Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu Allçi ka dorëzuar edhe një pistoletë, duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes.

TIRANË- Gëzim Allçi, personi i cili i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autorit të krimit në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti, është vetëdorëzuar në polici.
Gjithashtu Allçi ka dorëzuar edhe një pistoletë, duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes. Ndërkohë, materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025, në Manëz, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas. Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Durrës.
Gjithashtu, ky shtetas ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Si ndodhi ngjarja në Manëz?
Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe. Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur.
Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal. Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin./Dosja.al
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar në Unazëm e Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen....
Vetëm një ditë pasi televizioni “Syri”, publikoi dokumentet e prokurorisë së posaçme SPAK, që urdhëronte...
TIRANË- Zhvillimet urbane moderne nuk ndërtohen më vetëm për të ofruar banesa, por për të krijuar komunitete funksiona...
foto ilustuese GJIROKASTËR- Një sherr për pronën mes dy personave në Gjirokastër ka sjellë agravimin e situatë...
pamjet TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku 31-vjeçari...
foto ilustuese POLONI- Pas tërheqjes nga Konventa e Otavës Polonia dëshiron ta mbrojë kufirin e saj lindor me mina kundë...
TIRANË- Policia e Tiranë ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur me personat e arrestuar pas protestës së djeshme të Part...
ITALI- Trupi i pajetë i një 25-vjeçari shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), është gjetur pasditen e së...
pamje nga protesta TIRANË- Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, janë shoqëruar gjithsej 52 persona n&...
Protesta e opozitës u zhvillua përballë Kryeministrisë. Gjatë saj kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ho...