Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRI/ Vritet shqiptari me armë zjarri në Itali, në kërkim bashkëatdhetari që e ekzekutoi
Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit.
21 Mars 2026, 11:08Nga I.A
Pamjet
ITALI- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Arezzo, të Italisë. Viktima është identifikuar si Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, i cili humbi jetën pas disa të shtënave me armë zjarri pranë zonës Bivio di Olmo, në jug të qytetit.
Mediat italiane shkruajnë se krimi ndodhi pak para mesnatës, rreth orës 23:45, pas një konflikti mes tij dhe një shqiptari pranë një lokali. Autori pas vrasjes tentoi të arratisej me një 'Audi', por pa rezultat. Ai u arrestua rreth orës 02:00 të mëngjesit nga shërbimet e policisë.
Motivi i vrasjes dyshohet se erdhi pasi viktima u takua me ish-të dashurën rumune pranë kryqëzimit të rrugëve Olmo. Në këtë moment erdhi edhe partneri aktual i vajzës, i cili dyshohet se për shkak të xhelozisë qëlloi disa herë me armë zjarri. Njëri prej plumbave që ishte fatal për 35-vjeçarin, ishte ai që e kapi në zonën e qafës./Dosja.al