Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
FOTOT/ Marka të shtrenjta, stil dhe pasion për makinat... si është të jesh një nga djemtë më të pasur të Shqipërisë
Oni merr mijëra like e komente dhe sigurisht një nga djemtë më të pasur të qytetit nuk mund të kishte një feedback ndryshe nga ky.
25 Tetor 2022, 17:43Nga Dosja.al
Fatmir Hysenbelliu
TIRANË- Të lindësh miliarder është vërtetë fat, por Fatmir Hysenbelliu, të cilin miqtë e thërrasin me përkëdheli Oni, na ka treguar se di ta shfrytëzojë më së miri këtë gjë. Së bashku me partneren e tij, Margarita Popovici, Onin e shohim teksa rrëmben vëmendjen në rrjetet sociale me çdo postim që hedh. Ai merr mijëra like e komente dhe sigurisht një nga djemtë më të pasur të qytetit nuk mund të kishte një feedback ndryshe nga ky.
Bishat që mbushin garazhin
Një djalë si Oni nuk mund të zhgënjente. Ai ka një koleksion mjetesh të markave më prestigjioze si Maserati, Range Rover, Mercedes Benz G-class V8 Biturbo, Mclaren GT, të cilat nuk ngurron aspak t’i reklamojë.
Mjetet duan kombinim
Dhe këtu, të riut Hysebelliu i vijnë në ndihmë koleksionet e veshjeve të firmave më të fundit mijëra euroshe si: Prada, Gucci, Valentino, Channel, Balenciaga. Në një outfit të Fatmirit numron pa frikë mbi 50 mijë euro.
Rezidenca e ëndrrave
Hysenbelliu i prezantoi të gjithë me vilën e rij me pamje nga mali i Dajtit. Dhe e gjitha me një kosto marramendëse, 20 milion dollarë.
Një shtëpi përrallash. Brenda saj gjen gjithçka, kinema, palestër, një minifushë futbolli dhe minifushë basketbolli në tarracë. Tualeti gjigant me jakuzzi dhe pamje nga mali i Dajtit nuk kishte si të mungonte.
Garderoba e Onit e meritonte një dhomë më vete, ndërsa tarraca është e rezervuar vetëm për festat e çmendura të Onit që e bashkojnë me miqtë e tij.