Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I arrestuari është Genti Krasniqi, 62 vjeç, i cili ishte në arrati prej 9 vitesh.
KOLUMBI - Një bos shqiptar i drogës është kapur nga autoritetet kolumbiane. I arrestuari është Gent Krasniqi, 62 vjeç, i cili ishte në arrati prej 9 vitesh. El Tiempo shkruan se kapja e tij konfirmon se 250 mijë hektarët me kokainë e kanë kthyer Kolumbinë në epiqendrën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas mediave vendase, në Boyacá, ai paraqitej si turist i huaj, në dosje gjyqësore Krasniqi identifikohej si pjesëtar të një rrjeti trafiku droge që përdorte prostituta për të kryer transportin e kokainës nëpër Evropë.
Shkrimi i plotë:
Prokuroria e Milanos (Itali) zbuloi në vitin 2016 se një apartament luksoz në atë qytet përdorej nga një çift (një e re italiane dhe një shqiptar) për të fshehur ngarkesa heroine që vinin nga Tirana. Megjithëse të dy u kapën, burri arriti të arratisej nga Italia. Që nga ajo kohë, ai ka qenë në kërkim nga Interpoli, i cili vendosi të lëshojë një “kod të kuq” në janarin e kaluar dhe vuri në dijeni homologët e tij në Kolumbi. Megjithëse kishte tregues se shqiptari ishte zhvendosur drejt Amerikës së Jugut, në Milano erdhi si surprizë lajmi që ai ishte gjetur 8.900 kilometra larg, në qytetin e ftohtë të Tunjas.
Zyrtarët e Emigracionit të Kolumbisë e zbuluan menjëherë dhe nisën një operacion për ta arrestuar. Në Boyacá ai paraqitej si një turist i huaj, por gazeta EL TIEMPO gjeti emrin e tij në dosje gjyqësore që e identifikonin si pjesëtar të një rrjeti trafiku droge që përdorte prostituta për të kryer transportin nëpër Evropë.
Për partneren e tij, Irma Veruari, nuk dihet shumë, por EL TIEMPO ka zbuluar se i arrestuari është Genti Krasniqi, 62 vjeç. Kjo gazetë ka zbuluar se bosi shqiptar kishte hyrë në vend që nga viti 2023 dhe kishte qëndruar në Bogotá dhe në qytete të tjera përreth.
“Zhvendosja e tij në Tunja ndodhi sepse sapo i kishte skaduar pasaporta dhe besonte se në një qytet të mesëm nuk do të dilte ‘kodi i kuq’ i Interpolit,” i tha EL TIEMPO-s një burim gjyqësor.
Po hetohen edhe aktivitetet e tij në Kolumbi, të cilat dyshohet se lidhen me trafikun e drogës. Në fakt, po hetohet kush e mbrojti atë në Kolumbi dhe si arriti të hynte në vend. Personi ndodhet i ndaluar në pritje që nga Milano të dërgohet letra e kërkesës për ekstradim. Kapja e tij konfirmon se 250 mijë hektarët me kokainë e kanë kthyer Kolumbinë në epiqendrën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Francesco Becchetti TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti. Mësohet se Apeli i ka u...
Takimi TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i shoqëruar nga njësia e Inspektorëve dhe njësia e ndih...
Foto ilustruse VLORË – Policia e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj 27-vjeçarit, i cili hyri ditën e djeshme me forc&...
Foto Ilustruese DURRËS- Një 46-vjeçare me emrin Edisnarda Shapka është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi i...
Foto ilustruse KAVAJË- Një 48-vjeçar i cili goditi me grusht drejtorin e institcionit të Ujësjellës-Kanalizime, ësht&e...
ISHP TIRANË- Dorina Toçi është zgjedhur drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Toçi do të zër&...
GJKKO TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhi...
Erion Alibej TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar ditën e sotme vrasjet e Emiljano Ramazanin dhe Regis Run...
Foto ilustruse BRUKSEL- Vrasja e një shqiptari në mënyrë barbare ka marrë vëmendjen e mediave belge. Shkak për kët&...
Naureda Llagami TIRANË- Gjykata e Lartë ka zgjedhur ditën e sotme Asim Vokshin si anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. N&eu...