“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTO/ U godit me thikë nga i biri, ja kush është 50-vjeçarja që u plagos në Maqellarë
50-vjeçarja u transportua me urgjencë drejt Tiranës dhe ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
2 Gusht 2025, 19:18Nga r.ll
nexhmie sula
MAQELLARË- Nexhmie Sula, 50 vjeç, u godit 7 herë me thikë ditën e sotme nga djali i saj. Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e saj. 50-vjeçarja ishte drejtoreshë shkolle në fshatin Pocest. Ndërkohë djali i saj, kishte përfunduar studimet e larta, por ende ishte i papunësuar.
Burime pranë familjes Sula janë shprehur prej kohësh, 26-vjeçari me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çfarë dyshohet se mund të sjellë dhe sulmin ndaj të ëmës. Policia reagoi lidhur me ngjarjen, ku njoftoi se 50-vjeçarja ishte plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta.
I riu është vënë në pranga nga polica, ndërsa dëshmia e tij pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë 50-vjeçarja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Tiranës dhe ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.