Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ushqimet dhe pijet alkoolike kushtojnë mesatarisht sa 93% e mesatares së Bashkimit Europian, ose vetëm 7% më lirë se BE, duke qenë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Serbinë. Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet kushtojnë sa 73.3% e BE-së dhe në Mal të Zi 84%.
TIRANË- Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi blerjet që mund të bëheshin me 100 euro në një supermarket në Shqipëri dhe Itali. Atyre u bënte përshtypje se qumështi e kosi ishin gati dyfishin me Italinë, mishi i paketuar, proshutat gati tre herë më shtrenjtë e me radhë. Të vetmet produkte të lira, sipas tyre ishin frutat.
Komentet e tyre në fakt janë në të njëjtën linjë me të dhënat e fundit të Eurostat, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2023.
Ndonëse kanë të ardhurat më të ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane. Ushqimet dhe pijet alkoolike kushtojnë mesatarisht sa 93% e mesatares së Bashkimit Europian, ose vetëm 7% më lirë se BE, duke qenë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Serbinë. Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet kushtojnë sa 73.3% e BE-së dhe në Mal të Zi 84%.
Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 44% më shumë se mesatarja europiane. Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 37% më shumë sesa mesatarja europiane. Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 20% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane.
Ushqimet e tjera janë 19% më shtrenjtë se në BE. Edhe blerja e këpucëve kushton 16% më shumë se në vendet e BE-së, ndërsa veshjet po njësoj. Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 116 euro.
Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.
Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 36% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me 41% të mesatares europiane./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti p...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga dëshmia e Nuredin Dumanit në kuadër të dosjes &ld...
MALIQ- Në 12 nëntor të këtij viti emisioni “Stop”në Tv Klan transmetoi një ngjarje të ndodhur në fshatin e...
foto ilustruese TIRANË- Gazetaret Glidiona Daci dhe Klodiana Lala kanë folur për vrasjen e Martin Canit. Daci e ftuar në emis...
Klodian Lala TIRANË- Gazetarja Klodian Lala ka folur për vrasjen e Martin Canit, ku tha se prindërit e tij janë në të drejt&...
foto nga emisioni TIRANË- Mamaja e një 11-vjeçari nga Tirana denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan dhunën mas...
PRRENJAS- Spitali i Prrenjasit, i cili për vite me radhë ka vuajtur nga kushte të vështira dhe mungesa e pajisjeve si radiografia, u denon...
pamje nga protesta POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi t&eum...
banda "Mondi" GREQI- Policia greke ndërmori ditën e djeshme një operacion për shkatërrimin e një grupi kriminal të p&eum...
karabinieret ITALIA- Dy 18-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga policia italiane, pasi po tentonin të...