1 Shtator 2022, 23:36
Nga k.m.
Dokumenti i Faik Martinajt
TIRANË- Dokumenti që shihni më poshtë është ai që ka firmosur Faik Martinaj në momentin që ka bërë denoncimin për zhdukjen e nipit të tij, biznesmenit Ervis Martinaj. Ai ka shkuar në Policinë e Kurbinit për të denoncuar zhdukjen e të nipit, për të cilin nuk ka pasur më informacione nga personi ndërmjetës. Flitet për një person nga Puka, që banon aktualisht në Dubai.
DEKLARATA E PLOTË:
Kam gjeneralitetet e lartpërmendura dhe banoj në adresën e mësipërme. Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait, Ervis Martinaj i cili është i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar, dje në darkë rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë që për arsye sigurie nuk dua t’ia përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është në Dubai. Na ka vënë në dijeni se Ervisi ishte zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Dua të theksoj se që prej kohës që nipi është shpallur në kërkim nuk kam pasur asnjë kontakt me të, të drejtpërdrejt apo në telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka për vetë mënyrën si u zhduk.
Dokumenti i Faik Martinajt
Ervis Martinaj, biznesmeni i lojeravë të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. Dje, kryeministri Edi Rama mbajti një dëgjesë për rikthimin e basteve sportive, ndërkohë që në të njëjtën ditë u mor dhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
faik martinaj zhduket ervis martinaj
Aktualitet
1 Shtator 2022, 23:17
k.m.
Foto ilustruese
EL SALVADOR- “Më mirë në burg sesa në shtëpi me gruan time”.
Me këto fjalë, një 4...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 23:11
k.m.
Shukri dhe Nadire Kurti
ITALI- Nadire Kurti, bashkëshortja e Shefki Kurtit ka treguar si e vrau të shoqin. Nadire Kurti, 68, dyshohet se vra...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 22:36
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala duke komentuar shkarkimin e Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, duke dh&eu...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 22:30
k.m.
Elton Qyno
TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të reja lidhur me agjentin e 'Operacionales' Jeton Lami, i cili ësht&e...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 22:18
k.m.
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije 3 grupet me të cilat bashkëpunonte ngushtë Ervis Martinaj. E f...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 22:09
e.k
Emigrantë të ndaluar nga Policia Kufitare
BRITANI- Mediat britanike kanë vënë sërish në qendër të vë...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 22:03
e.k
Emigrantë të ndaluar nga Policia Kufitare
BRITANI- Shqiptarët që kalojnë në mënyrë ilegale kanalin e "La Manshit" j...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:41
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije detaje lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt. Sipas tij, në deklarat&...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:44
e.k
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala bëri deklaratën e fortë teksa tha se mes armiqve të fuqishëm të Ervis Mart...
Aktualitet
1 Shtator 2022, 21:37
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se nga data 1-5 gusht, Ervis Martinaj ka bërë pushime në jug të vendit, më...