22 Qershor 2023, 17:14
Nga m.s
foto ilustruese
MAT- Një 42-vjeçar në Mat është vënë në pranga, pasi kishte thyer masën e "arrestit shtëpiak", me qëllim që mos të kthehej në qeli. Bëhet fjalë për Armando Gjonaj, i cili është arrestuar nga policia, pasi ishte arratisur nga banesa e tij sepse gjykata i ndryshoi masën e sigurisë nga "arrest shtëpiak" në "arrest me burg". Armando Gjonaj akuzohet për kultivimin e 1100 rrënjë kanabisi. 42-vjeçari në mars të 2022 ishte arratisur nga banesa e tij, ku po vuante dënimin e "arrestit shtëpiak".
I arrestuari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga policia, është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga policia në vitin 2019, në rrethin Mat.
Ky shtetas duke qenë me masë sigurie “arrest në shtëpi”, me datë 30 mars 2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë. 42-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga policia, është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga policia në vitin 2019, në rrethin Mat.
Njoftimi nga policia
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para organeve ligjzbatuese, lokalizuan vendndodhjen e njërit prej tyre dhe ekzekutuan masën sigurisë e lëshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve në kuadër të operacionit “Ulëza”, ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për shtetasin A.Gj., nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me datë 30.03.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë. 42-vjeçari, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të arrestuar më parë nga Policia, është bashkautor i disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike të konstatuar dhe asgjësuar nga Policia në vitin 2019, në rrethin Mat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
mat armando gjonaj
Aktualitet
22 Qershor 2023, 16:06
A.B
Inceneratori
TIRANË- Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 6 ko...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 15:50
m.s
gjykata e Vlores
VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Brikel Alikaj, i cili u prangos...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 15:40
m.s
Mustafa Beheshti
TIRANË- Një ish-pjesëtar i organizatës MEK, ka zbuluar disa të pathëna se brenda kampit janë përba...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 15:36
A.B
Gjyq
TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon burg të përjetshëm për Mexhit Picari, i cili vrau ish-dhëndrin para ambien...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 15:23
m.s
aksidenti ne Lushnje
LUSHNJE- Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur sot në hyrje të Lushnjës. Aksidenti ë...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 15:14
k.m.
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë pë...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 14:56
A.B
Ambulance
GREQI- Kristo Çepa ka ndërruar jetë në Greqi. 56-vjeçari shqiptar gjeti vdekjen teksa ishte në ambientet e...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 14:44
I.A
Avokatja shqiptare
ITALI- Avokatja shqiptare në Australi Eva Buzo ka vendosur që të bëjë histori. Shqiptarja ka shkuar ...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 14:42
k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë...
Aktualitet
22 Qershor 2023, 14:31
A.B
Instituti i Albanologjise
TIRANË- Një ditë më parë Akademia e Studimeve Albanologjike depozitoi në Gjykatën Administrati...