Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një nga sesionet më të rëndësishme të diskutimeve "Hartimi i Performancës Digjitale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor" u përqendrua në arritjet dhe sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor sipas metodologjisë DESI (Indeksi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale), duke përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave të suksesshme.
TIRANË- Ministeriali "Transformimi Digjital në Rajonin e Ballkanit Perëndimor", që u organizua në Bled, Slloveni ka bërë bashkë ekspertë dhe përfaqësues të shërbimeve qeveritare nga rajoni, për të shkëmbyer idetë, arritjet dhe sfidat në fushën e transformimit digjital, në vendet e tyre përkatëse.
E pranishme në këtë ministerial, Drejtoresha e portalit unik qeveritar e-Albania, Nevila Repishti prezantoi përvojën e Shqipërisë në këtë proces. Një nga sesionet më të rëndësishme të diskutimeve "Hartimi i Performancës Digjitale në Rajonin e Ballkanit Perëndimor" u përqendrua në arritjet dhe sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor sipas metodologjisë DESI (Indeksi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale), duke përfshirë edhe shkëmbimin e praktikave të suksesshme.
Në fjalën e saj, Repishti vuri theksin tek e-Qeverisja, menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që është bërë një realitet i dukshëm në Shqipëri; tek ofrimi i 95% të shërbimeve publike online, duke përfshirë 27 milionë dokumentet që merren me vulë dhe nënshkrim elektronik; tek 2.8 milion qytetarët dhe bizneset që marrin lehtësisht këto shërbime të cilat po u kursejnë kohë e para në xhepat e tyre; tek infrastruktura e ndërtuar e Çelësave Publikë, që është ofruesi i nënshkrimit elektronik për qytetarët, përfaqësuesit e bizneseve, punonjësit e administratës publike etj.
Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipëri ka ndryshuar jo vetëm mënyrën e ofrimit të tyre, por edhe perceptimin e qytetarëve dhe vetë administratës publike, rreth kësaj forme të re të komunikimit, të paevitueshëm me institucionet shtetërore, ndryshime këto që reflektohen në treguesit pozitivë të Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale (DESI), sidomos në aspektin e shërbimeve digjitale publike, ku komponentët e indeksit DESI janë kombinuar për të shënuar përparimin e arritur në këtë fushë.
Më tej drejtoresha e e-Albania foli edhe për hapat e mëtejshëm që Shqipëria po ndërmerr për të zhvilluar një strategji të qartë për inteligjencën artificiale (AI), duke përfshirë dhe parimet etike për përdorimin e saj në administratën publike, zbatimin e e-Albania 2.0 për të përmirësuar më tej shërbimet digjitale si dhe për të siguruar një përvojë më të shpejtë dhe më të personalizuar me aplikuesit.
Një ndër projektet më të rëndësishme në këtë drejtim është prezantimi i asistentit virtual, me modulin e chat GPT, bazuar në zë, që do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset në përdorimin e shërbimeve elektronike, përmes komunikimit me të, pasi operatori virtual me modulin e Chat-GPT do të jetë aty në kohë reale, për të dhënë përgjigjet e nevojshme.
Policia LUSHNJE- Një 57-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 25 vjeça...
Ylli Manjani TIRANË- Apeli i GJKKO ka vendosur të shtyjë vendimin për për 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorf...
pamje nga vendngjarja SHKODËR- Një 34 vjeçar me precedent penale të mëpërparshme është vënë në sh&...
DIBËR- Indrit Belba ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohej për ‘moskallëzim krimi dhe përkrahje të aut...
Qendrat e votimit TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi sot për fletën e votimit dhe orarin e procesit, kur qytetarë...
Klajdi Bitri TIRANË- Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitrit, që u vra në Itali, Agim Bitri bën thirrje për ti ndihmuar në s...
KLSH TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka përfunduar kryerjen e auditimit mbi trajtimin e sëmundjeve tumorale, nisur nga ...
Dy te akuzuarit TIRANË- Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Posaçme të Apelit 6 të arrestuarit e o...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve. Ai tha se janë shmangur zj...
Morine KUKËS- Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i dënuar me 25 vjet burgim, nga autoritetet e Perus&eu...