Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga hetimi ka rezultuar se Bala në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate.
FIER- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar për gjyq avokaten Alma Bala. Bala akuzohet se ka mashtruar disa klientë dhe u ka marrë atyre para në mënyrë fiktive. Nga hetimi ka rezultuar se Bala në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate.
Por, nga ana e saj nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale. Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar klientëve të saj akte, që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Në njoftimin e Prokurosisë thuhet se mashtrimi kryhej kryesisht me persona, të cilët jetonin jashtë vendit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri.
Këta persona nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative, që avokatja Bala pretendonte që ndiqte në emër të tyre. Mbi avokaten rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të disa viktimave, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda në dëm të një viktime dhe “Falsfikimi i dokumentave”.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.B. për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Nisur nga fakti që për këtë shtetase janë bërë edhe kallëzime të tjera nga shtetas të ndryshëm, me këtë procedim janë bashkuar edhe kallëzimi penal nr. 246/2021, procedimet nr. 724 i vitit 2019, nr. 734 i vitit 2019, nr. 95 i vitit 2020, nr. 111/2020, nr. 728 vitit 2019 dhe nr. 512 i vitit 2020. Nga hetimet, mbi procedimin penal nr.181, datë 16.03.2018, pas denoncimeve të bëra nga shtetas të ndryshëm, rezultoi se e pandehura A.B. në cilësinë e avokates nëpërmjet gënjeshtrës i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj. Për ta bërë të besueshme pretendimin e saj, në raste të caktuara, ajo i ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin.
Kjo mënyrë veprimi nga e pandehura është përdorur edhe në raste të tjera dhe përgjithësisht të dëmtuarit identifikoheshin shtetas të cilët jetonin jashtë territorit dhe nuk kishin mundësi të ishin prezent në çdo kohë në Shqipëri dhe nuk kishin informacione në lidhje me procedurat gjyqësore apo administrative që pretendonte që ndiqte avokatja në emër të tyre. Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka dërguar për gjykim të pandehurën A.B për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se njëherë, në dëm të viktimave A.S, K.S, O.Sh dhe D.L, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe të veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal dhe për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 pg.3 i Kodit Penal. Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar./Dosja.al
Foto ilustruse MORINË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar, në pikën kufitare Morinë. Ai u arrestua ...
Viktima, Arani, Ago ELBASAN- Personi që shihni (Mondi Hyka, Marselo Arani dhe Xhino Ago) në foton e mësipërme është Mars...
Xhino Ago ELBASAN- Personi që shihni në foton e mësipërme është Xhino Ago, ish-ortak i biznesmenit Mondi Mëhalla, i...
Foto ilustruese DIBËR- Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e policisë...
Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), makina e autorëve ELBASAN- Marselo Arani, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mo...
Mondi Hyka ELBASAN- Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit 43-vjeça...
edmond hyka ELBASAN- Vrasja e biznesmenit Edmond Hyka dy ditë më parë në Elbasan është zbardhur. Mësohet se në...
Erald Elezi në SPAK TIRANA- Drejtori i KESH, Erald Elezi, një nga vartësit e Zv.kryeministres Belinda Balluku, është paraqitu...
Foto ilustruese ITALI- Të shtunën e kaluar, Guardia di Finanza e San Benedetto arrestoi një 22-vjeçar shqiptar, banor i Spinetolit, g...
Vktima, makina ku iu bë atentati ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e kaluar Naldo Gjinin, i cili u ndalua ditën e djeshme n...