupton vërtet.

Sipas tij, udhëheqja e Serbisë nuk do ta ekstradojë Millan Radoiçiqin dhe as nuk do ta marrë seriozisht përgjegjësinë, përveç nëse Brukseli i lidh qartë fondet e BE-së dhe progresin e anëtarësimit me hapa konkretë në këtë çështje.

“Kjo nuk do ta detyronte domosdoshmërisht [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq të bënte diçka, por do t’i krijonte Serbisë kosto materiale, nëse ai nuk do të vepronte”, thotë Kanin për Radion Evropa e Lirë.

Më 24 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërsa Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit 2023, dhe dhjetëra persona të tjerë të akuzuar nga autoritetet e Kosovës janë në arrati.

Radio Evropa e Lirë: Fillimisht, çfarë rëndësie ka vendimi për Banjskën në kontekstin më të gjerë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

David Kanin: Çdo gjë që lidhet me Banjskën ka shumë rëndësi. Ky incident veçohet në klimën e përgjithshme të mosbesimit mes dy vendeve, si dhe në mosmarrëveshjet e vazhdueshme për statusin e Kosovës. Ky është konteksti bazë.

Banjska ishte një incident i veçantë, i dhunshëm, i kryer me armë të ushtrisë serbe dhe i organizuar personalisht nga një figurë e rëndësishme e rrjeteve kriminale, e lidhur me ekonominë informale mes serbëve në pjesën veriore të Kosovës.

Ky incident ka vërtet shumë rëndësi, dhe po ashtu edhe ky vendim është i rëndësishëm.

Radio Evropa e Lirë: Pra, deri në çfarë mase e ndryshon ky rast dinamikën politike mes Prishtinës dhe Beogradit?

David Kanin: Nuk e ndryshon dinamikën mes dy palëve. Ajo është e bllokuar. Por, janë ndërkombëtarët ata që duhet t’i kushtojnë vëmendje këtij vendimi dhe faktit që Radoiçiq e ka pranuar se e ka kryer sulmin, e ka udhëhequr atë dhe nuk është përpjekur ta fshehë rolin dhe përfshirjen e tij… Ai, natyrisht, e mohon se bëhet fjalë për krim, sepse për të Kosova është Serbi.

Për mua, ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë presion ndaj Serbisë që ta dorëzojë Radoiçiqin tek autoritetet e Kosovës. Ky duhet të jetë kushti për çdo përparim në marrëdhëniet e Serbisë me BE-në.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë tregon refuzimi i Serbisë për ta ekstraduar Radoiçiqin për qëndrimin e saj ndaj përgjegjësisë dhe sundimit të ligjit?

David Kanin: Përgjegjësia është në fakt një çështje që i takon Vuçiqit, bazës së tij dhe zgjedhësve të tij, jo ligjit ndërkombëtar apo ndonjë ligji tjetër.

Ai nuk mund ta dorëzojë Radoiçiqin, sepse nëse e bën këtë, do të përballej me probleme serioze nga krahu i tij nacionalist.

Sipas meje, roli i ndjenjave nacionaliste në Serbi - si një shtyllë e rëndësishme e mbështetjes për Vuçiqin - është nënvlerësuar dhe nuk është kuptuar sa duhet, në krahasim me vëmendjen e madhe që u është kushtuar studentëve dhe krahut civil të opozitës ndaj Vuçiqit.

E përsëris se evropianët duhet ta kushtëzojnë përparimin e mëtejshëm të Serbisë me dorëzimin e Radoiçiqit, për shkak të seriozitetit të incidentit në Banjskë, i cili, qartazi, ka përfshirë pajisje ushtarake serbe, nëse jo edhe personel ushtarak serb.

Radio Evropa e Lirë: Pra, duhet bërë më shumë presion mbi Serbinë...

David Kanin: Për këtë incident, po, për shkak të rëndësisë së tij. Pavarësisht nëse Vuçiq e ka ditur ose jo, ai mban përgjegjësi për atë që vjen nga territori i tij. Ai është president i Serbisë, dhe pajisje të ushtrisë serbe janë përdorur në këtë përpjekje për të bërë çfarëdo që ka qenë synimi - destabilizimi i zonës, marrja e kontrollit të saj, apo çfarëdo tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Por, çfarë hapash konkretë duhet të ndërmarrin BE-ja, Shtetet e Bashkuara apo NATO-ja, duke qenë se të gjithë kanë bërë thirrje që Serbia t’i mbajë përgjegjës autorët?

David Kanin: Me një fjalë: paratë. Ato kanë rëndësi tani. Serbia merr shumë para nga BE-ja. Kohët e fundit, dukej sikur BE-ja mund të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj financimit të Serbisë, por është tërhequr sërish - gjë që, sipas meje, ka qenë gabim.

Në lidhje me Banjskën, nëse BE-ja dëshiron të marrë ndonjë vëmendje nga Serbia, duhet t’i ndalë paratë. Kjo nuk do ta detyronte domosdoshmërisht Vuçiqin të bënte diçka, por do t’i krijonte Serbisë kosto materiale, nëse ai nuk do të vepronte.

