27 Mars 2025, 10:06
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 3 pasuri të Ilber Domit. Ky i fundit mësohet se është vënë nën hetim nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të prokurorisë, nga hetimi pasuror për Domin dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, ka rezultuar se vlera e të ardhurave të tij është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
- Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
- Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe
- Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol ëiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.
Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.
Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’
dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.
Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
- Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
- Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe
- Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës.
ilber domi
Aktualitet
27 Mars 2025, 09:37
M.B
Arrestimi
VLORA- 31-vjeçari Emanuel Brahimi është vendosur në prangat e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë j...
Aktualitet
27 Mars 2025, 09:22
Blerina Gjoka
Foto ilustruese
TIRANA- Më 29 nëntor, një ngarkesë me mandarina të prodhuara në Shqipëri u ndalua në Kroaci pa...
Aktualitet
27 Mars 2025, 07:17
N.F
Foto
TIRANË- Territori Shqiptar do të jetë sërish nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vran&eu...
Aktualitet
26 Mars 2025, 22:35
B.Z
Anila Hoxha
TIRANË - Gazetarja Anila Hoxha, ka dhënë detaje këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e rapor...
Aktualitet
26 Mars 2025, 22:07
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Pas këtij veprimi, banda i lë afat 24 orë familjes Kuçi për dorëzimin e parave, por sërish, ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 21:59
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tan Kateshi dhe banda e tij u larguan nga Elbasani. Qyteti i tyre nuk ishte më i sigurt për ta. Për disa jav&eu...
Aktualitet
26 Mars 2025, 21:59
B.Z
Foto ilustruese
ELBASAN - Elbasani, si e gjithë Shqipëria e vitit 1997, ishte në kaos, në çdo lagje, banorët kishin ngritur...
Aktualitet
26 Mars 2025, 21:53
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Banda e “Mandela-s” veproi me intensitet kriminal nga prilli i vitit 1997 deri në shtator të vitit ...
Aktualitet
26 Mars 2025, 21:48
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Pas kryerjes së ritualit të 40-ave të vëllait të tij, Gazmendit, Eduart Peqini mbledh rreth 15 an&eu...
Aktualitet
26 Mars 2025, 21:41
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Dy javë pas vrasjes së Gazmend Peqinit, më 29 prill 1997, Eduart Peqini urdhëron “Murrashin” ...