Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim që prej vitit 1999, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali.
TIRANË- Një 44-vjeçar shqiptar është deportuar nga SHBA-ja në Shqipëri, pasi ai ishte arrestuar këtë vit në Florida. Ai është Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç me origjinë shqiptare. Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim që prej vitit 1999, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”.
Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 1999 në Asti të Italisë. Pas përpjekjeve të shumta ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter drejt Tiranës. Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Duhanxhiu do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali.
Njoftimi i policisë
Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albanias të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyrën e Hetimeve Kriminale në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koordinim të veprimeve të përbashkëta me Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane Shërbimi i Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, prej shumë kohësh, ka bashkëpunuar duke shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar: Kamer Duhanxhiu 44 vjeç.
Ky shtetas, në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet këtyre agjencive partnere ligjzbatuese në Shqipëri dhe Itali, si dhe të Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në Shtetet e Bashkuara, shtetasi Kamer Duhanxhiu, i cili fshihej në SHBA prej shumë vitesh, ishte arrestuar më herët, këtë vit, në Florida.
Pas përpjekjeve të përbashkëta koordinuese ndërmjet këtyre agjencive, ai u deportua nga SHBA, me fluturim çarter, në Tiranë, më datë 19.11.2025. Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane. Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në Itali. Policia e Shtetit, edhe një herë, gjen rastin të vërë në dukje një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet agjencive partnere ligjzbatuese./Dosja.al
KORÇË- Qarku i Korçës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduar dhe intensive. Si pasojë e kësaj situ...
Foto ilustruse ELBASAN- Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e moti të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. Si pasojë e k&e...
Foto ilustruse GJIROKASTRA- Qyteti i Gjirokastrës është prekur nga moti i keq me rreshje të denduara dhe intensive. Si pasojë e k&...
Foto ilustruse TIRANË- Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vran&eu...
Julien Moinil BELGJIKË- Tetë persona janë arrestuar në lidhje me një hetim mbi një komplot të dyshuar për të s...
Ambasada e SHBA TIRANA- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar hapjen e një ankandi online, përmes të cilit d...
Julien Moinil BELGJIKË- Tetë persona janë arrestuar dhe 18 banesa janë bastisur në Bruksel dhe Leuven në kuadër t&e...
Luftar Hysa SHBA- Media ndërkombëtare La Presse raporton se Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) po heton dyshimet se karteli meksikan Sinaloa...
Foto nga emisioni Emisioni “Në shënjestër” ka zbardhur detaje të tjera mbi atebtatin e ndodhur pak ditë më par&eu...
Foto ilustruese FIER- Një 33-vjeçar u plagos mbrëmjen e sotme në Fier pas një konflikti për motive të dobëta...