Radio Evropa e Lirë: A ka diçka që SHBA-ja mund të bëjë gjithashtu?

David Kanin: SHBA-ja mungon. SHBA-ja, thjesht, mungon. Ajo është shumë e përfshirë në rrëmujën që kemi krijuar në Lindjen e Mesme. Dhe, shumë pak vëmendje do t’i kushtohet Ballkanit derisa lufta me Iranin vazhdon.

Radio Evropa e Lirë: Kosova e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me Serbinë me ekstradimin e Radoiçiqit. Sa realist është një kusht i tillë në negociata ndërkombëtare?

David Kanin: Nuk ka dialog aktualisht. Në këtë aspekt është realist, sepse nuk ka ndonjë kosto reale për këtë qëndrim. Nuk është se çështja e Radoiçiqit po e pengon ndonjë proces negociatash. Nuk ka negociata në zhvillim.

Pra, nuk ka kosto për [kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurti që e vendos këtë si kusht, sepse, sërish, kusht për çfarë? Nuk ka dialog.

Radio Evropa e Lirë: Nuk ka dialog sepse Kurti ka thënë se nuk do të ketë derisa nuk dorëzohet Radoiçiq...

David Kanin: Nuk ka dialog, sepse të dyja palët nuk pajtohen për çështjen kryesore, që është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo është pika qendrore. Gjithçka tjetër sillet rreth kësaj pike qendrore.

Çështja e Radoiçiqit është serioze, sepse incidenti në Banjskë ka qenë i dhunshëm dhe është veçuar si një përpjekje serioze për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës.

Por, pavarësisht seriozitetit të incidentit, ai nuk ka një ndikim të madh në çështjen qendrore të dialogut, që është kërkesa e BE-së për krijimin e një organi që Kurti argumenton - dhe unë besoj me të drejtë - se do të shndërrohej në një strukturë nën ndikimin e Serbisë, dhe jo në një pjesë të integruar të sistemit politik të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta ruajë BE-ja rolin e saj si ndërmjetëse e besueshme ndërsa raste të tilla të profilit të lartë mbeten të pazgjidhura?

David Kanin: Besueshmëria e BE-së është ulur ndjeshëm në shumë fronte, sinqerisht. Ajo varet kryesisht nga gatishmëria dhe aftësia e saj për ta bërë Malin e Zi anëtar të plotë deri në fund të vitit 2028, nëse ia del. Ky është, praktikisht, i vetmi zhvillim që ndikon realisht në besueshmërinë e BE-së, bashkë me çështjen e fondeve.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë shumë i besueshëm pothuajse që nga fillimi. Problemet e tij datojnë para Kurtit. Kurti, thjesht, e njeh çështjen qendrore si të tillë dhe këmbëngul që ajo të mbetet në qendër të procesit.

Radio Evropa e Lirë: I kemi parë disa lëvizje në muajt e fundit. Përfaqësuesi i BE-së në dialog, Peter Sorensen, ka qenë në Kosovë, në Serbi, në Uashington... A mendoni se diçka po gatuhet?

David Kanin: Jo. Kemi vizita. Kemi pasur vizita edhe më herët dhe do të kemi sërish.

Por, për momentin, nuk shoh ndonjë lëvizje konkrete apo substanciale nga asnjëra palë - as nga evropianët, as nga amerikanët, që në fakt mungojnë, dhe as nga palët kryesore.

As Kosova dhe as Serbia nuk janë nën ndonjë presion real për të ndryshuar rrethanat në të cilat ndodhet kjo situatë e bllokuar diplomatike.

Radio Evropa e Lirë: T’i kthehemi edhe një herë rastit Banjska. Si mendoni se do të ndikojë vendimi i gjykatës në dinamikat e sigurisë, sidomos në veri të Kosovës?

David Kanin: Mund të ketë disa çështje lokale, ndoshta ndonjë reagim lokal. Nuk mendoj se do të ketë ndikim të madh, sepse këto vendime, në fakt, kanë qenë të pritshme nga të gjitha palët. Nuk shoh ndonjë problem të madh.

Po ashtu, personat e dënuar janë figura të vogla - nuk janë aktorët kryesorë, por individë më të ulët në hierarki. Ashpërsia e dënimeve do të marrë vëmendje për një kohë të shkurtër, mendoj.

Nuk e di nëse dikush do ta përdorë këtë si pretekst për të krijuar ndonjë provokim lokal në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse kjo do të ndodhë. Por, supozimi im është që çdo problem do të mbetet lokal dhe afatshkurtër. Sigurisht, mund të gaboj, gjithmonë ekziston mundësia e përshkallëzimit të dhunës. Megjithatë, mendoj se, në këtë moment, nuk është në interesin e askujt të provokojë një përshkallëzim të tillë./REL

david kanin

Sondazh

Poll
Aktualitet 24 Prill 2026, 22:15 E.d

Elegji për brezin tim!

Ori Nebiaj Unë jam dyzet vjeç.Dhe dua t’i vë një emër brezit tim. Ka pasur brez të luftës, brez të humbur,...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës